A po e fusin politikat ndërkombëtare proserbe Ballkanin në vorbull ferri?!

0
16
Richard Grennell - Hashim Thaçi - Aleksandër Vuçiq

Skënder MULLIQI

Viteve të fundit kemi një situatë përshkallëzuese në Ballkan nga hegjemonia serbo-ruso madhe.Strukrura e BE-së është treguar inerte në të gjithja proceset në rajon dhe veqmas nuk ka punuar mirë në dialogun maratonik e tash së fundi shumë të pakuptimtë – Prishtinë – Beograd për normalizim të marrdhënjeve. Ballkani ishte në pritje të një ndryshimi të politikës se qeverisë amerikane për të ndaluar këtë situatë tensionuese lufte të intensifikuar pas invazionit rus në Ukrainë. Dodik tashmë që shumë kohë është dalë hapur për idenë e Serbisë të Madhe, për çka së bashku më Vuçiqin, Putinin dhe klerikët organizuan takimin Gjithë serb në Beograd.

Këta ngjallën idetë nacionaliste të mëdha serbe si në vitët 1992-1999. Pikërisht në vitet e përmendura nga ultranacionalistet millosheviqian dhe sheshelian plasi lufta në ish-Jugosllavi, e cila luftë u karakterizua më gjakderdhjën më të madhe pas Luftës se Dytë Botërore.Edhe sot ajo kohë po tentohet të përseritet dhe nuk është e pamundshme kur dihet për brishtësinë e situatës në Ballkan më problem etnike, në Mal të Zi, BH, Kosovë dhe Maqedoni e veriut, të cilat shtete po kërcënohen me konflikte nga Serbia e Aleksander Vuqiqit, si dhe nga mungesa e mundshme e faktorit të rëndësishem stabilizues të SHBA-së dhe NATO-s. Nuk po ka përpjekje të duhura të përbashkëta të BE-së dhe Amerikës, ose këto përpjekje u zvetnuan shumë nga përkrahja e quditshme që ju dha regjimit criminal të Beogradit zyrtar, në dialog më Kosovën.

Emisarët special në bisedime Lajçak, Borrell dhe Eskobar në vend që proceset t’i vëjnë në binarë normal, më përkrahjen karshi Vuçiqit, veç sa i dhanë krahë përshkallëzimit të situatës në rajon, deri të plasja e një lufte të re, e cila do ishte shumë tragjike. Mungesa që proceset të marrin të mbarën, atëherë gjithqka po vihet në pikëpyetje. Presidenti amerikan Joe Bajden nuk arriti të vënë barazpëshë në politikat ndërkombëtare, e ardhja evetuale e Trampit nga shumë kush mendohet së do të sjellë trazira në Ballkan, kur dihet predisponimi I tij për ndryshime kufijsh, e ku fuqia transformuese e BE-së tashmë është zhdukur, apo kemi ndryshme të politikave të gërshetuara me interesa gjeopolitike dhe gjeostrategjime të reja të tyre.Vendi më i ri evropian-Kosova, i cili u shpall i pavaruar në vitin 2008, ka qenë gjithmonë në gjendje të llogarisë në mbështetje të fortë të SHBA-ve deri më tani.

Por tani sikur po dëshirohet të rishikohen vendimet e së kaluarës, gjë që sipas shumë njohëseve të politikave ndërkombëtare, nese vjen për president Donald Trump, ka mundësi që mos të interesohet shumë për ngjarjet ndërkombetare, që natyrishte do ti lëshonin rrugë ndikimit të Rusisë. Ndikimi rus në Ballkan është ndjerë qartë prej disa kohësh së elitat politike në Serbi, në Mal të Zi dhe në BH-Republika Serpska, po ndjekin interesat gjeopolitike ruse. Rusia e Putinit e cila po kërcënon më luftë bërthamore, është jetikishtë e interesuar të parandalojë zgjerimin e BE-se e NATO-së në Ballkan. Mal i Zi edhe pse në NATO është luhatur më ardhjën në pushtet të qeverisë pro ruse dhe pro serbe të Millatoviqit dhe Mandiqit.

Aktivitetet apo pasivitetet e fundit të BE-së, nuk e forcojnë demokracinë në rajon, Evropë dhe në botë. Përkundrazi cenueshmëria e demokracisë po shtohet në kohën kur autoritarizmi po rritët. Autokratet Putin, Vuqiq dhe Orban sikur kan marrë krahë, duke vu në rrezik kthimin mbrapa të proceseve demokratike dhe kapitalizmit liberal dhe rreziku nga lufta të cilën po e proklamojn zëshem për qëllime ekspanioniste. Ka ardhur puna që një ndërmarrje kriminale serbe, me institucione mafioze dhe më politikane të korruptuar në krye më Vuqiqin ta këtë ndikimin në rajon, nga manovrimet e pamatura politike të Borrelit, Lajqakut, Eskobarit, Hillit, të cilët ka kohë që po koketojnë më regjimin e Beogradit.

Këtij kori të thëm ashtu politikë ju kan bashkangjitë Makron dhe Sholcë të cilët në interesat për litiumin serb, kanë futur Kosovën në midis si monedhë kusuritje, të cilën gjë nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë Kosova dhe në përgjithësi shqiptarët, sepse aleancat e vjetra kundershqiptare ashiqare janë vu në veprim.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.