Arben Çokaj
Nishanet ose shenjat e zeza në fytyrë dhe pjesën e sipërme të trupit, vijnë si rrjedhojë e diellit të fortë, që kemi gjatë verës dhe për arsye të tjera të trashëgimisë etj. Ato ndodhin që të shtohen me kalimin e moshës. Disa prej tyre janë të mëdha e banale, disa ndodhen edhe në zona të fytyrës etj., që të shqetësojnë. Sa më të mëdha të jenë nishanet, aq më e vështirë është që ato të hiqen dhe mund të lënë edhe shenja.
Ndodhë që nishanet degjenerojnë me kalimin e kohës, çahen dhe mund të krijojnë një precedent për ndonjë sëmundje të rrezikshme të lëkurës, melanomë, kancer i lëkurës, etj. Hiqni sa më parë ato, sa jeni në kohë, mos hezitoni. Kështu bëra edhe unë…
Në foton time më lart (djathtas), mund të vërehen disa nishane, sidomos njëri në krah të djathtë të hundës, poshtë, e kam pasë gjithë jetën, ka ardhur duke u rritur me kohën dhe më ka penguar gjatë gjithë kohës kur rruhesha. Por më pas dolën edhe disa të tjerë, më të vegjël, dy në anën e majtë të fytyrës poshtë veshit, dy në pjesën e fytyrës poshtë buzës së poshtme dhe një nën gushë, në anën e majtë, që më nxirrnin pengesa gjatë rruajtjes. Shoh edhe shumë njerëz të tjerë që i kanë ato, edhe më të këqia, femra e meshkuj, dhe i lënë ose nga frika, paragjykimi, ose se nuk kanë ndonjë ide se ku t’i heqin ato.
Te unë nuk janë më… I kam hequr të gjitha te Dr. Aida Bajri, dermatologe, që ka një klinikë private Dermalight në Shkodër, tregohet në hartë më poshtë, përballë Conad aty, shikohet në kat të dytë klinika, dhe hyrja bëhet në anën tjetër të pallatit. Ajo ka blerë një pajisje për djegie me lazër të nishaneve dhe lythave. Unë për vete e pastrova mjaft mirë fytyrën dhe një numër relativisht të madh të nishaneve në pjesën e sipërme të trupit, dhe jam shumë i kënaqur, se kisha hall të madh, ku me i heqë, por me lazer hiqen mjaft mirë, dhe pa ndonjë dhimbje e shqetësim kushedi, dmth. ia vlen padyshim.
Çmimi i heqjes së një nishani, në varësi të madhësisë, mund të shkojë deri në 3 mijë lekë të reja. Unë hoqa një numër të konsiderueshëm, dhe Dr. Aida më mori një shumë totale, për të cilën jam i kënaqur, pasi në Gjermani nuk po gjeja vend ku me i heqë, se janë klinikat e bukurisë, që merren me këto punë, kanë tangërdhikun e tyre edhe ato dhe ngaqë kasa e shëndetit nuk i mbulon as atje, të kushtojnë mjaft shumë.
Kështu që nisur nga një nevojë e njerëzve për t’i hequr nishanet dhe nga pasiguria e mosdija e tyre, apo nga paragjykimet që ekzistojnë në këto raste, njerëzit hezitojnë, si dhe ngaqë mendoj që unë i hoqa për vete me sukses ato, pa ndonjë shqetësim kushedi, shpejt e mirë dhe pa më lënë as shenja në fytyrë, po e përdori këtë shembullin personal, për ndërgjegjësim, për të treguar, që të mos i lini nishanet pa hequr për arsye koti, se janë nishane banale në trupin tuaj, hiqni, që të mos u krijojnë probleme tani ose më vonë. Mundësinë e keni. Kushton pak, por ia vlen 100%.