2.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

A do të “shkruaj historinë” Donald Trump pas fitorës ndaj Kamala Harris?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

“Sonte kemi shkruar historinë, do të ndaloj luftërat”, kështu ka thënë nder tjera Donald Trump, kandidati i Partisë Republikane, i cili rikthehet triumfalisht në Shtëpinë e Bardhë”. Me duket së ky zotim i Trumpit i cili edhe e fitojë garën për president të 47 të Amerikës, duke e mposhtë bindshem demokratën Harris, mbetët të shihet në mandatin e ardhshem katërvjeqar. Është kjo thënje pa dyshim e madhe që nënkupton që do të kemi më shumë paqë dhe stabilitet në botë, në kohën kur kjo është sfiduar shumë pas invazionit ushtarakë të Rusisë në Ukrainë, dhe pas shpërthimitë të luftës në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Në vitin 2016, Trump mundi Hillary Clinton dhe u bë president i Amerikës për hërë të parë. Kthimi historik pas shumë aferash të republikanit Trump që në gjykatë ende nuk kanë marrë formë përfundimtare, është bukur befasuese.

Kjo fitore, që i jep Amerikës një mundësi për një një angazhim të fuqishem për të ndalë luftën në dy vatrat e krizës në Evropë. Kjo garë u quajtë e barabartë sipas sondazheve të shumta, por Trump doli fitues shumë më lëhtë së sa ia vet e ka paramenduar. Trump fitojë shumicën në Senat dhe në Kongres. Duket se hendikap ishte se Harrisë u inkuadrua në fushtën zgjedhore më vonesë, pas dorëheqjës nga gara të presidentit, Joe Biden. Nuk kishte kohë të duhur të shpalosë para votuesve gjithë kapacitetin e saj politik dhe programin. Me duket së në fitoren bindëse të Trumpit ka ndikuar edhe mos gjeturia e mirë e demokratëve në krye më Bajdenin, i cili gjithnjë e më shumë linte përshtypje të një njeriu pa invencion të duhur, dhe të lodhur për të drejtuar shtetin sot më të fuqishem në botë.Edhe në planin e jashtem politkë la përfomancë jo të nivelit të mirë. Bajden sikur më shumë preferoj status kuon e jo politikën angazhuese të Amerikës.

Nuk ishte në gjendje administrata e tij, të parandalon invazionin ushtarakë të Putinit mbi Ukrainën sovrane që ishte edhe zotuar, sikur nuk e ndalojë as shpërthimin e luftës në Gaza të diktuar më shumë nga Putini për të zhvendos vëmendjën nga lufta në Ukrainë. Edhe kur bëhët për Ballkanin, Bajden neglizhojë shumë, dhe shumë përiferik ishte ndaj ngjarjeve të cilat i zhvillohehshin para syve të tij, si në Kosovë, BH, dhe në Mal të Zi, kjo e fundit anëtare e NATO-se, ku u lejua të futët shumë ndikimi i politikës ruse por edhe kineze ne rajon. Ne Mal të Zi, u instalua një regjim provuçiqan, në BH, u luhatë shumë marrveshja e Dejtonit nga Millorad Dodik, i një proputinzimi të thekur, i cili po kërkon ndarjën nga Bosnja të Republika Serpska. Ne veri të Kosovës pamë zhvillim dramatic të ngjarjeve për luftë të sponzorizuara nga Vuqiqi, dhe lidhur më këtë teme shume serioze të stabilitetit jo vetëm të Kosovës, por edhe të Ballkanit, jo qe nuk pamë ndonjë angazhim konkret të Amerikës se Bajdenit, por shikuam një politikë më shumë proserbe nga Eskobar, duke ju bashkangjitur kështu ndërmjetësve të tjerë në bisedime Kosovë-Serbi, siç janë Borrelli dhe Lajçaku.

Po thuaj fare nuk i dërguan proceset përpara, veq sa lejuan që Vuçiqi dhe kamarrilla e qetnikimzit të kompletuar pas zgjedhje në Serbi, të veprojnë lirshem. Arrë e fortë kundër Serbisë të shovinzmit serbomadh, doli kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, cili i tregoj Vuqiqit, se nuk ka lojë më shqiptarët në rajon.Ndoqi bandat e Vuqiqit nga veriu, duke vu për herë të parë rend dhe ligj edhe në këtë pjesë të vendit.Neglizhenca apo ky animi i BE-së bëri që presidenti serb, të marrë guximin të futë grupin terrorist në Banjskë, në krye me Radojqiqin, për të ndarë më luftë veriun e vendit, e qe nuk ja doli siq e thash më lartë. Çka e pret Ballkanin dhe të ardhmën e Kosovës, më Trump në pushtet shtrohet pyetja logjike?

Se a do të vazhdohet atyre ku ka mbetur Marrveshja e Vashingtonit, mbetet të shihet. Duket se Trump do të përqendrohet më shumë në planin e zhvillimit dhe të integrimeve ekonomike të rajonit. Sigurisht së mbretëron interesim i madh në opinion tonë publikë, së a do ti kthehet gjithashtu presidenti Trump temës se shkëmbimeve territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është shumë vështirë të kemi një përgjigje konkrete, për faktin së tash kemi konstelacione të reja politike në Evropë dhe në Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukranë dhe Gaza. Ka mundësi që edhe për një kohë Ballkani të mbetet në perferi të agjendës të administratës së Trumpit, kur dihet primare është e ndalja luftës, siç edhe ka premtuar gjatë fushatës elektorale, apo do të kemi zhvillime edhe më dramatike, kur dihet se Putin po kërcënon Perëndimin më armë bërthamore.

Këto janë vetëm disa nga pyetjet hipotetike, por së qka do të ndodhë në fakt mbetet të shihet gjatë katër viteve të mandatit të tij. Ajo çka është shprehur pas fitorës, se do të punon për paqë dhe ndalje të luftimeve, është premtuese edhe kur bëhët fjalë për Ballkanin, të cilin rajon, Putini dhe Vuqiqi po e fusin në spirale të luftës nderetnike, për Serbi të Madhe. Ky projekt fashiste vështirë që do të lejohet të realizohet nga presedenti i ri i Amerikës. Pasi kanë përjetuar një presidencë të Trump, politikëbërësit evropianë thonë se janë më të përgatitur për një tjetër, edhe pse i frikësohen kthimit në Shtëpinë e Bardhë, të njeriut që tha se anëtarët e NATO-s do të duhet të paguajnë për sigurinë e tyre dhe premtuan t’i japin fund konfliktit në Ukrainë.

Ndoshta presidenti Trump do të kërkojë një riorganizim të ri të alenacës më të fortë ushtarake në botë. Shqiptarët dhe Kosova nuk kan qka të janë skeptik, se ne gjindemi në sferën e interesave të Amerikës mike, e cila bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Mua me duken spekulime ajo që Amerika do të tërheqë trupat nga Bonstilli, kur dihet se nuk është në interesin e saj strategjik. Duke pasur parasysh vazhdimësinë në politikën e jashtme të SHBA-së në dekadat e fundit, ekspertët e shumicës globale nuk presin ndryshime të mëdha në marrëdhëniet e Uashingtonit më vendet tjera evropiane dhe ne rajonin tonë. Duhet thënë krejt në fund se pamë gjathashtu një dështim dhe përfundim të politikës se maganatit komunist të Xhorxh Sorrosit, i cili futi shumë pyka dhe marifete të liga përqarëse edhe në rajonin tonë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit