KRYEKËNGËS SË ÇAMËRISË
Sot, më datë 09.09.2017, kemi një lajm shumë të rëndësishëm për kombin, e veçmas për Çamërinë. Qeveria e Republikës së Çamërisë, pas zgjedhjes së Qeverisë së Re, për herë të parë, realizon dy vepra historike:
Kushtetutën dhe Himnin e Republikës së Çamërisë. Të dyja këto vepra janë realizuar për mrekulli e me nivel të lartë cilësor.
Himni Kombëtar i Çamërisë është një Kryekëngë, marsh liriko-epik – ka linjë melodike të ëmbël, e po aq është kumbues e evokues ndaj historisë çame. Në të gjitha vargjet e himnit koncetrohen kulmet e historisë sonë, tragjedita çame, ideali kombëtar i saj…
Evidentohen plagët shekullore, „Gjokset e përgjakura të Nënës Çamëri“ që mëkojnë këngën shqiptare në këto brigje. „Toka çame është e bekuar dhe e uruar, – thotë himni, prandaj ajo është dritë e Shqipërisë“.
Poeti Atdhe Geci në bashkëpunim me kompozitorin Izet Kallaba, solisten Ylberina I. Avdyli, dhe dy veprimtarët kombëtarë – Bekim Bytyqin dhe Xhevdet Hajdarin – janë relizatorët e këtij Himni madhështor për Çamërinë.
Himni Kombëtar i Çamërisë të rrëmben, të deh me atdhetarizëm, të frymëzon për idealin e drejtësisë dhe aspiratën e Kombit tonë të Unifikuar.
Është kuptimplotë fakti që këtë himn e realizuan një grup shqiptarësh nga Kosova dardane, çka do të thotë: skaji verior i kombit tonë i këndon skajit tjetër jugor të atdheut… e kjo tregon se dielli ynë etnik sot është në zenitin e tij.
Idajet Jahaj, shkrimtar
Hollandë, Hagë, 09.09.2017
HIMNI ÇAMËRISË
Çamëri tokë pellazgjike
Pallë Epiri në lashtësi
Je stërgjyshe e shqiptarëve
Në Dodonë e Iliri
Gjokset tua të përgjakura
Drejt fitores në lavdi!
Refreni:
Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin kuq e zi
Ti je gjaku i Janinës
Ti je dritë e Shqipërisë
Plagët tua shekullore
Ndritën zjarrin e lirisë…
Këngët tua nuk shterojnë
N´zemrat tona të rinisë
Refreni…
Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin kuq e zi
Çamëri fole shqiponjash
Brinjët tua i ke shpatë
Jatagan mbi fustanella
Vendit tonë i dalim zot
Mëmëdheu po na pret
Gjithandej deti buçet,
Çamëri, e jona Çamëriiiii!…
Tekstin: Atdhe Geci,
Muzikën: Izet Kallaba,
Soliste e Himnit: Ylberina I. Avdyli
p.sh. Himni Çamërisë me zë gjendet
në Yoo Tube në disa adresa; ikv.at