Hafiz, Sulajman Ahmet Lila lindi në Bastar në vitin 1883. Familja e tij qe me tradita patriotike, atdhetare dhe fetare. Që i vogël qe një fëmijë i zgjuar dhe i etur për të mësuar. Ai tregonte interes për të përfituar dije nga bisedat në oda, në ambiente shoqërore dhe në familje. Kjo ra në sy tek babai i tij Ahmeti, i cili tregoj një kujdes të madh për shkollimin e tij. Ishin kohë tepër të vështira për banorët pasi sundimi turk drejtonte me dorë të hekurt. Gjendja ekonomike e banorëve të Bastarit qe shumë e vështirë. Po kështu edhe shkollimi i fëmijëve.
Gjuha shqipe ishte e ndaluar. Ajo vetëm flitej dhe nuk shkruhej. Jo vetëm kaq por njerëzit përndjekeshin nga regjimi nëqoftëse tregonin një interes të veçantë për shqipen e folur. Arsimi fetar në Bastar bëhej tek mejtepi i xhamisë në lagjen Sitaj. Megjithëse ai ishte larg nga shtëpia e tij, prindërit treguan kujdes dhe e dërguan në mejtep për të mësuar. Ai e vijoi rregullisht atë, tregoj në interes të madh dhe doli shkëlqyeshëm në mësime. Në mejtep përveç kulturës fetare jepeshin dhe njohuri të thjeshta për lëndët natyrore. Këtu ai tregoj një interes të shtuar për to. Ky ishte një tregues pozitiv për Sulajmanin, cilësi e cila u reflektua më pas në ciklet e larta të shkollimit të tij.
Falë rezultateve shumë të mira në mejtep të Sulajmanit, babai i tij Ahmeti bën një kërkesë në Tiranë për shkollim të mëtejshëm të djalit të tij. Autoritetet përgjegjëse të kohës e shqyrtojnë kërkesën dhe Sulajmani fiton të drejtën e arsimimit në Stamboll. Fillon dhe mbaron atje me rezultate të shkëlyera arsimin e ulët, dhe shkollën e mesme Ruzhdije. Pas tyre vazhdon studimet për teologji fetare në një nga universitet më me emër të Stambollit. E mbaron edhe këtë me nota të shkëlqyera. Në këtë universitet mëson dhe zotëron shkëlqyeshëm gjuhën arabe, turke dhe perse.
Edhe arsimin e lartë e mbaroi me rezultate shumë të mira. Gjatë viteve të studimit në universitet ai u shqua për seriozitet dhe disiplinë të lartë në studime, për sjellje shembullore. Qe shumë inteligjent dhe kishte një oratori të mirë në komunikim me shokët dhe pedagogët. Të gjitha këto cilësi bënë që Sula të fitonte respektin e shokëve dhe të pedagogëve që i dhanë mësim. Gjatë qëndrimit në Turqi, Sulajmani pati edhe përkrahjen e kushëririt të parë të tij, Islam Tufa. Ky qe nga Selita e Malit, dhe pati disa funksione në qeverinë turke të kohës.
Meqenëse Sulajmani doli shumë mirë në studimet e larta teologjike, stafi i pedagogëve të tij i rekomandojnë autotiteteve të Turqisë, që ai të vazhdoj studimet pasuniversitare për specializim të mëtejshëm jasht vendit. Falë rezultateve Sulajmani fiton bursë shteti. Ai u dërgua për studimet pasuniversitare për teologji fetare në Universitetin Islam “Al Ahram” të Kajros në Egjipt. E mbaron edhe këtë universitet me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”.
Universiteti i Kajros ja përcjell rezultatet e Sulajmanit Unversitetit të Stambollit. Rektori i Universitetit të Kajros propozon që Sulajmani të mbahet si profesor filozofie në universitetin e Kajros. Kërkesa miratohet dhe Sulajmani qëndron në këtë detyrë për 15 vjet. Shkëlqen si pedagog dhe la gjurmë dhe mbresa të mira te studentët dhe kolegët e tij.
Megjithëse kishte arritur gjithçka në arsimim e karierë atje dhe kishte kushte shumë të mira, atij i mungonte vendlindja… Malli dhe dashuria për familjen, atdheun dhe vendlindjen, nuk i’u shua kurrë. Sa më shumë kalonin vitet aq më shumë rritej malli, aq më e fortë bëhej për të, atdhedashuria… Ndaj ai vendos të kthehet në Atdhe. Për këtë kërkon ndihmë tek shqiptari Ibrahim Pasha. Ky duke qenë në funksione të larta shtetërore, ndërhyn dhe e mundëson kthimin e tij në Shqipëri. Me anë të kësaj ndihme në vitin 1922, Hafiz Sulajman Lila kthehet në Durrës me një anije luftarake. Për këtë Ramazani, bazuar në thëniet e babait të tij Azemit, shton:
-“Në vitin 1922 Sulajmani lë emigrimin dhe kthehet me anije në Durrës. Me vete nuk sjell pasuri, nuk sjell para por gjashtë sondukë me libra. Këto libra kishin një vlerë të madhe pasi qenë një bibliotekë e artë për të. Librat i ngarkon në tre kafshë ngarkese dhe niset në drejtim të Tiranës. Pasi takon disa bashkëfshatar të tij në Vorë, vazhdon rrugën me to për te Hani i Kallmetit në rrugën e Dibrës. Ndërkohë gjatë bisedës me shokët e tij në han, ata e rekomandojnë të shkojë tek Komuniteti Musliman Shqiptar dhe të takohet me Kryetarin e Këtij Komuniteti, Haxhi Vehbi Dibra”.
Të nesërmen ai shkon në Komunitetin Musliman dhe takohet me kryetarin e tij, Haxhi Vehbi Dibra. I tregon atij diplomat e arsimimit dhe vlerësimet e punës si pedagog në Kajro. Kryetari i Komunitetit Musliman gëzohet kur sheh dokumentat e tij të shkollimit dhe vlerësimet e punës si pedagog. Për këtë Ramazani, bazuar në thëniet e hoxhë Xhemal Fejzës, shton: “Haxhi Vehbi Dibra i thotë Sulajmanit: – Me këto dije e vlerësime që ke marrë ti, qenke i aftë të drejtosh edhe Komunitetin Musliman e mund të jesh edhe në vendin tim”- përfundon Ramazani. Natyrisht Sulajmani kishte një kulturë gjerë dhe ishte mjaft modest. – “Sulejmani, sipas thënieve të Xhemalit, -shton Ramazani, i përgjigjet: -“Unë i nderuar Haxhi nuk kërkoj punë. Kërkoj prej Jush vetëm të më ndihmoni të çoj në fshatin tim ngarkesën me libra.
Atje dëshiroj tu mësoj njerëzve të interesuar besimin islam. Do t’ju mësoj edhe shqip, vetëm arabishtja pa shqipen është e vështirë”. Dibra e ndihmoi atë për të çuar librat në Bastar por ndërkohë i tha që imam i xhamisë në Bastar ishte Mulla Jakupi. Hafiz Sulajmani i thotë: “I nderuar Haxhi! Po të ishte për punë, unë e kisha një punë shumë të mirë atje ku isha. Nuk kërkoj vend pune. Dua vetëm t’më krijohet mundësia tu mësoj njerëzve besimin islam, të punoj me to, tu shërbej atyre dhe të jetoj me djersën time”. Në vendlindjen e tij, Bastar e pritën shumë mirë. Tek ai filluan të vinin shumë fëmijë dhe të rinj, ku mësonin besimin fetar islam. Ai i motivonte ata duke e bërë këtë punë pa asnjë lloj pagesë…
Pati disa kërkesa ndaj tij për të kryer detyrën e imamit në disa xhami jasht zonës tonë. Ai pranoi të shkojë në Gurë të Bardhë të Matit pasi i vlerësonte shumë gurabardhsit për kulturën e tyre. Kjo u mundësua me miratimin e Komunitetit Musliman Shqiptar. Sulajmani filloi punë atje dhe shërbeu për një kohë të gjatë si imam xhamie. Me punën e shërbimet që kryente ndaj njerëzve e besimtarëve, ai shpejt fitoj besimin dhe respektin tyre. Shërbesën fetare ai nuk e kufizoi vetëm në xhaminë e tij në Gurë të Bardhë por e shtriu në shumë fshatra të Matit. Edhe sot pas shumë 60-70 vitesh në vendet ku ai shërbeu në Mat, qarkullojnë fjalë dhe gojëdhëna shumë të mira për të…
Nxënësit që mësoi Hafiz Sulejman Lila, flisnin fjalët më të mira për Të. Ai krahas arabishtes dhe turqishtes kërkonte edhe gjuhën shqipe me gramatikë. Efendi Hysen Selmani, para disa vitesh më ka thënë: “Si dijetar model për ne ka qenë edhe Hafiz Sulejman Lila. Ai krahas gjuhës së huaj i kushtonte shumë rëndësi edhe gjuhës shqipe. Aq i imët ishte saqë kërkonte prej nxënësve edhe theksin logjik të fjalëve. Prandaj mos u habit ti “profesor” kur më pe mua tani duke i kërkuar leximin me theks, nxënësit tim Osmanit”.
Disa nxënës të tij janë bërë imam xhamije. Librat që ai solli nga kurbeti një pjesë ua dhe nxënësve të tij, ndërsa të tjerat u shkatërruan gjatë vtit 1967. Për këtë, nusja e nipit të tij, Hankja, më ka thënë: -“Kur erdha nuse e re në këtë shtëpi gjeta libra në gjuhën arabe dhe turke dhe një “sanuk” (sonduk, arkë) që i kishte sjellë Hafiz Sulajmani nga Egjipti. Disa libra ai ja ka dhënë Xhemal Fejzës. U ka dhënë edhe disa nxënësve të tjerë libra. Një sanuk i sjell nga ai është edhe tani. Librat e tjera u shkatërruan në vitin 1967 kur regjimi komunist luftoj fenë dhe shkatërrojë xhamitë”.
Hafiz Sulajmani vdiq në vitin 1957 në moshën 74 vjeçare në Fshatin Gurë i Bardhë. Atjei ai shërbeu për një kohë të gjatë. La pas një djalë të vetëm, Ahmetin. Ahmeti pati dy djem Azemin e Sulejmanin, dhe vajzën Aishen.
Azemi la tre djem; Ahmetin, Ramazanin dhe Bujarin. Të tre kanë krijuar familjet e tyre. Vetëm Bujari merret me studime fetare duke ndjekur gjurmët e të parëve.
Ramazani është i vitlindjes 26.03.1962. Ka mbaruar arsimin e mesëm në vitin 1981 në Kamëz në degën gjimnaz. Në vitin 2001 ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1981-’90 ka punuar si kuadër i mesën në Bastar-Murrizë. Në vitet 1990-2005 ka punuar mësues histori-gjeografie në Bastar-Murrizë.
Ndërsa në 2006-2011 ka qenë drejtor i Shkollës 9- Vjeçare Bastar i Mesëm, në vitet 2012-2014 drejtor i Shkollës 9-Vjeçare Vilëz. Nga viti 2015 dhe në vazhdim është mësues në profilin e tij në Shkollën 9-Vjeçare Bastar i Mesëm. Ramazani ka dhe administron edhe një biznes të vogël privat. Eshtë martuar me Lumturien dhe kanë dy djem dhe një vajzë. Fëmijët janë në arsimin 9-vjeçar dhe janë shumë mirë me mësime. Kjo është një kënaqësi e madhe për prindërit e tyre!
Ibrahim Kabili
Tiranë më 21.05.2022
Ky paska qene super misliman, por nuk paska qene Shqiptar…..
Me te lumten Ibrahim Kabili, me ju po kaloj ore te tera tej oqeanit si e dini dhe kenaqem me erudicioni qe manifestoni. Suksese. Me ju 86 Vjecar, 10 vite ne ato treva si mesues e drejtor shkolle. Dhe nje here ju lumte sa beni. Do ju lutesha te beni nje shkrim te vecante, per vitet e Ndertimit te Hidrocentralit Selites*1947-51 nendore inaguruar-Tiranes sjelle uje e DRITE si e thote dhe kenga e rapsodeve popullore vendas… qe ti i njeh mire.. dhe Roli qe luajti kjo veper ne Emancipini e popullsise se asaj zone.. Me konsiderate si tej oeanit une 86 vjecari…me mendie e zemer me JU dhe ATDHEUN(kalofshi gezuar kete VERE plot probleme-politike…)