14.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj FFK NUK E PËSON KEQ NGA UEFA, E PËSON KEQ NGA VETVETJA

FFK NUK E PËSON KEQ NGA UEFA, E PËSON KEQ NGA VETVETJA

0
Futbollistat e Kosovës pas fitores me Sllovakinë

Gani I. Mehmeti

Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim, shtet ka rregulla, ka ligje, të cilat duhet të zbatohen, përndryshe, për atë që nuk i zbaton, largohet, nëse nuk largohet vet.

Kështu ndodh edhe me lojërat e futbollit, dhe këtë duhet ta dinë të gjithë futbollistët dhe njerëzit, përgjithësisht.

Kosova është shtet laik, që do të thotë se është shtet jofetar. Po, shtet jofetar nuk është Kosova e vetmja – shtet jofetar është edhe vetë Turqia, prej së cilës, siç supozohet na ka ardhur relogjioni musliman.

Tani, me rastin e lojërave futbollistike, çdo lojtar e secili i angazhuar duhet të merret gjatë asaj kohe vetëm me futbollin, duke lënë anash gjithçka tjetër, pra edhe religjionin. Në lojërat europiane e botërore ne takohemi me të gjithë ata që kanë fituar të drejtën për pjesëmarrje nga i gjithë rruzulli tokësor, me të cilët duhet të kemi edhe sjelljet e mira e reciproke, pa u bazuar në prejardhjen e tyre kombëtare, religjioze, racore etj. Nuk është e nevojshme të ngritet apo të ulet asnjë ekip. Ngritjen dhe uljen e secilit ekip në sporte e bën fitorja, jo diçka tjetër.

Këto moskuptime apo ndërhyrje religjioze më së paku na takojnë ne shqiptarëve, kur dihet se u takojmë tri relogjioneve kryesore.

Ne kemi respektuar secilin religjioz deri sot, dhe as që i kemi ndërhyrë njëri-tjetrit, përveç që kemi uruar ato secilit religjioz kur i kishin festat e tyre. Kurrë nuk e kemi përqeshur as luftuar në baza fetare tjetrin, madje as komunitetin serb, me të cilin kemi qenë në luftë të vazhdueshme me fajin e tyre, për politikat e tyre pushtuese e çkombtarizuese të shqiptarëve.

Nëse kjo ka ndodhur nga tifozët, edhe ata duhet të jenë të disiplinuar, dhe ta shohin se asgjë nuk u bëjnë të tjerëve, por kësaj i thonë « Sill e bjerë vetit » ! Pra të keqen ia sjellim Federatës së Futbollit të Kosovës, me masat e dënimet e marra ndaj FFK.

Prandaj, si me rastin e zhurmës në kohën e himnit izraelit, si në rastin tjetër të tifozëve në vendin tonë, është edhe një ligësi e dobësi jona, jo e atyre, ndaj të cilëve është bërë.

Si inidivid jam për zbatimin e rregullave e ligjeve, prandaj edhe i arsyetoj masat e dënimet ndaj secilit që i thyen ato.

Nuk jam njeri i dhënë pas sportit, por sa herë luajnë ekipet tona shtetërore e kombëtare të dy shteteve, i përcjellë rregullisht dhe kuptohet se anoj për të dyjat këto.

Sot , përmes kamerave, është e mundshme të identifikohen edhe keqbërësit e ata që shkaktojnë incidente dhe të dënohen edhe personalisht e të kërkohet çdo dënim financiar të mbulohet prej tyre. Kam fituar një bindje se, shqiptari i padisiplinuar, disiplinohet vetëm kur e dënon me mjete financiare. Ai e di vetëm xhepin për të ecur rrugës. Nuk i trembet burgut, i duket si krenari dhe se atje ha bukë pa paguar. Me të holla kur dënohet, e kupton sa i rëndë është dënimi. Edhe kur shkaktohen dëme materiale, duhet të mbulohen nga ata që i bëjnë dhe pastaj disiplina vehet në vend.

Kjo vlen edhe për të gjithë njerëzit.

Një fqi imi, me punë në Gjermani prej rinisë së hershme, po më tregonte se një punëtor gjerman i kishte thënë : Vetëm i tutna ligjit se të keqe pa bërë nuk do e kisha lënë ! Pra, kjo që e thash unë, nuk vleka vetëm për shqiptarin, por për njerëzimin. Por, duhet ZBATUAR LIGJI. E ligji t’i dënojë me para.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.