Vështrim
— Na është krijuar një botë e keqe në vend të një bote të mirë. Këta njerëz të politikës pas gjithë këtyre lojërave të ndyta nuk mund të themi se janë njerëz të mirë. Këta, duhet qitur siç thotë një fjalë e popullit në trapazan. Janë tejkaluar të gjitha përmasat e normales. Na kanë zatet të gjithëve për muri…
Skënder MULLIQI
Dështojë edhe seanca e radhës për të zgjedhur të gjithë nënkryetarët e Kuvendit. PDK insistoi që Vlora Çitaku të jetë nënkryetare nga radhët e këtij subjekti politik, por LVV nuk ishte e një mendimi të tillë. Kur ajo në raundin e parë nuk mori votat, PDK të indinjuar lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës. Bedri Hamza pas seancës deklaroi së nuk do të këtë takim të nivelit politik më LVV, por që PDK do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, më pretendimin se mos votimi i Vlora Çitakut ishte i padrejtë dhe anti kushtetues.
Kryetari i LVV dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se duhet biseduar më kreun e PDK-së, për ndonjë emër tjetër, duke dhënë arsyetimin se zonja Çitaku votoi gjithmonë kunder propozimeve te LVV. ”Ju e dini u shpreh Kurti, që vitin e kaluar Çitaku pat kërkuar që Albulena Haxhiu të tërhiqet, sivjet që Feride Rushiti të tërhiqet, pardje e bojkotoi votimin e Haxhiut për kryetare të kuvendit dhe njëkohësisht ka paralajmëruar bojkotin edhe për presidentin”.
U bënë të ditura të gjitha këto, dhe kriza politike po vazhdon për vite, si një përepetium mobile grotesk. Dhe, kjo krizë aq e gjatë po e dhunon jetën dhe të ardhmen e pasardhësve tanë. Tash sa kohë po ankohemi së krizat e tilla janë duke na dëmtuar aq shumë sa vështirë të paramendohen. E gjithë kjo po has në vesh të shurdhën, se këta njerëz të politikës e veqmas të bllokut opozitarë nuk po janë në gjendje të kuptojnë realitetin së vota e përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe e përcakton edhe bartësin e pushtetit.
Nuk dua të justifikojë edhe gabimet e partisë fituese të zgjedhjeve për një fleksibilitet më të madh politik, së në pyetje është e ardhmja e shtetit të Kosovës. Ky zhvillim kaq negativ i proceseve nuk është menduar dhe as pritur. Përçarjet tashmë po thuaj janë bërë të thella dhe të pariparueshme. Është koha mendoj unë e një gjenerate krejt tjetër në politikëbërje, se kjo klasë gjithnjë e më shumë po na mbytë të gjithëve në baltën, ku zor do të dilet. Është koha të ndëgjohet zëri i qytetarëve, se këta janë duke bërë haptazi garë për pushtet dhe jo për shtet dhe as për realizimin e kërkesave të tyre, për çka edhe kan marrë votat.Na është krijuar një botë e keqe në vend të një bote të mirë.
Këta njerëz të politikës pas gjithë këtyre lojërave të ndyta nuk mund të themi se janë njerëz të mirë. Këta, duhet qitur siq thotë një fjalë e popullit në trapazan. Janë tejkaluar të gjitha përmasat e normales.Na kan zatet të gjithëve për muri. Jam thëllsisht i bindur se kemi mjaft njerëz të shkolluar dhe intelegjentë. Dhe, se ka mijëra prej tyre. Duhet dalur përballë njerëzve shkatrrimtar, grabitësve, hileqarve të cilët janë mësuar për të bërë gjithçka të pakuptimtë. Nuk mund të mbështetetemi te politikanët të cilët shërbehen me premtime të pakuptimta dhe të pamenduara, të cilët po na mbajnë vazhdimisht pa tru për dekada të tëra.
Po e mbajnë këtë vend pezull me veprimet e tyre që zor të mbahën mend në ndonjë shtet tjetër demokratik. Këta në fakt çdo ditë e më shumë po gërryejnë mbi demokracinë dhe lirinë tonë. Po i rrënojnë vlerat sublime, pa të cilat nuk ndërtohet shteti. Duket së në dhjetor do të kemi prap zgjedhje. Dhe shtrohet pyetja logjike, çka kemi të presim nga zgjedhjet e sterpërseritura në kohë rekorde? Njerëzit janë lodhur dhe deprimuar aq shumë në këto garnituara politike, sa shumë vështirë do të jetë përcaktimi i përqindjës të daljës apo mos daljës në votime. Durimi i qytetarëve tashmë po mbaron. Çdo gjë mund t’i ndodhë një truri të shëndetshëm nga një dhunim i tillë…!











