34.6 C
Tirana
E hënë, 24 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Apo sundohemi nga një elitë të cilën e ka kapluar çmendia?!

Apo sundohemi nga një elitë të cilën e ka kapluar çmendia?!

0
Politikanët e Kosovës

Koment

Kjo është edhe arsye pse tani po përballemi me një përshkallëzim shtesë të gjendjës politike. Dhe, e gjithë kjo sepse Kosova sundohet nga një elitë nga retë, pa asnjë kontakt më botën reale. Përveç kësaj ata nuk po mbajnë asnjë pasojë për vendimet e tyre. Pasojat po i mbajnë të tjerët. Nese vazhdohet më këto politika të kësaj elite politike, sot thjesht do të tërheqim një vijë në rërë dhe do të vazhdojmë përpara, sikur të mos kishte ndodhur asgjë…! Ne dorë të Zotit …!

Skënder MULLIQI

Po jetojmë në një botë të trazuar më luftëra. Në një botë të cilën e ka kapluar çmendia, nga të çmendurit të cilët po e drejtojnë sot globin. Do të ishte mësim i mirë nese kuptojnë së çdo veprim i tyre heret a vonë është veprim që qon në pasoja. Dhe, pasojat shpesh janë fatale për njerëzimin. Bota nuk është e ngurtë ajo sillët, dhe shpesh sillët jo sipas dëshirave tona. Prandaj, edhe jeta fillon në momentin kur bëhëmi të vetëdjishem për veprimet tona të mira apo të keqija.Ky mësim quhet përvojë jetësore.

Ne klasën politike, e cila e drejton shtetin e quajmë klasë njerëzish “elitë”. Edhe pse shumë prej tyre nuk e meritojnë këtë thirrje, se në politëkëbërje janë pa meritor. Nga një klasë e tillë politike pak gjë të hajrit mund të pritet. Këta ishin dhe kan mbetur fati ynë i keq, se këta njerëz kurrë nuk kanë mësuar atë mësim jete. Kjo elitë e jona nuk po jeton më hallet dhe problemet e popullit. Kjo po jeton fjalë për fjalë më botën qiellore. Po jeton duke udhëtuar në botë krejtë pas luftën, pa ndonjë efekt të pritur, pos që po fluturojnë në konferenca të ndryshme .

Takimet më njerëz të zakonshem dhe problemet e tij për çka edhe janë të thirrur nuk ndodhin asnjëherë. Kjo botë është e materjalitëve. Idealistët të cilët kan dhënë shumë për shtetet dhe kombet e tyre kanë marr fund!Ne po vuajmë vendimet e elitave politike, të cilat janë rreshtuar të përfitojnë materjalishtë për vete, për familjët e tyre dhe për çarqet e caktuara partiake. Të tjetër vuajnë!Ky është një stil i të menduarit i praktikuar nga elita. Forca e demokracisë gjithnjë e më shumë po mbetet në margjina. Negocitat dhe marrveshjet politike janë gjithnjë e më larg, për shkak së nuk përputhën më interesat e elitave.

Ka ardhë kohë që njerëzit e tillë të katapultuar pa meritor, të zbresin përfundimisht nga kjo skenë e degraduar politike. Kjo është edhe arsye pse tani po përballemi me një përshkallëzim shtesë të gjendjës politike. Dhe, e gjithë kjo sepse Kosova sundohet nga një elitë nga retë, pa asnjë kontakt më botën reale. Përveç kësaj ata nuk po mbajnë asnjë pasojë për vendimet e tyre. Pasojat po i mbajnë të tjerët. Nese vazhdohet më këto politika të kësaj elite politike, sot thjesht do të tërheqim një vijë në rërë dhe do të vazhdojmë përpara, sikur të mos kishte ndodhur asgjë… Ne dorë të Zotit …!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.