Nga Ismet M. Hasani
U R T I . P O E T I K E (2)
L A V D I A
T’ua lëmë të vdekurve
lavdinë e përjetshme,
t’ua lëmë të gjallëve
dashurinë e pavdekshme!
Ai që nuk e vlerëson jetën,
nuk e meriton të njejtën.
Ngadonjëherë ndodhin çudira,
edhe të marrët,
japin këshilla të mira!
Duhet ditur krejt njerëzia
ay ku mbaron Ligji
fillon tirania.
Vlerën e njerëzëve të mirë,
e dijnë
vetëm
njerëzit e mirë
Mos ia shto vetit mërzinë,
Asgjë nuk të plakë më shumë
sesa gjithënjë – vazhdimisht
të mendosh për pleqninë.
* * *
M A S H T R I M I
Nuk shkon gjithëherë
“Dushk për gogla*
Ndërshmëria matët
me gjëra të vogla,
Përfitimet e padrejta
xhepat ti mbushin,
Nderin dhe fytyrën
në fund ta humbin!
Disa njerëz
i ngjajnë pasqyrës:
njërën anë
e kanë të errët!
Mos të mashtroj
shkëlqimi nga para
se errësira më e madhe,
gjëndet përmbrapa!
________________
* Dy shitës e mashtrojnë njëni-tjetrin: njëni e kish mbush thesin me dushk, e tjetri e kish mbush thesin me gogla mali; kur dalin në treg e pyet njëni-tjetrin: çka ke aty me shitë? – Kam duhan! Po ti çka ke n’thes me shitë? – Kam arra. Ani, pra, a t’i ndërrojmë i thotë njëni! Po more si jo, dhe i ndërruan thast’, diku qenë të bindur se njëni e mashtroi tjetrin. Kur shkuen në shtëpi e i hapën thast’ e vërejtën se e kan’ mashtrua një-tjetrin.
* * *
MENDJA E MADHE
Disa e kan’ kuptuar,
të tjerët e kan’ ditur më parë:
Mendja e madhe dhe budallallëku
jan’ shokë të pandarë.
*
E FSHEHTA RRI NËN YJE
E fshehta rri nën yje,
e fshehta është si rrjetë
kur këpytët një nyje,
shqyhet rrjeta krejt.
Një gjë është e vërtetë
Qetësia është e mirë,
ku je
vet i qetë!
Këtë gjë mos mendo hiç,
mos kërko shokë pa defekte,
së mbesish pa shokë pa miq,
mbetësh porsi iriq.*
*
I MENÇURI DHE I MARRI
I mençuri flet për atë di.
Kush e dëgjon ia ka lakmi.
Budallai bën marri,
flet për atë që nuk e di!?
Askush nuk të keqkupton,
nëse në fjalë nuk gabon!
Mos fol pa menduar, sepse:
i mençuri nuk ta vlerëson
budallai ka me të ofenduar!
*
E KALUARA
Duk mësuar për të kaluarën*
e parashikojmë të arshmën,
e lëjmë anash të zezën,
e marrim të bardhën!
Jeta me veprat
nuk kanë të sosur!
Në asnjë moshë?
Njeriu s’është i përsosur!
Për mullirin e mirë
nëvojitën dy gurë
me miqësinë e mirë
dy zemra, o burrë!
* E kaluara është tmerr! Të djeshmën e kuptojmë nesër.
E kaluara e keqe është si “Balta e gjallë”, prej ku sa do të
mundohësh të dalësh, ajo të tërheqë edhe më thellë!
Të ardhmën mund ta parashikojnë vetëm largëpamësit-Vizionarët!


