Portret…
Disa fjalë zemre për nënën tonë të madhe, Ishen, në 10-vjetorin e vdekjes së saj. Kam një emocion i veçantë kur po shkruaj disa radhë për nënën tonë… Këto emocione dhe kujtime “pushtojnë” gjithë qenien time, kur po mundohem të hedh disa rreshta për nënën dhe zonjën e madhe të familjes sonë, Ishen… Njerzit ikin nga kjo botë por kujtimet mbesin…
Këto emocione është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Unë po hedh disa rreshta jo vetëm si nipi i saj, por mbi të gjitha, si fëmija që e kam përjetuar më shumë, përkujdesin e shtuar të saj ndaj meje. Ndonëse e kisha gjyshe, ajo mbetet për mua një nëna. Ajo qe një gjyshe, nënë dhe një vjerrë e shkëlqyer për të rejat e saj. Fjala e saj qe ligj për gjithë familjen. Flitet në shkallën superiore për, të, pasi ajo mbajti dhe u kujdes deri në fund të jetës për dy djemtë e saj jetima, vajzat që vdiqën në moshë të re. U përkujdes edhe për ne nipërit dhe mbesat që erdhëm në jetë, jo vetëm nga familja e Shefqetit, por edhe nga familja e Zijait… Ishja qe ndjeshme, shumë të zgjuar dhe grua me tipare burrërore. Ajo, drejtojë familjen e saj nga mosha 20-vjeçare deri në moshë të thyer.
Dy djemtë e saj nuk bënin asgjë pa pyetur, Ishen, edhe kur u bënë familjarë apo kryefamiljarë. I gjithë ky respekt vinte nga sakrificat e saj për djemtë dhe familjen. Ishja, mbeti e ve në moshë të re, rreth 22 vjeçe, pasi i vdiq shpejt burri i saj, Ibrahimi. Ajo nuk u martua më dhe e mbylli jetën e saj duke rritur dy jetimat, Zijain dhe Shefqetin. Vuajtjet e saj u shtuan pasi humbi njëra pas tjetrës, edhe dy vajzat e saj me emrin, Zoje, njëra një vjeçe dhe tjetra tre vjeçe. Humbja e bashkëshortit dhe e dy vajzave bëri që ajo të pësonte një traumë psikologjike dhe vështirësi e vuajtje të mëdha. Në këtë periudhë ajo u sëmur me sëmundjen e tokës, sëmundje e cila e shoqëroi atë deri në vdekjen e saj…

Ishja lindi në Bastar Murrizë më 05.07. 1922. Ishja qe fëmija i dytë i, Shaban dhe Hanke Sulës. Prindërit e saj qenë shumë të mirë por me shumë probleme ekonomike pasi kishin tetë fëmijë: Havanë, Ishen, Hanken, Bajramin, Beqirin, Zijain, Elmazin dhe Sanien. Shabani qe një burrë i urtë dhe punëtor. Nëna e Ishes, Hankja, qe një grua e veçantë, e urtë, e sjellshme, bujare dhe me emër të mirë. Në këtë ambient u lind dhe rrit, Ishja. Ajo u marrtua në moshë të re me shkuesi.
Shkuesi i saj quhej, Ymer Hysa. Ymeri qe vëllai i nuses së parë të Ibrahimit, Sherife Hysës. Pasi kjo vdiq, Ymer i bëri për nuse, Ibrahimit, Ishen, të cilën e kishte fis të tij. Pas vdekjes, shpejt, të burrit të saj, Ishes i ra në krye barra e rëndë e drejtimit të familjes me jetima. Në këtë periudhë për, Ishen, u kujdesën prindërit dhe vëllezërit e saj. Xhaxhai i saj, Sulejman Sula Cavoli, ndejti tre vjet tek shtëpia jonë ku u kujdes për Ishen dhe jetimat e saj…
Në këto kushte, Ishja, e kreu shumë mirë këtë barrë të rëndë ku u bë edhe nënë edhe baba për fëmijët e saj. Ajo u kujdes gjatë gjithë jetës së saj për rritjen e jetimëve dhe mbarëvajtjen e tyre. Në vitin 1954 ajo martoi Zijain. Ndërsa në vitin 1963 ajo martoi djalin tjetër, Shefqetin, me, Rukije Haziz Totrin. Edhe familja e Rukijes, qe një familje e përmendur në Bastar të Mesëm. Pas kësaj martesë, u rrit numri i krahëve të punës dhe ekonomia e familjes u përmirësua shumë. Nga martesa e Shefqetit me Rukijen lindën, katër fëmijë: Kujtimi, Linda, Petriti dhe Lulja. Kujtimi lindi në Bastar, ndërsa të tjerët në Tiranë.

Në vitin 1971 trungu i Shefqetit vjen me banim në Tiranë dhe vendoset tek Treshi, ku jetojnë edhe sot djemt e tij. Për rritjen, edukimin, martesën dhe kujdesin prindëror ndaj tij, u kujdes me përkushtim, gjithë jetën e saj, Ishja. Megjithëse ajo qe njerka e, Zijait, u bë nënë e kaluar nënës për të. Zijai edhe sot në këtë moshë të thyer të tij, thotë fjalët më të mira për, Ishen. Ajo gjithë jetën e saj nuk i ndau nga njëri-tjetri Zijain dhe Shefqetin (djalin biologjik të saj). Kjo grua burrëneshë, edhe sot e kësaj dite kur nuk jeton më, thirret me emrin e dashur, nënë. Ajo qe më shumë se nënë, për të gjithë ne nipërit dhe mbesat e saj. Edhe këtu në Tiranë nëna ka qenë për shumë vite kryefamiliare, pavarësisht se djali i saj,
Shefqeti, ishte bërë katër herë baba. Kjo qe respekt dhe obligim që i bëhej asaj për kontributin e dhënë në vite për familjen. Në shtëpi ajo mbante lekët, llogarinë e familjes dhe bëhej siç thonte, ajo. Ishja, Shefqeti dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes qenë shumë mikpritës. Në ato vite, pak familje ishin nga zona jonë në Tiranë. Në këto kushte familja e Shefqetit priti dhe përcolli shumë shokë, miq, të afërm dhe banorë të tjerë nga krahina e dhe më gjerë. Edhe sot pas disa dekadash shumë njerëz flasin me respekt për mikpritjen e kësaj familje…
Ishja ka mbajtur një peshë të madhe në familje. Ajo është marrë me punët në bujqësi dhe blegtorisë për të mbajtur familjen, pasi e gjithë famlja punonte dhe jetonte në Bastar. Krahas punës fizike dhe drejtimit të familjes, nënë Ishja, gjatë gjithë jetës së saj ka qenë një amvisë e shkëlqyer. Buka e saj gatuhej shumë mirë prej duarve të saj dhe jepej me zemër të madhe. Ajo qe një grua bujare e veçantë në llojin e saj…
Ajo u gëzua shumë kur pa të rregulluar me familjet e tyre, Kujtimin, Petritin, Lindën, Lulen dhe ne të tjerët. Ajo shkoi shumë mirë edhe me nuset e dy nipave të saj.
Jeta dhe vuajtjet, e saj në vite, ndëkohë kishin bërë punën e tyre. Në vitin 2014 sëmuret rëndë, zen krevatin dhe nuk çohet më kurrë prej tij. Të gjitha shërbimet ja bënë për mrekulli, djali i saj, nusja e djalit, dy nipat dhe bashkëshortet e tyre, dy mbesat e saj. Peshë më të madhe në këtë drejtim pati, Valbona, si nuse shtëpie që jetonte me të. Vdiq më 02.12.2016 dhe u varros me të gjitha nderimet e saj nga familja, në varrezat e reja në Zall-Bastar, ndritur enkas për të dhe familjen e gjerë…
Shkrimi im është modest për të. Është obligim i veçantë për mua. Është gjëja më e vogël që unë mund të bej për nënën, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti maksimal që kam për të. Ajo mua më ka “peshuar” në duar dhe më ka dashur shumë. Ndaj ky shkrim i bërë me dashuri dhe zemër të madhe nga unë…
Shkrimi u bë edhe me ndihmën dhe mendimet e: Rukijes, Kujtimit, Dashurijes, Petritit, Valbonës, Lindës, Lules, por edhe djalit të saj, Zijait, etj. Unë u jamë mirënjohës të gjithë këtyre personave për plotësimin e shkrimit nga ana e tyre, duke i falenderoj shumë për plotësimet e bëra dhe mendimet e vyera që dhanë.
Unë, nënën, siç e kam thirrur dhe e thërras edhe tani në këtë moshë, e vlerësoj si një grua të fortë, të shkathët për çdo punë, si një grua bujare dhe me shpirt të madh. Një një grua guximtare në marrjen, dhënjen dhe zbatimin e vendimeve në familje. Ajo ka mbajtur dhe drejtuar familjen me dashuri dhe respekt të madh…
Të gjithë ne pasardhësit e Shefqetit, dhe të Zijait, jemi krenar për nënën tonë të madhe, Ishen. Dhe i themi faleminderit shumë çfarë ke bërë për ne dhe familjen tonë të madhe! Ajo dha shumë pa kërkuar, asgjë. I qoftë dheu i lehtë dhe u prehtë në paqë shpirti i saj…!
Le të shërbejë ky shkrim si një kujtim i vyer për Të, në përvjetorin e 10-të, të vdekjes së, Saj…
Nga, nipi i saj, Ibrahim Kabili.
Tiranë, më 09.08.2026
Dërgoi Gesi Kabili











