36.9 C
Tirana
E enjte, 6 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj “DASHURIA NË KOHË TË KOLERËS” – MARKEZ

“DASHURIA NË KOHË TË KOLERËS” – MARKEZ

0
Gabriel Garcia Marquez - El amor en los tiempos del colera

Xhelal Zejneli Xhelal Zejneli

Romani “Dashuria në kohë të kolerës” (El amor en los tiempos del cólera) i Gabriel Garsia Markezit është rrëfim për një dashuri plot pasion dhe durim që zgjat mbi pesëdhjetë vjet. Personazhi kryesor Florentino Arisa e pret të dashurën e tij Fermina Daze mbi gjysmë shekulli, ndërsa ajo jeton e martuar me mjekun e respektuar Urbino në një qytet bregdetar të Karaibeve, të përfshirë nga luftëra dhe epidemi.

Florentino Arisa është nj poet modest dhe telegrafist i cili kurrë nuk e harron dashurinë e tij të rinisë.

Fermina Daze është një grua krenare dhe e bukur e cila në rini e refuzon Florentinon  dhe martohet me një doktor.   

Doktor Juvenal Urbino është mjek i respektuar, luftëtar kundër kolerës, i cili sjell rregull dhe racionalizëm në jetën e Ferminës.

Florentino pret që burri i Ferminës të vdesë që të mundë t’ia shprehë asaj përsëri dashuri.

*    *    *

Autori flet për dashurinë që zgjat me dekada dhe që s’ka të shuar,

Markezi flet edhe për sëmundjen dhe pleqërinë. Flet për kolerën si një sëmundje reale dhe si metaforë për plagët sociale dhe të dashurisë.

Prozatori kolumbian tregon se si koha i ndryshon njerëzit, por jo edhe obsesionin e vërtetë.

Kemi të bëjmë me një histori emocionuese e cila nuk njeh kufij të kohës as rrethana.
Roman është shkruar në gjuhën spanjolle

. Botues është Editorial Oveja Negra. Për herë të parë është botuar në vitin 1985. Ngjarja zhvillohet në Kolumbi. Personazh kryesor është: Florentino Arize. Vepra ka 348 faqe. Vepra është botuar në 37 gjuhë të botës.

*   *   *

„Dashuria në kohë të kolerës“ është roman i shkrimtarit kolumbian, laureat i çmimit “Nobel”, Gabriel Garsia Markez (Gabriel Garcia Marquez, 1927-2014).

Autori trajton temën e dashurisë dhe të martesës të Fermina Daze-s dhe të mjekut Juvenal Urbin, të shoqëruar me vështirësi, por edhe me respekt dhe dashuri të sinqertë. Fermina Daze njëherazi është edhe dashuri e jetës e Florentino Arize-s, i cili u njoftua me të qysh si i ri. Në atë kohë, Fermina i refuzoi vardisjet e tij me qëllim që të martohej me doktor Urbinin, pjesërisht edhe nën trysninë e të atit.

Florentino e pret dashurinë e vet më shumë se gjysmë shekulli. Pas 53 vitesh, 7 muaj dhe 11 ditë e net, shkon me Ferminën në lundrim romantik nëpër lum.

Romani është shkruar me një stil të diskret. Ngjarja zhvillohet në bregdetin e Karaibeve.  Karakterizohet nga një rrëfim ciklik me të cilin Markezi ruan një atmosferë  dramatike. Një sërë personazhesh dytësore përshkruhen në mënyrë komike, kurse emocionet e personazheve kryesore autori i paraqet në mënyrë sinestetike.

Konsiderohet se me tregimin e pazakontë për dashurinë në shtigje të gjata, Markezi ka arritur pjekuri letrare. Sipas këtij romani është xhiruar filmi me të njëjtin emër. Rolin e Florentino Arizes e ka luajtur aktori spanjoll Javier Bardem (1969- ), i cili është burrë i aktores spanjolle Peneleope Kruz (Penélope Cruse, 1974- ).

Shënim: Gabriel Garsia Markezi (Gabriel José García Márquez; Aracataca, Kolumbi,  6 mars 1927 – Meksiko, Meksikë, 17 prill 2014) ka qenë shkrimtar dhe gazetar kolumbian. Në krejt Amerikën Latine njihej me dashuri si Gabo ose Gabito.

Grua e Markezit ishte Mercedes Raquel Barcha Prado (Magangué, Kolumbi, 6 nëntor 1932 – Meksiko, Meksikë, 15 gusht 2020). Fëmijë të tyre ishin: Indira Cato, Rodrigo Garcia, Gonzalo Garcia Barcha.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.