37.6 C
Tirana
E martë, 21 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Protestues krenaria jonë, lavdia e kombit!

Protestues krenaria jonë, lavdia e kombit!

0
Protesta më e madhe-në 3 dekada

Lutfi Coka Lutfi Coka

Në fatin e vendit tim, janë ulur këmbë-kryq, mbretër pa mbretëri, rapsodë pa sharki, burra pa burrëri, “oratorë” pa fjalë, kalorës pa kalë, shtetar pa shtet, “besnikë” pa amanet, kronikë pa kronistë, origjinë pa “fisnikë”, atdhetarë të mërzitur, dhe kalemxhi të shitur.

Amanetet e heronjëve janë të shtrenjta per ne. Ata janë kujtesa dhe destinacioni ynë i brezit të ri të paprekshëm. Për lirinë e tyre bën roje ndjeshmëria e një populli martir, për amanetin e tyre janë garant yjet, në qiellin e kujtesës historike.

Ju protestues jeni nderi dhe zemra jonë. vepra jonë dhe nderi ynë. Për nder, për varre, për vendin tonë, për lirinë, rinia e populli nuk të fal. Por kur ngrihet populli e brezi i ri, Atdheu eshtë në rrezik!?….

Protestuesit, banorët e dritës, e lëvizin vetëdijen historike më problematike, kur pushtetarët flenë mbi vetëkënaqësinë e çthurjes së tyre. Nuk durohet braktisja, pranimi i heshtur i spastrimit etnik me para të pista!… Edhe varret do të lëkunden, edhe të vdekurit do të çohen kundër kësaj “belaje”që, do të rrudhë jetën e breznive, boshatis vendin më të lashtë e më autokton në ballkan.

Pranimi i shuarjes së ngadaltë nën ombrellën e “lirisë”, kapitullim pa luftë, i kombit, bëjnë që mbrenda pak kohe, indianet, kazakistanet, izrealitet iranianët etj, krijojnë mikro shtete mbrenda shetit tone, që nuk ekziston. në këtë hapësirë boshe pa shqiptarë…

Popujt fatkeq u shpërbanë nga djemtë e vet, injorantët e “dipllomuar”, heronjtë e rremë, dhe lakmitë e kuislingëve!?..

Nuk duhet të lejojmë asimilimin e ëmbël me paratë e pista të armiqëve tonë shekullorë.
Protestues shpresa jonë qëndroni dhe buzëqeshja e fitores është me ju, për ne për kombin mbarë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.