18.2 C
Tirana
E shtunë, 13 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Rinia jonë duhet të jetë e gatshme qysh që nesër ta marrë...

Rinia jonë duhet të jetë e gatshme qysh që nesër ta marrë në duar fatin e Kosovës

0
Futbollistat e Kosovës pas fitores me Sllovakinë

Koment

Nese bashkoheni të dashur rini, ju do të përfaqësoni një forcë politike shumë të fuqishme pa të cilën nuk mund të merret asnjë vendim për të ardhmën tonë. E ardhmja e vendit dhe përgjegjësia historike është mbi ju. Duhet të jeni shumë më këmbëngulës së deri më tash që të bëheni vendimarrës e jo të mbeteni në margjina politike. Vetëm ju mund të ktheni nderin dhe ndërshmerinë qiellit tonë politikë. Ju mund të mbroni interesat e të gjithë qytetarëve dhe të ruani qenien kombëtare…

Skënder MULLIQI

Përqarjët politike dhe ideologjike janë bërë të thella. Imoraliteti dhe vjedhja kan arritur kulmin.Ata që duhet të udhëheqin vendin merren ekskluzivisht me interesat e tyre përsonale dhe partiake, pa u kujdesur për njerëzit e tyre që i kan zgjedhur.Kjo temë sikur po përseritet por nuk mund ti ikësh se është jetike për Kosovën. Ka shumë njerëz sot në vend , të cilët gërmojnë nëpër kontinjër mbeturinash, që tashmë ju është bërë “program social”, dhe disa “politikanë” po i kërcënojnë më ferr. Njerëzit eminent të kombit po margjinalizohohen. Politikanët edhe pse po mbajnë zgjedhje e kan humbur besueshmërinë e tyre dhe ishte dashur të largohen nga skena politike. Është koha për njerëz të rinj që do ta dinë se cili është interesi shtetëror dhe kombëtar, dhe do të mbrojnë më nder. Momenti vendimtar ka ardhur. Ju gjithmonë keni ditur ne momentet vendimtare historike të mbroni interesat kombëtare në kohën e duhur, duhet të merrni çështjën në duart tuaja. Të gjitha politikat e deritashme në Kosovë janë përpjekur tju margjinalizojnë.

Politikat e tilla miope ju kan sjellur në prag të ekzistencës, kështu që sot nuk pëmendeni as në riorganizime të rëndësishme politike. Nese bashkoheni të dashur rini, ju do të përfaqësoni një forcë politike shumë të fuqishme pa të cilwn nuk mund të merret asnjë vendim për të ardhmën tonë. E ardhmja e vendit dhe përgjegjësia historike është mbi ju. Duhet të jeni shumë më këmbëngulës së deri më tash që të bëheni vendimarrës e jo të mbeteni në margjina politike. Vetëm ju mund të ktheni nderin dhe ndërshmerinë qiellit tonë politikë. Ju mund të mbroni interesat e të gjithë qytetarëve dhe të ruani qenien kombëtare. Kandidoni më ndonjë parti të re në zgjedhjet e ardhshme.

Të mbledhur rreth interesave shtetërore dhe kombëtare, fitoni mbështetjën e gjerë të të gjithë popullit. Uniteti juaj do të mbledhë të gjithë patriotët e vërtetë rreth jush. Mos të tradhëtohet trashëgemia jonë historike dhe lufta çlirimtare. Mos harroni se historia askujt nuk ia falë indiferencën. Kthejani Kosovës vendin që e meriton. Ne po përballemi përsëri me një sfidë të madhe, po përballemi me zgjedhje të përsëritura parlamentare, të cilët nuk dihet së çka do të prodhojnë në vazhdim, a do të kemi formim të organeve apo vazhdim të krizave. Kosova nuk ka qenë kurrë më e ndarë së sa sot. Nuk ka unitet për sfidat që e presin vendin. Prandaj, rinia jonë duhet të jetë e gatshme qysh që nesër ta marrë në duar fatin e Kosovës. Qendrueshmeria!Kjo është ajo që na duhet sot …

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.