Milazim Zeqiraj
Në Republikën e Kosovës nuk organizohen zgjedhje të drejtpërdrejta për presidentin dhe kryeministrin. Qytetarët votojnë për deputetët e Kuvendit.
Partia që fiton shumice e deputetve e propozon kryeparlamentarin, dhe kryeministrin.
Ai duhet ta krijon shumicën në Kuvend prej 61 votave dhe Kuvendi e zgjedh kryeministrin. Presidenti zgjidhet më dy të tretat e deputetve.
Mandati i kryeministrit është katër vite, i presidentit pesë vite.
Ky është një model demokratik dhe parlamentar, i cili synon të garantojë balancën institucionale dhe bashkëpunimin politik.
Kushtetuta e Kosovës, i obligon partitë politike të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Në një demokraci parlamentare, ndarja e pushtetit përmes kompromisi dhe dialogut nuk është dobësi, por domosdoshmëri për funksionimin e institucioneve.
Roli i deputetit në Kuvend
Në Kuvend, deputeti është institucion në vete, i zgjedhur nga qytetaret në zgjedhje të lira dhe demokratike.
Ai ka peshë politike dhe kushtetuese të flasë në emër të qytetarëve dhe të votojë sipas bindjes së tij, pa imponime. Çdo deputet është i barabartë, pavarësisht numrit të votave që ka marrë brenda subjektit të vet politik. Roli i tij në Kuvend nuk matet me rezultatin zgjedhor, por me mandatin kushtetues që përfaqëson.
Çfo njeri deputet mund të zgjidhet kryeminister ose president nese i mbledhe votat e mjaftushme në Kivend.
Rreziku i përqendrimit të pushtetit
Mund të ndodhë që një parti politike të bëhët forca më e madhe parlamentare, por të mos i këtë numërat e nevojshëm për ta zgjedh presidentin. Në raste të tilla, Kushtetuta i obligon partin fituse për dialog dhe bashkëpunim politik me opoziten.
Përpjekjet për të gjitha pozitat shtetërore në duart e një force politike nuk janë të shëndetshme as për partinë, as për liderin e saj dhe as për vetë shtetin. Demokracia funksionon më mirë kur ekziston balancë ndërmjet pushteteve dhe kur institucionet kontrollojnë njëra-tjetrën.
Në këtë kuptim, opozita, përmes forcës së saj parlamentare, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e balancës institucionale. Ajo nuk vepron vetëm si kundërshtare politike e qeverisë, por edhe si mekanizëm demokratik që parandalon përqendrimin e tepërt të pushtetit.
Çfarë e pret Kosovën pas zgjedhjeve?
Që nga fillimi i vitit 2025, Kosova ndodhet në një atmosferë zgjedhore. Debatet politike janë përqendruar kryesisht të fajësimi i kundërshtarëve politik për krizat institucionale, ndërsa përgjegjësia nuk merret nga ata që kanë mandatin për të qeverisur.
Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm në keto zgjedhje. Vendi po përballet me probleme serioze ekonomike dhe institucionale. Mungesa e institucioneve funksionale dhe vonesat në krijimin e tyre kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik, investimet dhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë.
Çka pas zgjedhjev ?
Pas këtyre zgjedhjeve, Kosovën e presin sfida dhe detyra të mëdha. Vendi ka nevojë për projekte konkrete zhvillimore, reforma ekonomike, investime strategjike dhe një qasje të qartë në raport me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë.
Është e çuditshme që gjatë fushatave zgjedhore flitet shumë për premtime ekonomike, ndërsa shumë pak për çështje strategjike që do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit. Në aspektin ekonomik, programet e partive politike janë relativisht të përafërta, por dallimet bëhen më të dukshme në temat që lidhen me dialogun me Serbinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ligjin për shtetësinë.
Ndër çështjet më të rëndësishme mbeten mardhënjet me bashksin nderkombëtare dhe SHBA, marrëveshja e Ohrit, e njohur si plani franko-gjerman, -Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Keto tema kërkojnë debatë të hapur publik dhe trajtim serioz nga partit politike edhe pse deri dikund dihet qëndrimi i tyre. Kjo çeshtje ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen politike dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
Qëndrimi i partive politike ndaj marrëveshjes së Ohrit
LVV, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në tërësi nga të dyja palët. Ai ka theksuar se Serbia duhet ta nënshkruajë, ta pranojë dhe ta zbatojë marrëveshjen, duke mos penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, që terroristi Milan Radoiçiq të përballet me drejtësinë në Kosovë. Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës
Nga ana tjetër, LDK ka shprehur rezerva ndaj Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar se ajo nuk garanton njohjen formale të Kosovës nga Serbia. Ata kanë kërkuar transparencë institucionale dhe përfshirje më të gjerë politike në procesin e dialogut. Sipas tyre, marrëveshja përmban obligime të rëndësishme për Kosovën, ndërsa përfitimet konkrete në aspektin e njohjës ndërkombëtare mbeten të paqarta dhe si e till nuk pranohet.
PDK ka mbështetur dialogun në koordinimin me aleatët perëndimorë, por njëkohësisht ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të procesit nga Qeveria. Kjo parti ka kërkuar më shumë unitet politik dhe qartësi lidhur me obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe si e tillë nuk mund të pranohet.
Pikërisht këto tema duhet të jenë në qendër të debatit publik. Ato nuk duhet të mbeten në hije nga premtimet elektorale afatshkurtra apo nga ndihmat e përkohshme financiare. Qytetarët kanë nevojë të dinë se cili është vizioni i secilës parti për çështjet strategjike që do të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës në vitet që vijnë.
Fushata zgjedhore nuk duhet të degradojë në akuza, fyerje, propagandë dhe gjuhë përçarëse. Demokracia forcohet kur partitë konkurrojnë me ide, programe dhe vizion për të ardhmen e vendit, e jo me sulme personale ndaj kundërshtarëve politikë.
Kosova nuk ka nevojë për konflikte politike. Ka nevojë për dialog që të ndërtohen institucione e qëndrueshme, të forcohet besimi i qytetarëve dhe të krijohet një shtet funksional në shërbim të qytetarve.











