Milazim Zeqiraj
Zhurma e altoparlantëve,
nuk e ndriçon besimin,
por mëson të mos pyesim.
Ajo nuk është tingull,
është frikë,
rremujë
dhe indoktrinim.
Zëri që qirret aty,
është thrrje,
që drita të humbet në turmë.
Indoktrinimi është ideologji,
për ta mbuluar idealin kombëtar,
që njeriu të jetë rob i kohës.
Gërhama e fundit,
vjen për ta lënduar shpirtin shqiptar.
Por mendja na mëson,
se ideali i jonë,
gjendet në ne.











