Këta rreshta janë shkruar si akt proteste kundër të ashtuquajturve “studentë”,
hartues të “Memorandumit rreth Kosovës dhe Metohisë”
Nga stepat e Karpateve
në Shumadi,
nga Teshliqi e Rogatica
në Gradishë e Knezhevë,
nga Baçka e Lika
deri në Kosovë,
u zvarritët ndër shekuj
me mendësi pushtuese,
duke u treguar
të egër dhe mizorë.
Harbutë mbetët,
si në shekujt VI dhe VII,
ashtu edhe në shekullin XXI:
me dorë hajduti,
me shpirt lugati,
të etur për plaçkë,
për vrasje
e shkatërrim.
Sikur të kishit forcë,
edhe botën
do ta ndiznit flakë.
Në armiqësi me sllovenët,
të urtë e punëtorë;
me kroatët,
detarë e ushtarë shembullorë;
me shqiptarët,
shqiponja denbabaden,
ilirë e dardanë;
me boshnjakët e pafat,
por të ndershëm
e trima.
Malazezë e maqedonas
i joshët
dhe i mashtruat,
derisa dredhitë
dhe hiletë tuaja
i kuptuan.
Sipas jush,
Perëndia krijoi
vetëm për ju
qiellin, diellin
dhe tokën.
Menduat
se historia shkruhet
me dhunë,
zjarr
e thika.
O të verbër,
i keni shpallur luftë
edhe qiellit,
diellit
e hënës,
të vdekurve
dhe të gjallëve.
Me rrëfime helmuese
të baballarëve
e nënave,
mbollët veçmas
urrejtje e fashizëm
ndaj shqiptarëve,
që kurrë nuk u thyen
dhe nuk u përkulën.
Aty ku shkel
këmba juaj,
nuk rrjedh ujë
dhe nuk mbin bar.
Mitomanë e shejtanë,
ende keni ngelur.
Krimi
nuk mbulohet
me heshtje,
as me propagandë,
as me memorandume
të shkruara
me ngjyrën katran
nga tërbimi.
Zgjohuni
nga gjumi,
zgjohuni!
Shërohuni
nga histeria:
s’pushtohen dot
Kosova
e Shqipëria.
ARIF EJUPI


