Nga KALOSH ÇELIKU
Lugati Ri në Shqipëri, krah për krahu me atë Plak, dhe ai tjetri në Republikën e Kosovës, moti kohë janë plakur me një këmbë në varr, e tjetrën mbi tokë mes varreve në Politikën Shqiptare. Lugati plak, me këmbëngulje me një këmbë në varr e tjetrën mbi varr, ende nuk vdes rrëzë “Çuke”. Lutjeve politike te Kisha shqiptare Guri i Zi” me Dy Lisa bineq kokë më kokë mbi Katund. Tyrbe kreshnike, ku gratë shqiptare i përshkonin fëmijët t’i shpëtojnë nga xhindet e Natës, që ua rrëmbenin nga shtrati pasmesnate mes Nanës dhe Babait.
Natën, Sot: zgjohen lugetër, dhe na i rrokullisin tinarët me tëlyen në korridorin e Shtëpisë para Agimit. Lindjes të Diellit me rreze mbi “Çelvjollcë”. Kusiat me gjizë nëpër shtëpinë e Babait me “nagëntin” nën jastëk me fishek në gojë. Mauzerrin mbi krye në shtrat. Dhe, “kashikarat” e serbit me dy mollët e kuqe të italjanit, nateditë në xhepat e strukes zezë varë pas dere.
Lugati, që pak para Agimit, pa dalë ende Drita ikë mes varreve. Edhe, bie në gjumë me ëndrra pushtuese – asimiluese. Cilës shtëpie pasmesnate, Ditën e Nesërme do t’ia rrokullisë tinarët me tëlyen. Përsëri, të zgjohet natën lugat me dritën e tij mbi Katund.
Pasmenate, zgjohet dhe delë nëpër Katund me fenerë në dorë te “Kodra e Tike” majë “Çuke”. Shkrep flakë-drite majë lisave: vap – vaap – vaaap. U sulet tinarëve me tëlynë, dhe kusiave me tambël t’i rrokullisë bythekrye nëpër dhomë në Shtëpinë e Babait. Siç duket, shqiptarët ende do të kenë luftë për Liri pasmesnate me lugetërit e rinj dhe ato pleq përtej Ditës Nesërme. Fatkeqsisht, Sot: me dy Lugetër të Rinj, dhe një Plak, nuk shkohet në Evropë. Rrezik, Sot: për një Shtet Shqiptar në luftë me shekuj për “Liri” dhe Robëri!
Nesër, nuk e di: sa lugetër të rinj dhe pleq do t’i kenë shqiptarët për në Evropë?! Dhe, Shqipëri…











