Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Vjosa Osmani apo Albin Kurti?
Kush e çoi Kosovën në zgjedhje?
”Luftë” Kurti – Vjosa?!
Ka xhelozi, pabesi plus tradhëti në Plitikë
A nevojitet Vjosës një këshilltar me përvojë të gjatë politike?
Pse në ”listën” e LVV nuk ishte emri i Vjosa Osmanit?!
Çfarë ju shkruajti Grenel pas shpërndarjës se Parlamentit?
A ju tha Grenel që Hashim Thaçi – Kryeministër?!
Pse kur flet Grenel – si kur flet Vuçiq?!
*

Greta Topjana, udhëheqëse e emisionit

Prof. Enver Bytyqi

Mimoza Gavrani

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës
Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë për takimin e liderëve të BE …

Vjosa Osmani me Presidentin Trump
Presidentja Vjosa Osmani, erdhi me një deklaratë për të shpërndarë Parlamentin e Kosovës: çfarë do të thotë se do të sjellë zgjedhje të reja në Kosovë.
Ajo deklaroi:
”ZGJEDHJET E DRETËPËRDREJTA TË PRESIDENTËS/IT. Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjën e Presidentës/it, sapo kam dërguar në Kuvend amandamente Kushtetuese për zgjedhjën e drejtëpërdrejt të Presidencës/tit, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për adamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftojë të gjitha partitë politike të votojnë këto amandamente Kushtetuese. Tash e tutje le të flasë populli.”
*
Greta Topjana: Tani do të dëgjojmë çfarë mendojnë të ftuarit në emision:
1. Enver Bytyqi, prof. – kekspert për marrëdhënie rajonale,
2. Egon Loli, opinionist
3. Ermal Peti, opinionist,
4. Mimoza Govrani, ”kosovare” e ardhur në Shqipëri
Para se të japin opinionet e tyre, të lexojmë se çfarë shkruan Grenel. Ai shkruan ”Lajm ekselent: Lajmi për shpërndarjën e Parlamentit të Kosovës – lajm i mirë. I mrekullueshëm. Zoti na sjelli një mrekulli – Të gjith të presim kthimin e Hashim Thaçit – Thaçi Kryeministër!” (Grenel)
*
Enver Bytyqi: Kur flet Grenel – flet Vuçiq. Nuk kam asnjë koment tjetër. Ai është në pordoronë e Serbisë, mirë i paguar dhe punon për llogari të Serbisë, Në momentin kur e lexova këte, mendova se krejt kjo që është është përgatitur me një rexhi të këtyre eksponentëve;
Egon Loli: Grenel atje udhëheqë një qendër ”Xhon Kennedy”, është lobist dhe këtë që thotë nuk kanë lidhje njëra me tjetrën, sepse: çështja e Hashim Thaçit është qështje e Gjykatës së Hagës, e kjo këtu është situatë krejt tjetër që s’ka lidhje me atë të parën. Kjo që bën Grenel, nuk ka lidhje me realitetin, s’kka fare . absolutisht s’ka lidhje me atë që po ndodhë.
Enver Bytyqi: M’u kujtua një delaratë e Sergej Llavrov që e tha para një jave, për idenë e diplomacisë, për ndarjën e Kosovës. A ka lidhje kjo deklaratë me atë që tha Grenel? Unë jam i prirur të besoj që kjo deklaratë ka lidhje me ate të Lavrovit. Kemi deklaraten edhe të Aleksander Vulin që “duhet të veprojmë si Mosadi dhe një serë deklaratash me të cilat provokojnë Kosovën në një situate kur Kosova nuk është e aftë të reagojë. Përgjegjësia është e tyre që drejtojnë Kosovën.
Për Grenelin, autokratet e Ballkanit, kanë besuar që ai do të jetë zv sekretar i shtetit, por ashtu s’i doli. Serbia e ka paguar si “majm” prandaj duhet t’ua kthej një “resto” – sa të mundet do t’i kthej borxhet që i ka marrë nga Serbia.
Greta Topjana: Pse LVV nuk e përfshiu ne listen e saj emrin e Vjosa Osmani për Presidentete?
Enver Bytyqi: Ka disa arsye, Njëra është se të dy palët janë xhelozë ndaj njëri-tjeterit, Z. Kurti ka xhelozi për shak të asaj që Vjosa Osmani mori mbështetjen e fortë nga z. Tramp sa ishte në vizitë zyrtare tek ai. Kjo e bën Kosovën, pa dyshim, një marrëdhënie të nderuar – pa diskutim. Zonja Osmani, ka ambicjen dhe bindjen qe z. Kurti duhet t’i bindet për krejt që ajo mendon. Po ashtu znj Osmani ëhtë e zhgënjyer, për shkakun se marrëdhëniet që i ka me SHBA dhe z. Trump, do t’ia kishin lakmi shumë kryetarë shtetesh të mëdha të botës. Asaj me të drejtën e Zotit do t’i jepet një mandat i dytë. Unë kam kërkuar – në komentet e mia, që t’i jepet një mandat i dytë, Pora nuk ju dha përshkak të egos se Albinit dhe egos se Vjosës.
Në muajin shkurt të këtij viti, Edi Rama – një ditë para Festës se Pavarësisë së Kosovës, ishte për vizitë në Kosovë dhe mbajti nji fjalin me rastin e promovimit të nji libri dhe i dha me dije PDK që ta pranojnë Vjosa Osmanin si Presidente të Republikës së Kosovës, përshkak edhe të asaj që ajo ka luftuar dy vite me zyrtaret e Gjykastës kishin ardhur nga Haga, per ta kontrolluar zyren e Hashim Thaçit. E znj Vjosa nuk ua ka lejuar. Ky ishte ”sekret” por Rama ua bëri të dijtur atyre të PDK-ës. Por PDK-ja nuk bëri asnjë hap të vogël që ta pranonte Vjosa Osmanin si Presidente të Republkikës se Kosovës. Po ta pranonte, atëherë Kurti do të vinte para një vështirsie të jashtëzkonshme për ta propozuar. Mirëpo PDK nuk pranoi ne asnjë mënyrë këshillën që ia dha Kryeministri i Shqipërisë. Këtë z. Kurti e kuptoj si një lloj kurthi që po i përgatitej nga z. Rama dhe znj Osmani. Rama deshi te bën takim edhee me Kurtin, por takimi u anullua.
Mimoza Gavrani: Takimet e Ramës me Kurtin kanë qenë ndeshje, sa që kemi pas raste kur as neve nuk na u ka lejuar të jemi të pranishëm ne takimet e tyre. Deklara e Ramës ka qenë e hapur në favor të znj Osmani. Mirëpo, znj Osmani e nervozuar shpalli shpërarjen e Parlamentit dhe paralajmërimin për zgjedhje të lira. Ky shpartallim i Parlamentit do të shkoi në Gjykatë Kushtetuese, dhe do presin vendimin e kësaj gjykate. Po ashtu, sjellja e Kryetares se Kuvendit ishte pak e vrazhë dhe largë politikes së Parlamentit. Ajo që len për t’u deshiruar ishte te gjitha partitë politike të ulëshin në një tavolinë të përbashët ku emrat e atyre që kandidojnë të bëhen publik, ku znj. Osmani kishte peshën me të rëndë për shkak të punës, angazhimit të saj. Mendoj se këtu do të duhej të merrte pjesë edhe shoqëria acivile.
Greta Topjana, pyet: Po Glauk Konjufca?
Mimoza Gavrani: Sa i përket pyetjes juaj lidhur me Glauk Konufxen, unë e respektoj, nga se është një ndër figurat e rralla të LVV, i cili ka asrritur të ruaj një seriozitet polik. Mandej, ai ka treguar pjekuri politike. Në anën tjetër emri i tij po permendej shume shesh, madje ai po përodrët si një ”xhoker” politik i ”kartës se fatit”, kur përdoresh shpesh ne situata të neutralizojë konnfliktet në situata politike.
Egon Loli: Unë mendoj se nuk kishte kandidat tjetër LVV, dhe LVV ta nxirrte nje kandidat që të nisej proesi e pastaj. Pra, emri i Glaukut u hodh si emër për të nisur procesi. Palët politke ta repektojnë Kushtetutën, Partitë e opozitës nuk kishin opcion tjetër por të bllokojnë kandidaturën Presidentës; nuk e pranojnë dot që duhet të jenë në opozitë. Znj Vjosa Osmani nxitoi dhe mori një ”super autogol”.
Enver Bytyqi: Presidentjas ka të drdejtë ta shperndaj Parlamentin. Por znj Osmani pa asnjë konsultim me këshillëtarët e saj, pa një konsultim me Gjykatën Kushtetuese , pas një ekspertizë, por me nxitim veproi dhe ai nxitim i kushtoji dhe u bë viktimë e atij nxitimi, i atij veprimi që bëri. Nxitimi i znj. Osmani ka qenë si një ”autogol i jashtëzakonshëm” në dëmin e saj. Gaboj dhe nxitoj, ndikimet i ka emocionale.
Egon Loli: Përshkak se z. Kurti nuk e propoznte, znj Osmani gaboi dhe nxitoi.
Mimoza Gavrani: Gjatë gjithë kohës 6 mujore, Presidentja ishte shumë e qetë, por nuk e diskusdoj fare kandidaturën për Presidente për mandatin e dytë?! Ishte një ”momentum” kur shteti ishte në nje ”ngërç” politik, por pastaj të filloj procesi i kanditaturës për Presidente
Enver Bytyqi: Kjo asht fatkeqësi e madhe. Do të merrem vetem me veprimin. Znj osmasni nuk pat marr parasyh faktin se pas 5 vitesh do të zgjedhej nga populli, e mos të nxitojë. Duhet pasë parasysh se ”Lista srpsksa” nuk do i votonte ndërrimet (ndryshimet) kushtetuese. E vërtetë që Glauku ka pasë mbi 300 mijë vota, dhe ka qenë më i votuari. Nga femrat, znj Osmani ka qenë më e mirë në zgjedhe, po më e mirë dhe më fortë ka qenë kur i thënë Thaçit: ”Nuk të votoj!”
Mendoj se në këtë situate ishte LDK-ja që ndikoj se kur erdhi puna me votue as gjysma e deputetëve të LDK-ës uk ishin ne sallën e Kuvendit.
Egon Loli: Ishte përgjegjësi e madhe e LVV që të kandidontee znj. Osmani.
Greta Topjana: Po afati i gjykatës Kushtetuese për sjelljen e Vendimit?.
Enver Bytyqi: Është 3 muaj, por është kërkuar që më përpara të sjell Vendimin.
Ermal Peti: Kjo situatë do ua “haj kokën ehe njërit edhe tjetrit. Me nxitimin e znj Vjosa Osmani, z. Kurti ka përfituar shumë pikë! Znj Vjosa ka bërë gabim!
Sa përket LDK-së, nuk mund të harrohet ajo situate kur nuk e pranuan znj Gërvalla, por znj Osmani ishte ajo që znj Gërvalla të hyjë.
Ermal Peti: Mendoj se qendron nje xhelozi ndërmet Kurtit dhe Vjosës, sepse Kurti në Diplomacinë Amerikane dhe evropiane i ka të gjitih dyert e dritarët e mbyllyra, ndërkaq Vjosa i ka të hapura, kjo e bën Kurtin xheloz. E veçmas përafrimi i Vjosës me z. Trump. Kosova është në krizë politike. Albin Kurti po e tregon egon e tij të sëmurë.
Mimoza Gavrani: Nuk ka rritje ekonomike. Investitorët po largohen nga Kosova
Egon Loli: Korrupcioni ka nidkuar që mos të vijnë investitoret.
Mimoza Gavrani: Deklarata e SHBA-ës se po terhiqen nga Dialogu i Kosovës me Serbinë ishe e disfavorshme për Kosovën, me një fjalë nuk e ndihmuan Kosovën. Kur flasim për korrupcionin ne Kosovë është prezent dhe ka të korruptuar, por organet e pushtetit nuk po ndërmarrin masa. Presidentja Vjosa Osmani ka punuar shumë në aspektin e njohjeve të Kosovë, ajo ka merita për njohjet reja. Por në Kosovë nuk ka rritje ekonpmike, nuk ka investitorë nga jashtë përshkak të korrupcionit.
Enver Bytyqi: Zonja Osmani ka merita per njohje. Kryemnistri i Kosovës nuk mund te ngarkohet të gjitha, sepse ai ka qenë i preokupuar rreth shtrirjës se Sovranitetit në pjesën Veriore të Kosovës dhe ka arritur që në atë drejtim ka bërë mjaft, në krahasim me Qeveritë tjera.
Kur Kryeministri Albin Kurti bënte përpjekje për Sovranitet që të shtrihej në pjesën Verore dhe ia doli, Hashim Thaçi shetitej mbi Ujmanin (liqenin) me ”Jahtin” e Radojçiqit, i cili e ruante dhe e mbronte e Thaçi thonte ”Jam në pjesën Veriore.”
Pra, ndryshe është të shtrijsh Sovranietin, e krejt ndryshe të shetisej me ”Jahtin” e Radojçiqit dhe të thuash ”Jam në Pjesën Veriore!?” Kjo nuk është njejtë, këtë krejt e dijmë.
Agon Loli: Si Albin Kurti t’i sigurojë mbi 80 vota në Kuvend, kur dihet se LDK-ja i ka hallet e veta?
Enver Bytyqi; Unë mendoj se për President në Kosovë duhet të është një figurë emblematike, ndonjë akademik, nodnjë njeri i cili ka reputacion dhe autoritet të populli, e jo figurë politike.
Ermal Peti: Pse opozita nuk po e do Kryeministrin Albin Kurtin kur ai ka bërë shumë për shtrirjën e Sovranitetit?
Egon Loli: Kosova nuk duhet të harrojë, që aq shumë do më thënë përafrimi i znj Vjolla me Presidentin Trump. Këtë që ka bërë Presidentja Vjosa nuk ka arritë ta bëjë asnjë Kryetar shteti, as qe kanë mundur të shohin ëndërr. Pra, Afati prej 60 ditëve nuk u shfrytëzua nga Presidentja. Brenda afatit prej 60 ditësh ajo nuk përmendi kandidaturën për Presidente, dhe ky është lëshim i madh i saj.
Enver Bytyqi: Si do të përfunoj nuk e di. Situata politike në Kosovë është e mjerueshme, është e shëmtuar, por po presim Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Shënim: Këtë shkrim po e përfundojë me këtë mendim:
Etika dhe morali janë alfa dhe omega në shkencë, në folozofi, drejtësi dhe në jetë. Janë vlera relevante, veçmas në filozofi, në drjetësi, në punë, në jetë – janë busulla e vetme, bartësit apo orijentuesit e së cilës, lypset t’i respektojmë maksimalisht, vazhdimisht dhe domosdoshmërisht treguesit (akrepat) e saj. Pa respektimin dhe zbatimin e të dy kategorive të sipërpërmendura, që janë tejet relevante (të rëndësisë së veçantë) dhe kruciale për udhëmbarën dhe fatbardhësinë e njerëzimit, heret a vonë do të çrregullohen hallkat deri në zhbërje, ekuilibrat ekonomike, sociale, etike dhe morale të shoqërisë, të shtetit, të kombit./IMH
F U N D











