Arben Çokaj
Kina komuniste ka trenat më të shpejtë në botë, e ne edhe trenat e komunizmit i prishëm dhe kemi mbetë pa trena fare! Edhe paratë për të bërë linjën e trenit Tiranë – Durrës, apo me Aeroportin e Rinasit, po i marrim nga BE – e prapë hekurudhën nuk po e bëjnë.
Të gjitha paret i vjedhin e këtyre Kina robtë ku t’i kenë! Tash 35 vetëm hajni në këtë vend, nuk ka politikani asnjë përgjegjësi për ta zhvilluar vendin, vetëm për ta vjedhë! E për ta rrejtë! Politikanë pa asnjë karakter shtetformues si kemi ne, është e vështirë me gjetë – vetëm vendet e prapambetura mund t’i kenë…
E kanë nxjerrë këtë vend e popull jashtë realitetit komplet. E zëvendësuan komunizmin me islam, e pëllasin përditë arabisht me altoparlante. Na shurdhojnë kot. Asnjë lek përfitim s’e ka shoqëria nga islami. Atëherë pse harxhohet kaq energji e pare në një gjë pa vlerë?! Se populli bagëti! Një gjë me vlerë për këtë vend nuk e bëjnë këta horra!
As rrugë, as drita, as ujë nuk arritën t’i bëjnë për 35 vjet, e këta faqen e zezë e paçin për sa të jetë jeta!
Çfarë është ky popull i zhbedatun që duron politikanë të tillë?!











