Fatmir Sheholli komunikonte direkt me Bojan Dimiqin, zyrtarin e lartë të BIA-s serbe, dëshmojnë provat e siguruara nga Prokuroria Speciale.
Se Sheholli ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Dimiqin, drejtorin e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në BIA, vërtetohet përmes komunikimeve në telefon dhe rrjete sociale si Viber, WhatsApp, Skype etj, të cilat i ka siguruar Prokuroria.
Për më shumë, e më qëllim të shmangies nga organet e ndjekjes, i pandehuri këtë numër e kishte të regjistruar me emrin “Gizi”, pastaj në aplikacionin Viber i njëjti numër paraqitet me emrin “BoJaN” dhe tre flamuj të Serbisë.
Sipas dosjes së Prokurorisë, nga kërkimi në “Call llog” në telefonin e Shehollit me numrin e Dimiqit paraqiten 31 gjetje (thirrje, etj).
Po ashtu, nga të gjeturat, figuron se numri i Bojan Dimiç përveç me emrin “Gizi”, me datën 01.10.2025 ka qenë i regjistruar edhe me emrin “Gazetari”, e më pas me datën 02.10.2025 e ka regjistruar me emrin “Bojana”.
Ndër të tjera, nga ekzaminimi i telefonit rezulton se janë gjetur edhe komunikime të drejtëprdrejta ndërmjet të pandehurit dhe Bojan Dimiç, në lidhje me pjestarët e UÇK-së, ku Bojan Dimiç e njofton Fatmir Shehollin:
“Për babain e Nuredinit, ish pjestarin e UÇK-së, ka diqka të imët por e pa rëndësishme.”
Bazuar në dosjen e Prokurorisë, nga kërkimi tek CHATS me fjalën kyqe “BOKI” rezulton një e gjetur në të cilën është një komunikim në mes pandehurit Fatmir Sheholli dhe personit me emrin “Viktor Makedonia” me numër të telefonit (Whatsapp) +38970269888.
Në një komunikim të tyre, i pandehuri Fatmir Sheholli e njofton “Viktor Makedonija” me fjalët…
“Më ka thirrë Boki pak më herët, mos harro nesër të tregoj se çka më ka thënë”, duke ju referuar Bojan Dimiç-it.
Në një bisedë telefonike më 23 shtator, Fatmir Sheholli dhe Bojan Dimiq, kërkon që materialet e përgatitura nga BIA serbe t’i shqyrtonte me kujdes “për shkak të mundësisë së përgjimit nga institucionet e sigurisë së Kosovës”.
Gjatë kësaj bisede, Dimiq e njofton Shehollin se materialet përmbajnë dokumente dhe audioincizime në gjuhën serbe që duhet të përkthehen, ndërsa të dy dakordohen që dorëzimi të realizohet në Mitrovicën e Veriut para datës 27.09.2025, pra para mbajtjes së zgjedhjeve lojkale të dt. 12.10.2025.
Nga bisedat e transkriptuara rezulton se Fatmir Sheholli, në koordinim me Bojan Dimiçin, Milaim Zekën dhe persona të tjerë, organizojn pranimin, përkthimin dhe publikimin e materialeve audio dhe transkripteve që dyshohet se janë siguruar në mënyrë të kundërligjshme, ndaj disa zyrtarve të Minstris së Kthimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Gjatë komunikimeve, Sheholli diskuton me zyrtarin e BIA-së, Bojan Dimiq (në gjuhën serbe) për mënyrën e dorëzimit të materialeve, masat për shmangien e zbulimit dhe mbikëqyrjes, ruajtjen e tyre, si dhe koordinon publikimin në media dhe rrjete sociale me qëllim që përmbajtja të ketë sa më shumë jehonë dhe ndikim publik.
Audioincizimi:
Fatmiri: Për nja 20 minuta do të jem me avokaten. Ajo do ta sqarojë mënyrën për në spital atje… Ajo do të sqarojë se si funksionon dhe cili është plani që ajo e ka menduar. Për 20 minuta jam te ajo.
Fatmiri: Më thuaj për atë të dytën, çka po bëjmë me këtë të dytën? (Bashkëbiseduesi nuk dëgjohet.)
Fatmiri: A do të më thërrasë mua dikush apo çka? Nesër është data 24, duhet së paku dy ditë t’i shikojmë, kupton, nuk është bash aq e lehtë… Vetëm të lutem, shiko se ata budallenjtë mund të na përcjellin, më kupto.
Bojan Dimiç: Po, vëlla, unë nuk mundem… Përmend Mitrovicën, por nuk kuptohet pse.
Fatmiri: O, vetëm ai që vjen, mos të jetë dikush që mund ta përcjellin lehtë këta… Nga portali i vet, që këta në Klan Kosova ta analizojnë.
Bojan Dimiç: Pasi të kryhet emisioni, e merr pjesën e dytë.
Fatmiri: E kryer është kjo. Lajmëromë ti mua kur të shkosh për veri. Veç mos u vono, se i 12-ti vjen shpejt… Nesër është i 24-ti, nesër është dyvjetori i Banjskës, kështu që mund të ketë gjithçka.
Bojan Dimiç: Nesër është dita ku duhet të kemi kujdes, të ruhemi.
Fatmiri: Po, po, nesër, pasnesër, më së voni deri më të 27-tin.
Bojan Dimiç: Shohim gjatë këtyre dy ditëve. E gjitha është e përgatitur… Duhet të kesh kujdes për shkak të përgjimit, e kupton.
Fatmiri: O, i kam thënë që GIZI m’i ka dhënë, e kupton.
Bojan Dimiç: … Është në gjuhën serbe, se duhet të përkthehet. Ka edhe diçka që mund të mos dëgjohet.
Fatmiri: A ka edhe bisedë apo ka vetëm me shkrim?
Bojan Dimiç: Ka edhe bisedë, edhe me shkrim.
Fatmiri: Në rregull, u morëm vesh, u kuptum. Mu nuk ma nin k…, ma ka dhënë GIZI edhe ditën e mirë.
Bojan Dimiç: (Nuk dëgjohet.)
Fatmiri: Po lëre atë. Ligji thotë, nuk ki nevojë me thanë asgjë… Në rregull është ajo, mos u brengos.
Bojan Dimiç: U dakordum.
Fatmiri: Vetëm deri më të 27-tin, nesër kurrsesi… Të thërras kur të jem me avokaten, që të tregoj ajo për atë.
Më dt. 24.09.2025, Fatmir Sheholli kontakton gazetarin Milaim Zeka, në këtë rast si dëshmitar, të cilin e njofton se më datë. 27 ose 28 shtator do të pranojë materialet dhe më pas do t’ia dorëzojë tek ti (Milaimi) për publikim (Fatmiri në këtë telefonatë i thotë Milaim Zekës: “dëgjom me 27-tin ose 28-tin vijn ato senet edhe i shohim dhe flasim”).
Për ta fshehur origjinën e tyre, ai i paraqet materialet se kinse i ka siguruar nga “GIZI Gjerman”, ndërsa i premton Milaim Zekës shumën prej 2,000.00 euro për publikimin e tyre, 1,000 euro në fillim dhe 1,000 euro tjera pas dhjetë ditësh, pas publikimit të tyre në emisionin e tij “Pa Rrotlla”./paparaci.com
Kriminologjia / Criminology
Mekuli Press
Xhamitë në Kosovë nga Beogradi
Memorandume që janë aktive që nga Garashanin, Çubrilloviq, Andriq, Tito, Millosheviq dhe Vuçiq: Ja strategjia e Serbisë së moçme, UDB-së (BIA), e gjetur e shkruar në telefonin e Fatmir Shehollit, analistit dhe miku i madh i shumë gazetarëve shqiptarë.

👇👇👇Kjo dosje është e prokurorisë dhe i botuar në media:
“Pasi që të bëjmë marrëveshje me operativet tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd shumica e këtyre parave do të investohen në ndërtimin e xhamive. Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme si afër auto udhëve, shkollave, qendrave tregtare ndërsa xhamitë ne fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen. Pranë xhamive, shkollat islamike (medresetë) duhet te shtrihen në të gjithë vendin edhe në ato vende ku interesimi është më i vogël, fëmijë dhe të rritur duhet të barten nga vendet ku feja është më e rëndësishme se kombi si nga vendet Mitrovicë, Vushtrri, Djeneral Jankovic, Kaçanik, Dragash dhe Prizren. Krahas operativëve Shqiptarë kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku duke përfshirë Romët dhe Ciganet të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të aktivizohen në Islam.
Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë qe sa më shumë të inkuadrojnë njerëz me kombësi Shqiptare me ndikim në Sport, media muzike dhe politike. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islam të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami.
Në vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Me këtë do teë arrijmë që t`i ndajmë Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë Shqiptarët më të pasur dhe më të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën.
Poshtë në Kosmet duhet të krijohet atmosfera ashtu që njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë Kosovës dhe një pjesë do të vendosin për fenë islame. Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do të vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë”.











