Dr. Ibrahim Rugova
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Rrahman Sylejmani: Atentati ka ardhë atëherë kur tensionet politike kanë qenë shumë të larta dhe shumë faktorë kanë ndikuar që mos të bëhet ndertimi i shtetit. Ka pas informata që atentati është organizuar nga grupe kriminale që vepronin në rajon dhe në Kosovë. Qëndron një teori që atentati është krye nga grupe ekstremiste, të cilat kane pasë për qëlllim të pëngojnë inisiativat e Rugovës për ecje përpara drejt formimit të shtetit. Edhe aty ku ka ndodhur atentati kanë qenë të vendosura edhe qeveritë që kanë ardhë nga egzili…kanë marrë kërcënim njerëzit, që janë detyruar edhe me e lëshuar vendin, si rasti i Januz Terstenës; ka pasë përçarje edhe brenda qeverisë Bukoshi, pastaj përçarjet midis Qeverisë Bukoshi dhe
Qeverisë Rugova, i dimë na ato… ndalja e shpenzimeve, ndaljen e telefonatave të Rugovëse etj. Sulmet janë bërë edhe për ta penguar pavarsimin e shtetit të Kosovës. Si tha edhe profesori, ata djem i kanë ndihmuar vullnetshëm Rugovës, por pa pergatitje profesionale të duhur. Motivet politike dhe ekstremiste kanë pas një rol me rëndësi për destabilizimin e Kosovës.
Mensut Ademi: Jemi në një fazë ku është luftë ushtarake, politike dhe ekonomike, dhe sa i përket luftës ekonomike, janë ato grupët kriminale që kanë veprua në Bosnje e Kroaci, dhe ato grupe janë pasurua nga ato para që janë keqëpërdor, janë bërë qëndra të mëdha sepse e kanë dijtur se si me vepruar në një zonë pas lufte, siç është Kosova, dhe kanë vepruar me persona të grupeve kriminale ekonomike dhe sot na e kemi veshtirë me e luftua korrupcionin dhe krimin e organizuar. Këta djemt kanë filluar me mbrojtje të Ibrahim Rugovën,sepse ka pas gjasa të vie gjer të lufta civile në Kosovë. Unë kam pasë raste me dëgjuar se Ibrahim Rugova ka thënë: “…po, do të na rrahin, do të na kërcënojnë, por nuk guxojmë të lejojmë luftë civile në Kosovë!” Këto janë ato fakte. Unë e fajësoj UNMIK-un, i cili nuk ka qenë “sy qelë” në atë kohë, nuk ka qenë profesional. Na kemi pas rast, kem profesionistë të cilëve nga UNMIK-u nuk ju ka dhënë rast as mundësi të angazhohen në parandalimin e krimit të organizuar dhe n’këtë rast rrethanat kanë ndryshuar.
Refki Morina: Na nuk kemi qenë të formuar sa duhet, kompetencat kane qenë të UNMIK-ut, kështu që na si polici e Kosovës pak kemi pas qasje në ato dosje se nuk na u lejonte nga UNMIK-u, po kemi fillua të organizohemi si polici e Kosovës dhe dalngadal t’i marrim kompetencat që s’i kemi pas përpara, edhe në UNMIK ka pasë njerëz që kanë adhur nga shtete të ndryshme, të cilët nuk e kanë njohur punën policore, hetimet etj. Nuk kanë qenë profesional si ata nga Gjermania, Amerika…,Unë mendoj se në vendin e ngjarjës ka pas çka të gjindet. Përpos mjetit shpërthyes, dëshmitarët, dmth analiza prej momenti kur niset nga shtëpia e tij, duhet të analizohet, rruga rrugëtimi, bisedat edhe të bashkëpunëtorve të tij që kanë që me te, pozita e uljës -vendi ku ka qenë ulur Rugova dhe krejt çka i nevojitet hetuesisë.
Mensut Ademi: Atë kohë unë kam qënë jashtë Kosovës, por kam informacione qe eskortës se Ibrahim Rugovës i është dhënë një alarmim që mos të nisën asaj rruge… aty ka qenë një veturë Audi, e kthyer anash, si shenj se aty ka diçka, levizjet e disa personave të dyshimtë etj. Sa herë ka levizë Rugova nuk ka levizë një rrugës, por një verzioni – rruge tjetër. Sa për informim është një video inçizim, është një veturë AUDI dhe në të ka qene një djalosh dhe ka qenë alarm se aty është vend i dyshuar, ai djalosh është nga Istogu, është pjesë e mbrojtjes se Ibrahim Rugovës.
Ibrahim Rugova në atë kohë ka qenë në nji gjendje tëe rëndë ekonomike: s’ka pasë para me ble naftë, s’ka pasë pare me e ble antifrizin, s’ka pas para me pagua shpenzimet e telefonit, sepse ia ka ndal Bujar Bukoshi, Qeveria në egzil. Konflikti politik brenda partisë, e kanë shantazhuar. Presidentin e ka mbrojt populli dhe njerëzit që i kanë qendruar afër.
SHIK-u ka pasë interes me e mbrojt Ibrahim Rugovën, sepse Ibrahim Rugova ka qenë President i gjithë Republikës së Kosovës.
Rrahman Sylejmani: Levizjen e asaj dite e kanë ditur një numër i vogël i njerëzve. Edhe njerëzit që i kanë shërbyer Rugovës kanë pas një të kaluar jo të mirë, prandaj është dasht të verifikohën…Ka pasë përçarje brenda përbrenda Qeverisë se Bukoshit, Ndalja e finasncave ndaj Rugovës etj. ka qenë një ideologji: “ta baltosim, ta largojmë…!?” Me metoda tjera këta e kanë pasë vështirë që Ibrahim Rugovën ta rrëxojnë nga pushteti.
Pavarësia ndodhi tri vjet pas atentatit!? dmth. 3 vjet pas atentatit ndaj Rugovës ndodhi pavarsia e Kosovës (17 shkurt 2008). Një pjesë ekstremiste e LDK-së, e SHIK-ut, e LPK-së, një pjesë e të dalurve nga lufta (UÇK-ja) – nuk po them për të gjithë, se disa kanë dhanë gjithçka prej vetit edhe jetën, po po them për ekstremistët që kanë qenë kundër Rugovës, nuk kanë gjetë metoda tjera për ta rrëxue Ibrahim Rugovën. Nuk e kanë pranua si Komandant të forcave të armatosura; këto dhe përçarjet brenda për brenda LDK-së e kanë çue gjendjen deri aty…!
( v i j o n )











