17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj KONGRESI I LUSHNJES NË EMISIONIN ME PULLA

KONGRESI I LUSHNJES NË EMISIONIN ME PULLA

1
Pullat Postare - 21 janar 2020

100 vjet parlamentalizëm shqiptar

Shkruan: Hysen S. Dizdari

Rrethanat historike ku u mbajt Kongresi i Lushnjës

Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua akti kushtetues për Pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi Këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar prej 37 vetash.

Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Kongresi i  zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga.

Në atë Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë.

Delegateve u uroi  mirëseardhjen në Kongres patrioti, Ferit Vokopola , i cili ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjës dhe Skraparit.

Pas Vokopolës, foli patrioti Aqif Pashë Elbasani.

Aqif Pasha iu përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur kështu ceremoninë e hapjes së Kongresit.

Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë.

Në mbledhjen e dytë të këtij kongresit, e cila u mbajt më datën 24 janar 1920, u zgjodh si kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani.

Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së këtij kongresi.

Patriotin Abdyl Ypin e vranë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së mbledhjes me qëllim që të frikësoheshin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës.

Kongresi i Lushnjës mori këto vendime:

  • Rrëzimin e qeverisë së Durrësit

-Zgjodhi përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar në delegacionin e Konferencës së paqes në Paris: Imzot, Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin.

-Më datën 30 janar 1920 kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të lartë: Imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin.

-Kongresi i Lushnjës, zgjodhi  qeverinë e re, e cila kryesohej nga kryeministri, Sulejman Delvina.

Antarë të kësaj qeverie u zgjodhën: Ahmet Zogu, ministër i brendshëm, Mehmet Konica, ministër i punëve të jashtme, Hoxhë Kadria, ministër i drejtësisë, Ndoc Çoba, ministër i financave, Sotir Peci, ministër i arsimit, Ali Riza Kolonja, ministër i luftës, Eshref Frashëri, drejtor i përgjithshëm i punëve botërore dhe Idhomeni Kosturi.

-Në mbledhjen e datës 31 janar 1920 Kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit.

Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve, duke vendosur: Qyteti i Tiranës, të jetë  kryeqytet i Shqipërisë.

Kongresi i Lushnjës ishte në ngjarje me rëndësi të madhe historike në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse arriti të hedhë  themelet e shtetit shqiptare dhe  të pavarësisë, të arritur më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Kongres ishte një shprehje e vullnetit të popullit shqiptar, por  edhe  një akt i rëndësishëm guximi e trimërie në mes të dëshpërimit të vendimeve të pa drejta të Konferencës së paqes të  vitit 1919, i cili  u ndërmor nga  intelektualët dhe patriotët shqiptarë, në momentin e rreziku për pavarësinë e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare u mblodhën në Lushnjë dhe vendosën të shpallnin Lidhjen e bashkimin kombëtar shqiptar me qëllim që  t’i jepnin fund anarkisë në vend dhe të vendosin të ndërtojnë një shtet shqiptar të pavarur dhe të mbështetur mbi  forcat e veta.

dhe filatelia shqiptare në  historinë e saj mbi 112 vjeçare ka dhënë  një  kontribut të  vyer në  edukimin patriotik dhe atdhetar  të  brezave të  rinj.

Një nga emisionet më të rëndësishme të pullave postare kushtuar Kongresit Lushnjës u emetua më 21 janar 2020.

Me rastin e 100 vjetorit të Kongresit Lushnjës, më 21 janar 2020, Posta shqiptare emetoi një emison me pulla postare të emertuar: 100 VJET PARLAMENTALIZËM SHQIPTAR.

Ky emision përmban një seri me pesë  pulla postare me vlerat: 20 lekë, 30 lekë, 40 lekë 60 lekë 200 lekë dhe zarfin e ditës parë, FDC.

Pulla me vlerë 20 lekë ka pamje të ndërtesës historike, ku zhvilloi punimet Kongresi i Lushnjës.

Një  karakteristikë e kësaj pulle është  se në pjesën e sipërme majtas kanë  të  vendosur shqiponjën dy krenare, mbi një  sfond ngjyrë  të  kuqe, ku është  shkruar me germa të  mëdha: “100 VJET PARLAMENTARIZEM SHQIPTAR”

Pulla me vlerë 30 lekë, paraqet një pamje të ndërtesës historike ku zhvilloi punimet Kongresi i Lushnjës nga viti 1920-1925.

Pulla me vlerë 40 lekë, paraqet në sfond, një  logo të  flamurit kombëtar shqiptar, ku mbi të shkruan 100 vjet, kurse në  pjesën e sipërme të  kësaj pulle shkruan me germa të  mëdha:

“100 VJET PARLAMENTALIZEM SHQIPTAR 1920 -2020”.

Pulla me vlerë 60 lekë paraqet  ndërtesën historike ku zhvilloi punimet Parlamenti  shqiptar në  Tiranë  pas vitit 1925-1944.

Sot kjo ndërtesë  shërben si Tetari i kukullave.

Pulla me vlerë  200 lekë, paraqet një  pamje ballore të ndërtesës ku  zhvilloi punimet Parlamenti shqiptare nga viti 1945-2020.

Të dhënat teknike të kësaj serie me pulla postare janë:
Përmasat e pullës: 44 x 34 mm
Kompozimi i tabakut: 4 seri në tabak
Data e emetimit: 21. 03. 2011
Tirazhi filatelik: 20 lekë,30 lekë,40 lekë,60lekë – 3000 pulla.
Tirazhi filatelik: 200 lekë -13000 pulla, FDC: 300 copë.

Tiranë më, 26 janar 2026

1 KOMENT

  1. Falenderoj studiuesin e filatelise shqiptare Z. Dizdari per informacionin interesant qe sjell me kete shkrim.Ai e shpreh bukur qe historia e shtetit tone pasqyrohet besnikerisht ne imazhet de pullave postare. Urime per autorin Dizdari!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.