20.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Trumpi – trap, Lea Leman Ypi gjeni – Po Rama ku është?!

Trumpi – trap, Lea Leman Ypi gjeni – Po Rama ku është?!

0
Donald Trump
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Benzina në Amerikë me Trumpin President ka rënë në 1,96 USD për gallon – thotë Trump. A ju besohet ju? (1 US gallon = 3.785 kg)

Pra është rreth 4 herë më e lirë se në Shqipëri. Dhe mundet se bie përsëri tani me marrjen e naftës nga Venezuela. Të paktën kështu parashikon Trump.

Sipas Lea Ypit, e jo vetëm asaj, por edhe Genc Burimi, Dritan Goxhaj, e disa analista të tjerë shqiptarë, e gjetën të gabuar arrestimin e Maduros nga ushtria amerikane në atë mënyrë. Trumpi ka thyer ligjin ndërkombëtar për sovranitetin e Venezuelës, sipas tyre.

Lea Ypi
Lea Ypi

Tani deri diku ata kanë të drejtë, se ligjet ashtu janë, por a duhet lejuar një diktator të tallet me popullin e vet, e si largohet ai, nëse nuk e largojnë amerikanët, për arsyet e tyre?! Se amerikanët kishin një urdhër-arresti nga një Gjykatë në New York kundër Maduros, e kanë arsyet e faktet e tyre për këtë.

Lea e ka emrin e vjetër osman Leman (emrin e gjyshes), pra, ka një trashëgimi osmane, familja e saj ishte e pasur, kur shqiptarët ishin ndër më të varfërit, e kuptophet pse: i shërbyen turkut. Nuk e di se çfarë ndjenjash ka ajo për atë Perandori, që na pushtoi e na mbajti nën sundim për 523 vjet me radhë dhe na la ndër vendet më të varfëra në rajon. Po sikur ne të kishim forcë si Trump, a do ta lejonim atë pushtim, e sot a do pjerdheshim nga islami e piskamat arabe në territorin shqiptar me altoparlante?! Nuk e besoj, por kur një person dhunohert e nënshtrohet, dhe është i dobët, edhe e pranon dhunimin. Madje disa prej nesh, janë edhe të kënaqur nga ky dhunim, mbahen edhe për të zgjuar, aq sa me i dhanë mend edhe Trumpit…

E keni më të lehtë, mnqë jeni kaq të zgjuar: BËNI VENDIN TUAJ! PSE NUK E BËNI?! Por tallë harushën Rama me ju!

Pra, ndryshimi i Leas me të tjerë analista shqiptarë – qenie inferiore, të paaftë të bëjnë shtetin e tyre, që i ka bërë shtet Amerika, e këta sot i japin mend edhe Trumpit, është se ata nuk e kuptopjnë gjendjen psikike të një personi kur është i fortë – se kanë qenë të dobët e të poshtëruar gjithmonë! Meqë Lea shkruan letërsi të përzier me filozofi, unë po përpiqem të bëj një përshkrim psikologjik, pse këta njerëz, që mbahen edhe për të zgjuar, mendojnë se i dinë gjërat më mirë edhe se Trump?!

Edi Rama - smirk
Edi Rama – smirk

Por më me rëndësi se Lea është qëndrimi i Ramës. Në vitin 2012, para se të vinte në pushtet, Rama foli për naftën shqiptare, që na vidhej, se do bënte një rafineri moderne, se tjerat ishin vjedhur e shitur për skrap, e se do e bënte çmimin e naftës për shqiptarët, më të lirën në rajon, se ne prodhojmë naftën tonë.

Po çfarë ndodhi me këtë kuqalosh e rrenaxhi të rrezikshëm, me hajnin më të madh, që ky vend ka parë në histori, pas turkut?!

Ai na mbushi me rrena e nuk e bërti asnjë mut për këtë vend. Nuk e bëri rafinerinë e premtuar dhe e la naftën shqiptare të vidhet për 12 vjet me radhë. Mbi 10 miliard dollarë naftë na e kanë vjedhë gjatë kësaj kohe. Shqiptarët kanë çmimet më të larta në rajon për karburantet dhe dihet ajo, edhe Trump e përmendi, se çmimet e karburanteve ndikojnë te të gjitha çmimet e tjera. Por Rama nuk e di këtë, ose bën sikur nuk e di, ose bën sikur nuk i intereson. Pra, bën lojën e budallait, duke e vjedhë këtë popull përditë!

Pra, nëse Trump punon për vendin e tij, për Lean, etj. e deri te Rama, ai është trap e hajvani i Uashingronit, se këta janë njerëz të zgjuar shumë, janë mësuar ta vjedhin vendin e tyre të varfër dhe nuk të lënë ta bësh kurrë këtë vend. Ky është ndryshimi i tyre me Trumpin, që përpiqet ta bëjë punën e vet mirë dhe ta zhvillojë Amerikën.

Psh. një pyetje kam unë: Çfarë ka bërë Lea për Shqipërinë deri tani? Përveç se ka promovuar veten?!… Mirë do të ishte ta dinte, se nëse ajo kërkon respektin e shqiptarëve, duhej të synonte të bënte diçka për ta.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.