9.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Xhemail Mustafa – Fjala që u bë monument

Xhemail Mustafa – Fjala që u bë monument

0
Xhemail Mustafa - Fjala që u bë monument

Ecte lirshëm, duke soditur grunajat dhe kopshtet buzë Llapit.
Para se të fliste, e peshonte fjalën.
Përshëndeste ngrohtë e me zemër.
Fëmijët i përqafonte me plot dashuri.

Nxënësit, me butësi e takt, i merrte në bisedë dhe i testonte se si qëndronin me mësimet.
Me bujqit bisedonte shtruar duke marrë vesh nga ata nëse ishin të kënaqur me frytet që ua kishte sjellë vera.

Fundjavat i kalonte duke shëtitur tek Arat e Plepave dhe duke ia pastruar, së bashku me Ismailin e Xhaferin, ballin Sarkofagut të Vendenisit.
Kur kthehej në shtëpi, shfletonte dhe lexonte germë më germë “Rilindjen”, të cilës iu bë kurban.
Me axhën Ukë evokonte stuhitë dhe dimrat e egër që kishin goditur Llapin e Gallapin ndër vite.

I bindur se Kosova kishte në ballë të oxhakut një burrë mendjendritur e të urtë, ai ishte bërë dorë e djathtë e tij.
Ishte optimist dhe i sigurt se, me ndihmën e miqve, Kosova do të bëhej e zonja e vetvetes.
Kur bishat siberiane vrisnin e masakronin, Xhema, i shoqëruar vetëm me tymin e cigares, ulur këmbëkryq i qëndronte besnik Ulpianës, themeleve të Dardanisë.

Nuk mbante as brisk në xhep, por me fjalën shpatë godiste në loçkë të zemrës armiqtë.
Varri i tij, te luadhet e Racivirit në Vendenis,i heshtur dhe i pastër, shndrit posi lulëkuqet në agim.
Qoftë i bekuar shpirti i tij dhe kujtimi për të mos u tretë kurrë në zemrat tona !

ARIF EJUPI
Gjenevë, 23 Nëntor 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.