Nga zhgënjimi tek kënaqësia shpirtërore!

2
Florim Zeqa - me plis

hkruan: Florim Zeqa, 04.10.2025

Hera e parë pas 30 vjetësh në emigrim, që qëndrova më së gjati (3 muaj) në vendlindje. Është hera e pare që u kënaqa dhe u zhgënjeva më së shumti në Kosovë. Gëzimin e ktheva në dashuri për vendin, kurse zhgënjimin në forcë për përballimin e sfidave të jetës.

Dashuria për vendlindjen i mund zhgënjimet

U takova me ata që e meritonin, që i dua dhe më don me zemër. Pavarësisht zhgënjimeve, dashuria për vendlindjen i mundi të gjitha. Përjetimet ishin të shumta dhe pambarim…

Nga shoqëria e vjetër nuk kishte mbetur asgjë, pasi ajo ishte tretur në errësirën e interesit dhe egos personale!

Megjithatë shoqëria e re lindi si dielli pas shiut, dhe më ngrohu shpirtin përseri!
Inetresgjinjt më ndjeknin hap pas hapi si qentë e tërbuar!
Ata që më urrenin dhe xhelozonin iknin prej meje nga njëri skaj në tjetrin!

Kur ndodhte të takohemi ballë për ballë inskenonin urgjenca të paqena për të mos ndaluar as për një kafe!

Në lokalin ku pinja kafen e mëngjesit çdo ditë me vëlla e kushërinj, dy herë e takova mikun virtual, i ardhur për pushime në Kosovë, i cili bëhej sikur ishte i zënë me telefonin e fikur në vesh!

Kur i bëra ftesë ditën tjetër për kafe, u përgjigj në këtë mënyrë: “Me gjithë dëshirë, por mbrëmë dhe sot nuk ndjehem mirë nga tensioni i gjakut, jam në konsultime me disa mjek”!

Kjo kishte qenë vetëm një insinuatë e kriposur, pasi, çdo ditë “mikun” e shihja nëpër Prishtinë duke vrapuar pas të “mëdhenjve” të politikës në stilin e dhelprës pas kokrrave të dashit për të nxjerrë diçka prej tyre!

Kësaj radhe nuk po zgjatem me rrëfime tjera të ngjashme si kjo!

Surpriza e papritur e një televizioni publik

Kënaqësinë shpirtërore nuk nuk ta dhurojnë miqtë e interesit por ata që i respektojnë vlerat tua!

Ftesa e televizionit publik ATV për intervistë ishte surpriza më e këndshme e pushimeve verore! Ndërkohë që televizionet tjera, më kërkuan mjete financiare në këmbim të intervistës! Kurse stafit të ATV-së u jam mirënjohes dhe falenderues që nuk më kërkuan asgjë në këmbim.

Me insistimin tim, pas përfundimit të intervistës e pimë nga një pije freskuese me gazetaren Erza Nila, kameramanin Selim Xhakaliu dhe montazhierin Leart Fana në ambientet e Hotelit Karagaq në Pejë si shenjë faleminderimi për televizionin ATV për hapasirën mediatike, të cilët nuk i lash duarthatë, sipas traditës dukagjinase ua dhurova tetë libra autorial!

Kur jemi në këtë segment, më duhet ta permendi edhe një moment interesant. Derisa erdhi ekipi i ATV-së, papritmas e takova një mik tjetër virtual në tavernën e lokalit në Karagaq, me të cilin zhvilluam një bisedë të frytshme dhe shumë përmbajtësore.

Për fund edhe dy fjalë, pasi asnjëherë nuk i dihet jetës

Atyre që më respektuan, më deshën me shpirtë e me zemër u mbetem borxh derisa t’i takoj herën tjetër dhe tërë jetën!

Tre muaj ne vendlindje me ikën shpejtë sikur të ishin tre ditë!
Ata që nuk u interesuan derisa isha i sëmurë nuk kanë nevojë të më vijnë të varri me hipokrizi qofshin ata familjarë apo miq!

Nuk dua që të më ofendojnë me gënjeshtra për kinse dhembjen e ndjerë!
Nuk dua as fjalim pranë arkivolit tim!
Jo nuk e pranoj këtë ofendim nga ata që më injoruan për së gjalli!
Dua të iki i qetë në amshim!

2 KOMENTE

  1. Sinqeritet qe duhet-vleresuar sa shkruani i nderuar Florim Zeqia.Sa elexova, une 89 vjeçar, nje jete pasionuar pas shkrimeve; nxenes i tyre mbetur. Dy*Nentitujt e shkimit i rilexova e te tretin po e shkruaj ne Ditarin tim… nenvizuar: *Pa fund edhe dy fjale; pasi asnjehere nuk i dihet jetes*> Me kanaqe mua gjysh 89 vjeçar-perjetuar te tilla raste… Po e shkruaj ne flete KARTONI ta kem-si*TRINITRINE*; per kohen e JETES mbetur, si prag 90-tave..! Faleminderit. Ju prite e mira 89-vjecari* Guri Naimit D. Nje jete sa-mbi 30-vjet* TRINITRINEN-Pene, pa hequr nga dora. Me falni!

  2. I respektuari Florim!

    Kënaqësinë e gjën ashtu si e lypë!
    Diçka që është e mirë për njërin, është e keqe për tjetrin!
    Mikëpritja është qysh ta bajsh vendin!

    TV-ja që të ka thirrë, të ka nderuar shumë, por athua pse nuk të kanë pranuar të tjerat TV-ne?
    Nuk qëndron thënia e juaj se TV-vet tjera të kanë kërkuar para, bile, atyre që i janë mirënjohës edhe e qarosin.

    Edhe diçka:
    Ata që e ndjekin revistën Fjala e Lirë, Zemra Shqiptare apo DRINI.us, asnjëherë nuk kanë pas’ shansin të lexojnë ndonjë shkrim tëndin, që ké shkruar diçka të mirë për Kosovën!!!
    Përshëndete dikë, nëse do me të përshëndetur ty!

    Ti i pari Respekto dikë, nëse dëshiron të të repektoi dikush!
    Ta quash dike hipokrit, apo hipokrizi kjo është fyerje dhe ofendim rëndë dhe e pafalshme!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.