Pjesëmarrësit e pranishëm në përurimin e librit
Nga Abas Fejzullahi
Në sallën e bashkisë së Derendingenit në Kantonin e Solothurnit më, 2023-02-18 u bë përurimi i parë i librit me poezi nga autori Haki Latifi “RËNJËT E FISIT TË LASHTË” në Zvicër, ndërsa i dyti pas përurimit të parë në Kosovë në Librarinë Altera në Prizren më 2022-12-22.
Sipas Ftesës së bër publike dhe të shpërndarë nga organizatorët: Shoqata BISHZ (Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër) dhe Shoqata SHBK” Salih Çekaj” lidhur me përurimin e librit në datën vendin dhe kohën e caktuar, bashkëatdhetarët kurbetçarë dashamirë të librit, miqë e bashkëveprimtarë të autorit, Ju përgjegjen në mënyrë të mrekullueshme Ftesës., ku me pjesëmarrëjen dhe pranin e tyre, jo vetem që nderuan autorin dhe organizatorët, por e bënë përurimin e librit vërtetë madhështor.
Znj. Diarta Latifi-Sylaj folëse dhe drejtuese e programit, lidhur me përurimin e librit në mënyrë të mrekullueshme, hapi përurimin me përshëndetje dhe falënderime të përzemërta për pjesëmarrësit në emër të organizatorëve, dhe në emërin e autorit i përshëndeti përzemërsisht të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrëje dhe ua uroj 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Diarta Latifi–Sylaj
folësja dhe drejtuesja e programit
Autori i librit Haki Latifi me bashkëshorten Nexhmijen
Jetëshkrimi i shkurtër i autorit Haki Latifi u lexua para të pranishmëve nga drejtuesja e programit si në vijim:
Në fakt, autori i këtij libri, Haki Latifi, ka lindur më 17 qershor 1962 në Piranë të Prizrenit, nga prindërit Hyrije dhe Shefki Latifi – Krasniqi.
Rrjedh nga një familje atdhetare, e cila për shkak të bindjeve kombëtare është ndjekur dhe persekutuar në vazhdimësi që pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në vitin 1941 serbët ia vrasin xhaxhain, Latifin, ndërsa gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, bie dëshmor Skender Latifi.
Në moshën 12 vjeçe i vdes i ati dhe, me 5 vëllezërit dhe 3 motrat, mbetet nën përkujdesjen e nënës, e cila me përkushtim angazhohet për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të saj.
Hakiu shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në SHLP „Xhevdet Doda” në Prizren.
Punën e arsimtarit të gjuhës shqipe e nis në Shkollën fillore të Piranës, por për shkaqe ekonomike dhe politike, në vitin 1987, emigroi në Zvicër, ku krahas punës fizike ndoqi shkollimin plotësues të gjuhës gjermane dhe gjatë viteve 1997-99, bën punë plotësuese në arsim, në Volkshochschule (Shkolla e Lartë Popullore) në Solothurn, si ligjërues i kurseve të gjuhës dhe kulturës shqiptare për të huajt.
Gjatë viteve 2001-2002 trajnohet në lëminë e sigurimeve shëndetësore dhe të jetës, në Zvicër, në Paris (Francë) dhe Barcelonë (Spanjë) ku nderohet me titullin Menaxher i Marketingut në firmën FIRST.
Në vitin 2001 ka themeluar firmën BLAD Insurance Contact GMBH, të cilën e ka drejtuar 10 vjet.
Haki Latifi ka dhënë kontribut të madh edhe si veprimtar politik, që nga lëvizjet e para demokratike: veteran i LDK-së, iniciator dhe themelues i nëndegës së LDK-së në vendlindje, Piranë (1989) dhe i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf (kryetar i saj për 25 vite), kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër (2007-2017) etj.
Haki Latifi me shkrime ka filluar të merret si nxënës i shkollës së mesme, në fillim me poezi, e më vonë edhe me shkrime publicistike. Shkrimet e tij janë botuar nëpër periodikun e kohës dhe janë pritur mirë nga lexuesit.
Haki Latifi është i martuar me bashkëshorten e jetës, Nexhmijen, kanë 4 fëmijë (Blerimi, Albulena, Diarta dhe Leutrimi) dhe janë gjyshër të lumtur.
Jeton dhe krijon në Zvicër
Pamje nga leximi i Vështrimit vlerësues për librin nga Abas Fejzullahi me rastin e përurimit të librit me poezi “ Rrënjët e fisit të lashtë” na autori Haki Latfi më 2023-02-18 në Zvicër
Vështrimi i shkurtër vlerësues për librin në vijim nga Abas Fejzullahi:
«Pas leximit të librit: “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” me poezi nga autori Haki Latifi, bëra një vlerësim të shkurtër të ciln e titullova:
Një dhuratë e mirë për trashëgimin kulturore kombëtare.
Me që sot po bëhet përurimi i librit të autorit Haki Latifi “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” me poezi kam përzgjedhur tri thënie për librin:
Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann)
Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)
Ndërsa: Robert Frost lidhur me poezin thotë:
”Poezia është kur emocioni ka gjetur mendimin dhe mendimi ka gjetur fjalët.”
Pikërisht Haki Latifi, në librin e tij me poezi: “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” përmes emocioneve ka gjetur mendimin dhe mendimi ka gjetur fjalët dhe i ka renditur në fjali dhe kështu ka krijuar vargje me poezi.
Libri fillon me poezin: ”Ditëlindja ime“, që bënë pjesë në kapitullin e parë “Ëndrrat e kaltra” kushtuar prindërve, familjarëve dhe farefisit, ku shpreh mallin dhe dashurin ndaj tyre përmes poezive.
Në kapitullin e dytë “Plisi dhe lule bozhuret” poezitë ua ka kushtuar figurave historike të cilat kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, kolonel Ahmet Krasniqi, Sali Çekaj, Agim Ramadani etj.
Në kapitullin e tretë: “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” vërehet dashurija e autorit përmes poezive: “Vallja Opojare, Erdhi vera në Dardani, Qerrja me rrota gome “ etj, kushtuar Vendlindjes me bukuri stinore dhe natyrore, kujtime dhe krahasime për ndryshimet që kanë ndodhur në kohë dhe hapësirë.
Kurse në kapitullin e katërt:”Loti i Kurbetçarit “ përmes poezive pasqyron dhimbjen shekullore që i ka përcjellur edhe ende i përcjell kurbetçarët, shkaqet dhe arsyet e kurbetit si dhe kujdesi i kurbetçarëve për familen, vendlindjen dhe atdheun e tyre.
Në kapitullin e pestë:”Një e Vetme Zemër” poezi kushtuar ndjenjave të brendshme shpirtërore vetanake ku përmes emocioneve vie deri tek shprehja për dashuri, ndiesia dhe arsyeja për dashurinë që ndien në shpirt e në brendi.
Kapitulli i gjashtë:”Qiriu dhe errësia” autori paraqet marrëdhëniet shoqërore në rrethana të ndryshme kohore dhe të pa përshtatshme jetësore, si: skamja, mjerimi, dhuna, vuajtjet, dhimbjet dhe shkaqet e tyre etj. Kjo mund të vërehet e dëshmohet edhe në poezin me titull: “Të pastrehët janë të pa rrënjë, bien, rrokullisen, askush nuk e di se sa lëndohen”
Dhe kapitullin e shtatë përmbyllës “Stina e qerrshive”, me poezi kushtuar gjuhës, arsimit, ditëlindjeve të fëmijëve. stinëve të vitit me bukurit e tyre natyrore dhe frytore.
Libri i autorit Haki Latifi “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” është një dhuratë e mirë me poezi, jo vetëm për trashëgimin kulturore kombëtare, por edhe për biblieoteka vetanake shkollore dhe librari, për këtë i takon një falenderim e mirënjohje autorit dhe i prift e mbara e shëndeti me vepra të tjera.»
Në vlerësimin e tij për librin, Poezia na e shfaq të bukurën e cila mund të jetë fshehur diku. Prof. Hamzë Morina, i kishte zbuluar bukuritë artistike të këtij, duke u shprehur:
Në vlerësimin e tij për librin, Poezia na e shfaq të bukurën e cila mund të jetë fshehur diku. Prof. Hamzë Morina, i kishte zbuluar bukuritë artistike të këtij, duke u shprehur:
«Këto vite me Haki Latifi’n ndanim mendimin e përbashkët për politikën e viteve të ndritura kur tërë vëmendja ishte përqendruar te Liria dhe Pavarësia e Kosovës – drejtimin e kishim të qëlluar se demokracia dhe civilizimi europian, të cilit i takonim me shekuj duhej të mbetej rrugëtimi ynë i vetëm, orientim të cilit i kishim takuar në të gjitha kohërat. Por, të zënë ngushtë nga pushtimet e shumta në Gadishullin Ilirik disa herë kishim humbur rrugën dhe kishim rënë në batakun e pistë të hapur me mjeshtri nga hienat sllave që këtë Gadishull e kishin nominuar si Gadishulli Ballkanik. Derisa herën e fundit ishin zhytur thëllë në pisllakun sllav të emërtuar komunizëm.
Kështu, fundshekullin e kaluar u detyruam të mbijetojmë në Zvicrën e shanseve të barabarta të detyruar ta lëmë vendlindjen si unë dhe Hakiu ku filluam të përhapnim idetë e Bablokut i cili kishte zgjuar nga amullia shqiptarët për t i vënë në binarët e ri e të sigurtë të botës veriatlantike. Hakiu me urtësinë, dijen e tolerancën së bashku me ne të tjerët ishte garancia që pas vetes të tërhiqnim qindra mijëra vetë dhe kjo punë për shumë dekada do të shkojë mbarë, sepse mbarë e kishte nisur Babloku me klasën intelektuale në Kosovë.
Po këto vite askujt si kishte rënë ndërmend se ky djalë i urtë (pra Hakiu), pos këtij rrugëtimi, në heshtje kishte provuar edhe pulsin e artit më fisnik. Kishte filluar të ravijëzonte, ngadalë, qetë po sigurtë të thurë edhe vargje.
As Unë që isha rritur me nektarin e këtij arti, kur fryma Rilindase ishte bërë pjesë e shpirtit tim, nuk e kisha hetuar. Kur një ditë papritmas Hakiu kishte formësuar Përmbledhjen e tij “Rrënjet e Fisit të Lashtë”, një titull sa simbolik aq edhe kuptimplotë për ecurinë e frymëzimit të tij në jetë. Njeriut të urtë dhe të kujdesshëm si Hakiut si mungonte asgjë nga kjo botë relativisht e zhvilluar në të cilën bashkë me familjen dhe ne frymonte i lirë. Por ajo që ne se kuptonim s`ka se si të mos i mungojnë rrënjët, ato rrënjë nga të cilat e kishin shkulur dhunshëm barbaritë sllave. Kur shumica u ishim nënshtruar travajeve të jetës, lakmive dhe zbavitjeve, në shpirtin e Hakiut ishte ringjallur demoni i lashtë për të kërkuar fijet e hershme të këtyre rrënjëve të fisit të tij të lashtë e fisnik.
Duke lexuar librin e tij me poezi lexuesi përballet me vargun lapidar të lirikës heroike ku renditen burra të mëdhenj si: Mbretërit ilirë, Skenderbeu deri te Ibrahim Rugova… heronjë e dëshmorë që i dhanë kuptim lirisë së Atdheut, pa të cilët sot qenja jonë do të ishte e pakuptimtë. Në këtë lirikë heroike kumbuese futën me radhë të gjithë ata që me lavdinë e pashembullt ujiten rrënjët e këtij fisi të lashtë me gjakun e tyre për lirinë e shenjtë. Por Hakiu përjetësoi në vargje edhe familjarët e dashur, prindërit, të afërmit e gjithë ata që në mënyrë sublime mbrojtën dinjitetin e familjeve dhe atdheut. Pasuroi letërsinë edhe me elegjinë e dhimbshme për bijen e tij të dashur që iku herët n`amshim që kurrë:
“Nuk mund të pajtohemi kurrë
me fatin tragjik që të ndau nga ne…” Për të cilën:
“…dhimbja nuk plaket e malli veç sa shtohet…
me zemër e me shpirt gjithmonë me ty”
Eshtë dhimbje e një shpirti krenar, vargje të skalitura me një arkitekturë të plotë sigurie që shfaq imazhe që trondisin shpirtin e prindit për krijesat më të çmuara në botë, Fëmijët e tyre që krahasohen me ëngjujt e zbritur nga qielli për të na dhënë dashuri e gëzime po njëkohësisht edhe vuajtje e dhimbje. “Se la vie” do të thoshin në frengjisht. Të gjitha këto ndjenja nga njëra poezi tek tjetra autori i gërsheton me një stil të veçantë që lexuesin e fut thellë në labirinthet e jetës dhe nxit leximin e mëtejmë dhe spontan të vargjeve, pa lënë të shkëputet nga to.
Në vargjet lapidare të Hakiut pos krahasimeve e figurave stilistike që ja shtojnë koloritin poezisë hasim edhe në simbolin, simbolet e rrënjëve të fisit tonë që forcojnë kuptimin e identitetit tonë të lashtë si Plisi e Lulebozhurja që zënë vend të merituar.
Derisa Lulë Bozhurja është:
“Përndeshë ilire e bukurisë…” që siç e përshkruan Hakiu
“Lule gjaku që rritesh në tokën tonë…
gjithandej nëpër Dardani.”
Ajo që me Simbolin e saj, ngjyrën e kuqe e gjakut, jep shumë për të aluduar në lirinë tonë. Gjak i derdhur në shumë beteja që nga lashtësia ka forcuar rrënjët e fisit tonë. Ky gjak i derdhur për liri nëpër kohë ndihmoi për ta mbrojtur tokën tonë – Atdheun dhe Plisin, simbolin e hershëm të rrënjeve tona, sepse:
“Jetonim nga djersa në këtë tokë,
me krenarinë e diellit u forcuam
dhe rrugën në udhën e gjakut i gjithë fisi
e bëri kah plisi.”
Në këtë rrugëtim, Hakiu e çartëson me vargun e tij kuptimplotë tërë mundin e shqiptarëve që nga kohërat e lashta me luftërat ilire te Skenderbeut e deri te Salih Çekaj e Agim Ramadani në Luftën e Koshares.
Edhe këtu Hakiu me vargun e tij godet rrufeshëm at farën e flliqtë kur mallkon vrasjen e A. Krasniqit:
“Kolonel, çakejtë besë s’kanë
të pabesët tinzisht të vranë,
Kjo farë e keqe e joshur nga lakmia
ta ndali hapin trimëror kah liria”…!
Por ata që ishin betuar, s`kishin kohë të mirreshin me këtë pabesi, por ju rrekën shtigjeve të lirisë për ta mundur armikun, atje ku ishte më së vështiri, ta thyenin kufirin siç bënë Agim Ramadani e Salih Çekaj:
“Salih Çekaj burrë i besës e i shpreses
komandant i guerilës së parë…
Gjaku yt amanet i bashkimit kombëtar!
Luftën e bëre sikur heronjtë epikë,
N`Koshare ku baroti dogji gurin
Me shokët e idealit mbajte lartë Flamurin.”
Motivet e poezisë së Haki Latifit janë të shumta, por dominon ndjenja e atdhedashurisë, Krenaria kombëtare dhe Lufta për liri e pavarësi.
Këto motive ndërthuren me vargje kuptimplote që shquhen për simbolin krenar të Flamurit dhe Bota shqiptare e Kosova janë gjithmonë krefjalë të stolisura e të gdhendura me mjeshtri poetike që të tëheqin dhe të fusin në botën e saj magjike të muzës e cila e ka emrin poezi.
Kur filluam ta studionim letërsinë atëbotë ishim të varfër. Kritikët e letërsisë, poezinë dhe muzikën i quanin frymëzim që shpërthen zakonisht nga shpirtërat e njerëzve me famë dhe dedikim kanë klasët e larta të shoqërisë. Janë të dyja arte fisnike që i drejtohen dhe burojnë nga shpirti dhe kur ndonjëri nga ne të varfërit përpiqeshim të thurnim vargje ata habiteshin. Si është e mundur? Kishim ardhë nga fshati dhe mezi kishim mbushur barkun me kothere buke e shkruanim poezi, kishte diçka që sipas këtyre teorive nuk shkonte! Po njëri nga profesorët e mençur që njihte në thellësi reagimet e këtij populli fisnik na tha:
“Mos e shiqoni sot gjendjen sociale të këtyre fëmijëve, s`janë fajtorë! Me këtë shpirt bujar këta i përkasin racës më fisnike që për ca kohë armiqtë i përbuzën dhe varfëruan, po shpirti i tyre fisnik jeton në brendsinë e thellë të rrënjëve të tyre, në mos etërit, gjyshërit i kishin me siguri fisnikë… nga aty buron forca e këtij shpirti që din të heshtë kur duhet, e të shpërthejë me vrull nëpër kohë kur kërkohet, pa humbur asgjë nga origjina”. Këtë do të dëshmojë edhe vargu i Haki Latifit në Përmbledhjen e librit me poezi “Rrënjët e fisit të lashtë” i ndarë në shtatë cikle. Dhe ata që kanë pasion kur fillojnë ta lexojnë e kanë të vështirë të shkëputen, pasi në secilin cikël gjen vargje si margaritarë që s`të lënë të ndërpresësh leximin.
Duke ngarendur nëpër këto cikle të librit unë për një moment ndala dhe mbeta pa fjalë. Ndër faqe të librit takova poezinë për mikun tim Samidinin, të afërmin e Hakiut që iku në atëbotë dhe menjiherë mendja ime u kthy në rotrespektivë.
Mu shpalosën kujtimet si një shirit filmi, Samidini dhe Normalja e Gjimnazi i Prizrenit të vitit 1968 të kur filluam të shkruanim poezi dhe të ja lexonim njëri tjetrit. Mu kujtua më vonë edhe takimi i tij në Krushë te Ukshin Hoti dhe vargjet e Hakiut në libër më bllokuan. Një ndjenjë e përzier dhimbje e krenarie më pushtoi dhe mbylla sytë. Në këtë moshë të shtyrë mbeta i habitur. Samidini mu shfaq i madh aq sa ishte me trup e me mendje. Mu duk se më akuzoi: “Ti më mësove të shkruaj dhe më fute në botën e magjisë së shkrimit, ku je që s`të ndihet zëri?” Kjo tashmë mu duk si buqimë, ishte një amanet i hershëm në ato orët letrare kur ishim betuar njëri tjetrit se do ta ngrejmë zërin edhe kundrejtë atij Tasiqit gjugj nga Krusha e vogël që shkruante dhe na i lexonte para sysh vargjet për “Gjarpërin e shtëpisë”, një figurë që s`ishim në gjendje ta deshifronim në atë kohë.
Nga Helmi i këtij gjarpëri e pësuam këtë fundshekull që iku dhe pak mësuam, droj se do të harrojmë dhe sërish gjarpërinjtë në gji do t i mbajmë si dikur.
Me këtë rast një amanet miqtë e mi, lexoni që mendja mos tu ndryshkët. Përqafoni dijen dhe librat nëse doni tu ikni lajthitjeve e kurtheve. Ruajuni lakmive dhe përqafimeve me gjarpërinjtë.
Samidinit lavdi, e Hakiut suksese në jetë e veprimtari!
Njeriu e ndien veten mirë kur ka përrreth njerëz të mirë e të ditur. Unë isha i privilegjuar që kisha rastin të takohem me Hakiun në veprimtarinë politike, pa qenë politikanë, po që politika na ishte imponuar. Tashti pranë librave ndjehemi më të qetë. Pra gjejmë kohë edhe për qetësi shpirtërore si kjo sot pranë librave dhe dijes.
Nuk është dhunti të flasësh, por të dish të dëgjosh, ky është nivel i lartë i kulturës që treguat edhe ju sot. Një falenderim për ndëgjesën!»
Z. Saim Tahiraj, kryetar i SHBK” Salih Çekaj” në Zvicër në emër të Shoqatës dhe anëtarësisë e në bashkëpunim e veprim të përbashkët me Shoqatën BISHZ, bashkëorganizatorë të këtij përurimi i përshëndeti pjesëmarrësit dhe i falënderoi ata për pjesëmarrje në përurimin e librit me poezi të autorit Haki Latifi: ”Rrënjët e fisit të lashtë”, Z. Saim Tahiraj, nga familjarët e autorit, në shenjë falënderimi për ndihmesën dhe organizimin e përurimit të librit.u nderua me një buqetë lulesh në shenjë mirënjohje dhe falënderimi.
Krijuesi i artit figurativ por edhe i poezive Z. Vesel Xhaferi në foto bashk me autorin e librit lexoi poezitë e zgjedhura nga libri: “DITËLINDJA IME “ dhe “ LAMTUMIRË PRESIDENT” ndërsa veprimtari z. Adem Sadriaj, poezitë.”Lule Bozhurja” Plisi” ndërsa poezin:”MJALTI I MJALTIT TË SHPIRTIT” e lexoi nipi i autorit LUNDRIMI, shoqëruar me pikën muzikore nga bilbili i Kosovës Naxhmije Pagarusha.
«Të nderuar pjesmarrës; Miq të dashur, të afërm dhe dashamirë të librit!
Sot nuk e kam të lehtë të flasë para jush sepse, çaste të tilla nuk janë të shpeshta sidomos për një krijues që jeton në mërgim.
Takimi i sotëm me ju, është përjetim dhe ushqim shpirtëror për mua si një autor i ri, ku në të cilën një pjesë të jetës time e kam kaluar këtu në Zvicër.
Jam shumë i lumtur që jam pranë jush për promovimin e librit tim, organizuar nga «Shoqata Bashkimi i Intelektualëve Shqiptar në Zvicër» dhe Shoqata Humanitare Kulturore, «Sali Çekaj» në Zvicër dhe natyrisht më gëzon fakti për nderimin që ma keni bërë me përurimin e librit tim. Ndaj ju falënderoj shumë!
Libri im derdhur në vargje, „RRËNJET E FISIT TË LASHTË“, është libri im i parë me poezi, botuar nga Shtëpia Botuese „Fidani“ në Prizren, për çka iu jam mirënjohës pafund; Redaktorit, Skender Zogaj, për redaktimin dhe parathënien profesionale të vlerësimit. Në veçanti, për inkurajimin dhe dashurinë të pafund që tregon për krijmtarinë time.
Po ashtu, falenderoj nga zemra lektorin, z. Musa Bushrani dhe z.Berat Batiu për konsultimet dhe përgatitjen teknike, si dhe mbesën time Dafina Latifi për ballinën e librit.
Pas përurimit të parë të suksesshëm në Kosovë, sot është përurimi i dytë i këti libri këtu në Zvicër, në të cilën i falenderoj përzemërsisht kumtesat vlerësuese të përgaditura nga veprimtarët dhe krijuesit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër z.Abas Fejzullahi dhe z. Hamzë Morina, për kohën dhe nderimin që ma bënë sot.
Falenderoj miqtë e mi krijues dhe veprimtar; z. Vesel Xhaferi dhe Adem Sadrija për deklamimin e poezive të mia.
Pas këtyre vlerësimeve m‘u duk se i harrova mendimet e mia përsonale ndër vite. Edhe unë kam qenë i vogël, kam qenë fëmijë, jam rrëzuar, jam çuar, jam rritur, jetoj, punoj dhe udhëtoj gjithandej… Por, po ta shikosh në vetvete, i përgjasoj asgjë më tepër sesa një grusht dhe ose një vazo me lule që përcillet nga dhoma në dhomë dhe endet poshtë e lartë, por është një vazo që nuk i harron rrënjët, nuk e harron tokën të cilën është mbjellë dhe e ka detyrën për të prodhuar frytin e saj që janë lulet. Në vetvete ne jemi një llambë nga këto llambat, ku drita nuk është e saj, drita vjen nga tjetër kush, pra shpirti që kemi ne është drita e që i japim të shohin të tjerët. Dhe nëse llamba digjet, drita se ka fajin, por është llamba që nuk ndriqoj gjatë jetës.
Natyrisht se, ky libër i ri është një kapitull i ri në jetën time letrare dhe pres me padurim vlerësimet e lexuesve. Sepse, krijuesi është një qenje ku mendjen e vet e shpërndan në mijëra mendje siç janë lexuesit.
Dihet se, mbretëria e ëndrrave është mbretëri letrare ku s’ kanë pushtet të pushtetshmit e ku ëndrrat e njerëzve të lirë gjunjëzojnë edhe perandorët.
Ju faleminderit që keni gjetë kohë për të më nderuar me pjesëmarrjen t’uaj.
Në emrin tim dhe të familjës sime ju falenderoj përzemërsisht, me dëshirën dhe lutjen e madhe për ju!
Ju uroj shëndet dhe ju kthefsha në gëzime!»
Autori Haki Latifi nderohet me buqeten me lule dhe nga pamja tjeter rradha për t’i nënshkruar librat
Foto e përbashkët me përfaqësuesit e SHB “Nëna Terezë” nga Luzeri i Zvicrës, Shoqatës SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër me Shoqatën BISHZ në Zvicër dhe veprimtarë të tjerë.