34.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Djalli me një sy!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 06.07.2024

Kjo që do të lexoni më poshtë nuk është përmbajtje teologjike, por persiatje e pastër njerëzore për sfidat e jetës në përballje me djajtë e zi në vendlindje dhe perëndim. Djajtë janë të njëjtë pa dallim ngjyre dhe lloji, por djalli me një sy dallon për marrëzitë e tij, anipse në popull më shumë njihet si djalli (dreqi) lara-lara.

Dallimi mes engjëjve dhe djajve

Të gjithë njerëzit besojnë në Zot edhe pse nuk e shohin, besojnë në Engjuj dhe në Djajë që nuk i shohin, por fatkeqësisht në ditët e sotme gjithnjë e më shumë po ju besojnë djajve me fytyrë njeriu, e shumë më pak ju besojnë njerëzve të mirë që janë engjuj të vërtetë mbi sipërfaqën e tokës me të cilët takohen çdo ditë në jetën e përditshme.

Besimtarët e të gjitha konfesioneve fetare i besojnë ferrit dhe parajses në botën tjetër, anipse çdo ditë e përjetojnë parajsen dhe ferrin në jetën e tyre të përditshme! Secili nga ne i takojmë engjujt dhe djajtë, nganjëherë pa ju kushtuar vemëndje të caktuar.

Engjuj janë të gjithë ata që mendojnë pozitivisht, që bëjnë punë të mira për veten, familjen dhe të tjerët, që reflektojnë shpresë dhe pozitivitet, që krijojnë frymë unifikuese në lokalitetin ku jetojnë.

Kurse djajë janë shpirtëzinjët dhe shpirtëligët, janë ndarësit dhe përçarësit e rrethit shoqërorë, janë egoistët që e urrejnë çdo vlerë dhe çdo të arritur të të tjerëve. Djajtë janë krijesat më të këqija dhe fatzeza mbi sipërfaqen e tokës.

Djajtë trillojnë, shpifin dhe fantazojnë ndaj njerëzve më të urtë dhe më të mirë, më të ditur dhe dhe më të ngritur, më të pastër dhe më të dlirë në mesin e shoqërisë sonë.

Përderisa engjujt qëndrojnë pranë dhe i mbrojnë njerëzit e mirë, djalli rri i zgjuar për t’i atakuar njerëzit e mirë.

Përderisa engjujt janë mbrojtës shpirtëror dhe fizik i njerëzve të mirë, djajtë veprojnë në errësirë apo thënë ndryshe, janë nëntoka e njerëzimit!

Engjullin mbrojtës mund ta përkufizojmë si energji pozitive të njeriut të mirë e cila manifestohet me dashuri njerëzore, kurse djalli është varfëria shpirtërore e njeriut të keq e cila manifestohet me veprimtari të errët dhe destruktive ndaj atyre që kanë vlera dhe veti të larta njerëzore.

Njeriu i mirë ka nevojë për mbrojtje të përhershme nga engjëjt

Njeriu i mirë me ndjenja pozitive shpirtërore dallon sikur dita me natën me njeriun pa ndjenja apo me prirje negative.

Njeriu me ndjenja pozitive (enjëlli) nuk ka ndjenja negative në shpirtin e tij, kurse njeriu i keq me ndjenja negative (djalli) shkakton urrejtje dhe përçarje në mesin e njerëzve shpirtëmirë. Për këtë arsye njerëzit e mirë vuajnë shumë dhe gjithnjë kanë nevojë për mbrojtje nga engjujt në në tokë!

Sikurse shteti që ka nevojë për mbrojtje ushtarake, edhe njeriu i mirë ka nevojë për engjujt e tij mbrojtës.

Njeriu si qenja më e zhvilluar dhe më e përsosur në rruzullin tokësorë ka nevojë për mbrojtje të përhershme nga atakimet e krijesave të liga apo njerëzve shpirtëkëqinjë, të cilët i pengon çdo gjë e mirë tek të tjerët!

Sa më shumë që të bashkohen njerëzit e mirë mes vete, aq më largë do të qëndrojë djalli prej tyre!

Djalli qoftë edhe me një sy, prapë është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm për rrethin shoqërorë! Andaj, nëse dëshironi të jeni të sigurtë në rrugëtimin tuaj jetësorë bashkohuni o njerëz të mirë.

Vëllezër dhe motra shqiptare bashkohuni rreth njerëzve të mirë dhe duajeni njëri-tjetrin pa interes siq ishit në të kaluarën e afërt kur e ndanit gjithçka me njëri-tjetrin dhe padyshim do të jeni më të lumtur dhe më të gëzuar seqë jeni sot të ndarë dhe të kandasisur!

Disa herë në jetën time jam përballur me djajë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, por më i rrezikshmi më doli djalli me një sy, rrefimin për të cilin do ta shpalosi në romanin tim të parë me të njëjtin emër, ‘Djalli me një sy’.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit