Nëntoka, ne dhe historia e vjedhur

0
Gurë të çmuar

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra

Nacionalizmi i shqiptarëve është vrarë si pasojë e “pastrimit të trurit”, ndërkaq fqinjët shovinist e përforcojnë gjithnjë e më tepër. Megjithatë, nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen. Doemos, edhe shoqëria shqiptare të pastron plehrat nga kopshti vet, të krijojë strukturë dhe institucione të mirëfillta, të përhershme, që i sigurojnë asaj qëndrueshmëri.” (Aurel Dasareti).

Çfarë është çmenduri dhe çfarë është normalitet? Pyetje me shumë përgjigje e sidomos atëherë kur dikush mendon se është e vetja edhe pse nuk është aspak. Ironia më e madhe kishte me qenë sikur spanjollët dhe portugezët si pushtues që ishin, sot t’ashtuquajturës Amerika Latine, të thoshinin dhe të “dokumentonin” se janë “ trashëgimtaret “e vetëm dhe të vërtetë të Actekëve, Inkasve dhe Majasve, Thjeshtë bota do ta quante Çmenduri !

Dihet mirë se spanjollët kur shkuan, si shkuan, vendin e kujt e zunë, kë e asimiluan ( jo 100%) dhe se sot andej pari flitet spanishtja ( jo 100 % ). Ky është normalitet !

Por në këtë Ballkanin, gjithmonë të trazuar gjërat shkojnë ndryshe. Këtu nuk ka normalitet, ka vetëm çmenduri.

Jo shumë larg në kohë, shqiptarët me dhunë u barten nga Serbia e sotme u ndërrua konfiguracioni demografik i atyre viseve dhe nga pushtuesit po harrohet që nëntoka e çet në pah të vërtetën. Ajo që gjendet nën tokë pa marrë para sysh se sa e vjetër është, ajo nuk duron spekulime, ndërrim datash e prodhuesish ; nëntoka e flat vetë të vërtetën.

Ne duhet të jemi sinqertë. Ka grupe në shoqërinë tonë që kanë një kokë bosh, gojë të madhe dhe një zë të lartë,- thot Aurel Dasareti dhe shton: Nacionalizmi i shqiptarëve është vrarë si pasojë e “pastrimit të trurit”, ndërkaq fqinjët shovinist e përforcojnë gjithnjë e më tepër, megjithatë, nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen..

’’Lokaliteti Belica afër Jagodinës ( Serbi) vendi i shenjt më i vjetër në Europë, e vërtetuan specialistet e Institutit Gjeologjik të Hajdelbergut dh ata të Universitetit të Tybingenit ( Gjermani). Në një vendbanim të kohës së neolitit u gjet thesari më i madh i artefakteve parahistorike në botë me rreth 100 figura njerëzish nga guri. ashti dhe argjila. që janë të vjetra mbi 8 000 vjet.

Ky ishte rezultati i hulumtimeve të specialistëve serb dhe gjerman në një lokalitet, i cili u zbulua në vitin 2002 nga doktor Milorad Stojić nga Instituti arkeologjik e akademisë serbe SANU “ (Arheološki lokalitet Belica kod Jagodine najstarije je svetilište Evrope, potvrdili su ugledni njemački Geološki institut u Hajdelbergu i Univerzitet u Tibingenu. U naselju iz ranog neolita nađena je najveća riznica praistorijskih umjetnina na svijetu sa oko 100 čovjekolikih figura od kamena, kosti i gline, starih oko 8.000 godina.

Ovo je rezultat istraživanja koje su zajedno obavili njemački i srpski stručnjaci prošlog ljeta na lokalitetu koji je 2002. godine otkrio profesor doktor Milorad Stojić iz Arheološkog instituta Srpske akademije nauka i umetnosti /SANU/, pišu beogradske “Večernje novosti”.
( E he ! paska hala institute e akademi që kërkojnë vjetersina në nëntokë; se këta shqiptarët e kanë harruar “ zanatin”, janë ‘akomoduar’ dhe “ arreduar “ nëpër zyre; zgjate zot, kësi moti! !! )

Këto janë disa nga gjetjet në tokën e të parëve tanë

Si e përshkruan gazeta, sipas fjalëve të prof. Stojić, në këtë anë të Bjelicës banorët e asaj kohe ishin bujq, sepse për ketë flasin figurëzat e gjetura me të cilat shumë saktë flasin për kultin e pjellshmërisë së asaj kohe, e që ishte karakteristikë e bashkësive të lëvruesve të arave të cilët e adhuronin tokën. Figurëzat janë të një niveli shumë të larte artistik që i kushtoheshin organeve riprodhuese të mashkujve dhe femrave, shtatzënave, nënave me fëmijë etj, pra paraqiten të gjitha fazat e që nga ngjizja e deri te zhvillimi i njeriut, shtatzënija dhe lindja e jetës së re.

Ç’ka është për kureshtje që asnjëherë nuk janë gjetur të vjetrat të këtij niveli artistik askund në botë“ – përfundon lajmi.

Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ?
(Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog )

Dhe japi përgjegjegje “sepse serbët janë i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre. janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë kthyer pushkën amerikanëve“.

Dhe ne shqiptarët sa mbrapa jemi me shkencë dhe histori ? Kurrsesi të “bindemi “që serbët ishin të parët e këtyre anëve ! “Hyzmetin” po e bëjmë në mënyrë të heshtur në shërbim të tyre, por mos ta zgjas. E kam “hallin” tek serbët si popull i vuajtur, që shpesh ngrisin pyetjen pse janë në shënjestër e të gjithëve ? Çfarë hipokrizie nacionale serbe ?

Ne duhet të jemi sinqertë. Ka grupe në shoqërinë tonë që kanë një kokë bosh, gojë të madhe dhe një zë të lartë, por të cilët nuk janë shqiptar të vërtetë. Dhe, këta krijesa nuk përfaqësojnë shqiptarët. Ekstremizmi i tyre ka të bëjë me ideologjinë e huaj. Më injorantët dhe më të çmendurit prej tyre.

Politikanët injorantë, servil, tradhtarë dhe të korruptuar deri në veshë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.