ROMAN I NJË CILËSIE TË LARTË ARTISTIKE

0
Hyqmet Hasko - Gruaja me shami jeshile

Nga: Isak A H M E T T I

(Hyqmet Hasko: Gruaja me shami jeshile
– Rrëfimet e një inspektori policie, roman, Tiranë, 2015)

I. Në vend të hyrjes

Te shkrimi im me titull: KUJTIME

NGA SHQIPËRIA, publikuar te Fjala e Lirë (25 janar 2025), kam shkruar për takimet dhe ndejat e mia miqësore dhe mbresëlënëse me shumë shkrimtarë dhe studiues të njohur, nga Shqipëria, në letrat shqipe për të cilët edhe kam shkruar, me shumë përkushtim dhe dashuri, për veprat e tyre që përmbajnë vlera të shquara ideo-artistike.

Le të përmendim këtu vetëm disa nga emrat më të njohur me të cilët unë, gjatë qëndrimit tim për shumë vite në Shqipëri, kam pasur ndeja dhe takime miqësore, mjaft të shpeshta (Delo Isufi, Kadri Tarelli, Merita Kuçi, Shpend Topallaj, Viron Kona, Bashkim Saliasi, Muça Vladimir, Vlash Prendi, Hyqmet Hasko etj. Në mesin e autorëve nga Shqipëria të cilët i kam përfshirë tek vepra ime e radhës:

AUTORË DHE VEPRA,

në disa vëllime, është edhe miku im i çmuar Hyqmet Hasko, poet, prozator dhe kritik letrar me të cilin kam pasur takime dhe ndeja miqësore dhe mbresëlënëse edhe në apartamentin në Durrës ku kam jetuar me vite…

Nga ky autor kam lexuar disa vepra të cilat ai m’i ka dhuruar me dedikim të veçantë për çka jam shumë mirënjohës dhe falënderues nga zemra. Me dedikim të veçantë ma ka dhuruar edhe romanin e tij me titull: Gruaja me shami jeshile-Rrëfimet e një inspektori policie, të cilin po e marrim në shqyrtim e për të cilin kam shkruar edhe më parë madje në mënyrë shumë afirmative.

II. GRUAJA ME SHAMI JESHILE,

– Rrëfimet e një inspektori policie, roman, Tiranë ], 2015.
Botimet “Vllamasi”
Redaktor: Dukagjin Hata

Pas botimit të disa vëllimeve me poezi dhe tregime, Hyqmet Hasko, poet, prozator dhe kritik letrar, siç dihet tashmë i njohur në letrat shqipe, ka nxjerrë në dritë romanin e tij:

Gruaja me shami jeshile

Rrëfimet e një inspektori policie,

që është mirëpritur nga lexuesit dhe kritika letrare. Ky roman, të cilin po e marrim në shqyrtim për të dytën herë, lexohet me shumë kënaqësi dhe andje edhe për faktin se pasazh pas pasazhi, faqe pas faqeje e kapitull pas kapitulli, autori zbulon me një anë të.një rrëfimi shumë mbresëlënës emocionet e punës të një inspektori policie, që është vetë autori (Hyqmet Hasko), e që në çdo hap të tij ka të bëjë me të panjohurën dhe të papriturën. Është një botë që duket se shkrimtari në fjalë e njeh mjaft mirë, pasi që, siç dihet, një pjesë e rëndësishme e karrierës së tij përfshin punën në polici, në shërbimet policore, fushë për të cilën ai ka një njohje të gjërë dhe të thellë (Pandeli Koçi, Pasthënie, fq. 237-238).

Ç’është e vërteta, ky nuk është roman i mirëfilltë policor, ndonëse tematika e tij, ngjarjet dhe sfondi rrëfimtar janë nga lufta dhe qëndresa e policisë kundër krimit… Mirëpo narracioni përfshin dhe plot gjendje lirike, psikologjike e psikoanalitike të përshkruara me një stil të veçantë, elegant, të ngjeshur e shumë dinamik.Prandaj edhe lexohet me një frymë.

Në këtë roman që është i një cilesie të veçantë, narratori, përkatësisht personazhi kryesor që është vetë autori i romanit, rrëfen rrjedhshëm dhe me shumë elegancë gjuhe dhe stili për punën plot pasion e përkushtim të njerëzve që shërbrjnë në frontin e luftës kundër krimit, luftë kjo e shenjtë për të siguruar rendin qytetar dhe liritë qytetare .Rrlfimi është i gjallë dhe shumë mbresëlënës.

Përmes rrëfimeve të drejtpërdrejta, herë herë edhe me tendenca të një ironie që shkon deri në alegori, shkrimtari përcjell mesazhin e kundërshtimit të së keqes, e luftës dhëmb për dhëmb me të keqen në emër të sistemit të vlerave që mban në këmbë një shoqëri të shëndetshme dhe që nuk e pranon në asnjë rast nënshtrimin. Prandaj janë të panumërta pasazhet e sjella nga autori që ilusttojnë këtë botë (Pandeli Koçi). Kështu ky roman nuk është aspak një histori sentimenrale, por është, siç ka vlerësuar me të drejtë edhe Pandeli Koçi, një dramë e gjallë për të gjithë ata që në rrugën e tyre ndodhen me protagonistët e krimit.

Romani në fjalë ngërthen përshkrime shumëngjyrëshe, pasazhe meditative, figura të gjalla, përmban një poetikë rrëfimi të përkryer, përshkrime brilante, të gjalla, të mjediseve të përshkruara që të mahnisin… Këshu prandaj me këtë roman dhe jo vetëm me këtë, autori në fjalë, Hyqmet Hasko, na del një nga zërat më të veçantë të brezit të tij të shkrimtarëve, brez që ka ardhur relativisht vonë në letërsinë shqipe…

III. Roman që lexohet me një frymë

Në përmbyllje të këtij shkrimi e shoh të arsyeshme të theksoj në mënyrë shumë të veçantë se romani: Gruaja me shami jeshile lexohet me një frymë për shkak të tematikës interesante që ka, për shkak të përshkrimeve të gjalla, shumëngjyrëshe dhe shumë mbresëlënëse, për shkak të gjuhës dhe stilit elegant që ka…

Për të shijuar sadopak bukurinë e këtij romani, po sjell në vijim disa fragmente shumë domëthënëse dhe me vlerë që të mbesin thellë në mendje dhe kujtesë, ta kënaqin shpirtin. Edhe estetikisht.

Shfaqja jote në jetën time nuk kishte të bënte dhe aq me ma, ndonëse një vetëtimë shkrepi midis nesh dhe në qiellin e pasioneve tona ndodhi një mrekulli…

Koha jote ishte kohë përkushtimi dhe këtu, në këtë vektor të jetës tënde, unë gjeta modelin e bashkëluftetsres. Unë gjeta atë që më plotësonte dhe më bënte unik në qenien time“.

“Nuk ka nevojë të ta them emrin që në krye të herës.
Emri yt do të jetë i pranishëm në çdo faqë të këtij libri.
Ti do të jesh muza dhe nxitja ime, e infiltruara që do të çosh deri në fund aksionet e guximshme, të një trimërie të çartur, m’u në strofullën e ujqërve. M’u në strofull të tyre, do të dëshmosh një prani tjetër, dehjen aromatike të femrës së bukur që kërkon drejtësi dhe sakrifikon në emër të saj.
Ndaj këtë libër ta dedikoj ty…”

Nga këto fragmente që solla këtu e që janë në fillim të romanit (te faqja e parë):
Në vend të prologut,

kuptojmë, prandaj, edhe arsyen
pse autori e titulloi romanin në fjalë:

Gruaja me shami jeshile, roman ky të cilin e kam lexuar dhe rilexuar me një frymë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.