Aktakuza e Gjykatës Speciale për Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN, Jakup KRASNIQIN

0
Aktakuza Thaçi - Krasniqi - Veseli - Selimi

[ Shkarko Aktakuzën në PDF – 73 faqe ]

Prokurori i Specializuar, në përputhje me kompetencën e tij në bazë të neneve 35(2)(i) dhe 38(4) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), akuzon:

Hashim THAÇIN
Kadri VESELIN
Rexhep SELIMIN
Jakup KRASNIQIN

Për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 13 dhe 16(1) të Ligjit dhe krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 14 dhe 16(1) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim.

TË AKUZUARIT

Hashim THAÇI
1. Hashim THAÇI, gjithashtu i njohur si Gjarpri, emri i [REDAKTUAR], u lind më 24 prill 1968 në Burojë, komuna e Skënderajt, Kosovë. Ai ka shtetësi kosovare (numri personal [REDAKTUAR]).

2. Hashim THAÇI ishte anëtar themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’), e njohur në anglishte si the Kosovo Liberation Army (‘KLA’) dhe i Shtabit Qendror ose Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (‘Shtabi i Përgjithshëm’). Ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë vitit 1998 dhe në 1999. Qershori i vitit 1998 e gjeti Hashim THAÇIN shef të Drejtorisë Politike dhe asaj të Informimit. Në fund të marsit 1999, Hashim THAÇI ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (‘QPK’) dhe Kryekomandant i UÇK-së.

3. Në nëntor 1999, Hashim THAÇI ishte anëtar themelues dhe udhëheqësi i Partisë për Progres Demokratik të Kosovës (‘PPDK’) e cila në vitin 2000 mori emrin Partia Demokratike e Kosovës (‘PDK’). Në vitin 2008, ai u zgjodh Kryeministër i Kosovës. Në 2014, Hashim THAÇI u bë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme. Në 2016, ai u zgjodh President i Kosovës.

Kadri VESELI
4. Kadri VESELI, gjithashtu i njohur si Luli, emri i [REDAKTUAR], u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë, komuna e Mitrovicës, Kosovë. Ai ka shtetësi kosovare (numri personal [REDAKTUAR]).

5. Kadri VESELI ishte anëtar themelues i UÇK-së dhe i Shtabit të Përgjithshëm.
Ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë vitit 1998 dhe në 1999. Në qershor
1998, Kadri VESELI ishte anëtar i Drejtorisë Politike dhe shef i shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Në fund të marsit 1999, pas krijimit të QPK-së, Kadri VESELI ishte shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (‘SHIK’) dhe ministër i ShërbimitInformativ në QPK.

6. Viti 2013 e gjeti Kadri VESELIN në postin e zëvendëskryetarit të PDK-së. Në vitin 2014, ai u bë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në vitin 2016, me zgjedhjen e Hashim THAÇIT si President i Kosovës, Kadri VESELI u bë udhëheqësi i PDK-së.

Rexhep SELIMI
7. Rexhep SELIMI, gjithashtu i njohur si Dhjetëshi ose Agroni ose Tafili ose
Lulzimi, emri i [REDAKTUAR], u lind më 15 mars 1971 në Aqarevë, komuna e
Skënderajt, Kosovë. Ai ka shtetësi kosovare (numri personal [REDAKTUAR]).

8. Rexhep SELIMI ishte anëtar themelues i UÇK-së dhe i Shtabit të Përgjithshëm.
Ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë vitit 1998 dhe në 1999. Në qershor
1998, Rexhep SELIMI ishte tashmë shefi Drejtorisë Operative të UÇK-së. Më së paku
në gusht 1998, ai ishte Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Nga fundi i marsit 1999, me
krijimin e QPK-së, ai u bë ministër i Rendit Publik /ministër i Punëve të Brendshme.

9. Në nëntor 1999, Rexhep SELIMI ishte anëtar themelues i PPDK-së së Hashim THAÇIT, e cila në vitin 2000 mori emrin PDK. Në vitin 2000, Rexhep SELIMI ishte oficer i lartë në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. Në vitin 2010, Rexhep SELIMI u zgjodh në Kuvendin e Kosovës.

Jakup KRASNIQI
10. Jakup KRASNIQI, emri i [REDAKTUAR], u lind më 1 janar 1951 në Fatos
(Negroc), komuna e Drenasit (Gllogocit), Kosovë. Ai ka shtetësi kosovare (numri
personal [REDAKTUAR]).

11. Nga fillimi i vitit 1997, Jakup KRASNIQI ishte anëtar i Shtabittë Përgjithshëm.
Ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë vitit 1998 dhe në 1999. Qershori i
vitit 1998 e gjeti Jakup KRASNIQIN anëtar të Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe
zëdhënës zyrtar të UÇK-së. Më vonë në 1998, Jakup KRASNIQI u emërua zyrtarisht
zëvendëskomandant i UÇK-së. Me krijimin e QPK-së, Jakup KRASNIQI u bë
zëdhënës i QPK-së.

12. Jakup KRASNIQI ishte anëtar themelues i PPDK-së së Hashim THAÇIT, e
cila në vitin 2000 mori emrin PDK. Jakup KRASNIQI u bë Kryetar i Kuvendit të
Kosovës në dhjetor 2007. Në periudhën prej shtatorit 2010 deri në prill 2011, Jakup
KRASNIQI ishte ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.