NËN OKB SI NËN PERANDORINË OSMANE

0
Mitrovica - ura e Ibrit

Gani I. Mehmeti

Sa interesant, Qeveria e Kosovës pengohet të bëjë edhe ura brenda kufirit të vet, e me këtë kërkohet të nënshtrohet nga serbët dhe nga Serbia! Kjo disi është e paparë dhe e padëgjuar ndonjëherë!

Pikërisht kjo ndërhyrje nga BE, më kujton një analogji të mbas viteve 1878, pas pushtimit të Sanxhakut të Nishit e të Toplicës nga serbët dhe pas vendosjes së kufirit mes Kosovës e Serbisë po atë kohë. Siç e quajnë serbët, ato vise ishin “çliruar” nga Perandoria Osmane, por ishin pushtuar e robëruar nga serbët.

Me vendosjen e kufirit Kosovë – Serbi, Kosova kishte mbetur nën osmanët deri në vitin 1912. Gjatë kësaj kohe 1878 – 1912, mbrojtjen e kufirit po e bënin vetë shqiptarët, e me ta ishte edhe ndonjë turk, gjoja si mbikëqyrës dhe si vrojtues i kufirit.

Një ditë, një serb kishte ardhur në kufi dhe pas një loje me turkun, serbi humb lojen. Nga inati, serbi tani po e rrahte shuplakë turkun. Njëri nga ushtarët shqiptarë, që ishte Beselic i Pollatës, nuk durohet dhe nga një distancë më e largët që ishte, pret dhe e vret serbin. Pas vrasjes së serbit, turqit kishin qortuar shqiptarët që të kenë vemendjen e të mos i vrasin serbët, sepse po i prishinin marrëdhëniet mes turqve dhe serbëve.

Tani, sërish edhe mes BE e serbëve të Kosovës, është e njëjta gjë. Shqiptarët duhet të kenë kujdes e të mos prishin afrinë, miqësinë, përkrahjen e serbëve nga Bashkimi Europian.

Po, prandaj, duhet të merret vendimi edhe nga serbët grindavecë se duan apo nuk duan të ndërtohen dy urat që të lidhin dy Mitrovicat e UNMIK-ut, sepse ndarja e Mitrovicës në dy komuna ishte nga ndërhyrja e UNMIK-ut dhe e ndërkombëtarëve për të “qetësuar” serbët. Këta nuk duhet të kundërshtohen, këta duhet të pajtohen sikur fëmijët e llastuar, duhet t’u plotësohen të gjitha dëshirat e kërkesat e tyre, sepse këta janë serbë! Sepse këta mbrohen nga Vuçiqi e nga Serbia edhe pse janë në Kosovë. Kosova, po kërkohet, të jetë e nënshtruar nga Serbia, kur janë në pyetje serbët!

Serbia nuk është Shqipëri, të injorojë të vetët! As Vuçiqi nuk është Edi Ramë!
Dhe, po. Nën admionistrimin e UNMIK-ut para syve të ushtarëve të KFOER-it, u ndoqën e u vranë shqipatrët në veri të Mitrovicës për ta pastruar nga shqiptarët që atje tëmbesin serbët shumicë, që të ndahet Mitrovica se serbët nuk mund të bashkëjetojnë me shqiptarët. Ne kemi edhe qytete tjera më të mëdha se Mmitrovica në Kosovë, por asnjëra nuk është ndarë në dy e as në tri komuna, sepse në ato të tjerat jetojnë shquiptarët dhe nuk ka problem si jetojnë e si shkojnë.

Serbët janë një popull tjetër dhe nuk mund të jetojnë me të tjerët. Ata nuk ka nevojë të integrohen me shqiptarët, ata duhet të[ jetojnë të vetëm, ku do që janë. Po, se kështu po thoshte UNMIK-u, kështu po thoshte EULEX-i, kështu po thotë Serbia, dhe, pikë! Këtyre serbëve duhet t’u nënshtrohen të gjithë, edhe BE edhe SHBA edhe të gjithë. Serbët janë të “shenjtë” ata nuk bën të preken!

Vetëm kur të thonë serbët, mund të lirohet Ura kryesore që lidh dy Mitrovicat sot, vetëm kur të thonës serbët, mund të ndërtohen dy urat mbi lumion Ibër, vetlëm kur të thonë serbët, Kosova mund të jetë shtet i pavarur, vetëm kur të thonë serbët, nëse do të thonë ndonjëherë, shqipatrët mund të jenë të lirë edhe nga vetë serbët edhe nga ndërkombëtarët. Po, sepse edhe ndërkombëtarët po thonë, ashtu, siç po thonë serbët!
Dhe, kur të kthehesh në anën tjetër, mirë e kanë! Po, sepse minati të LVV le të shkatërrohet Kosova, se, minati të PDK, LDK, AAK – le të shkatërrohet Kosova!

Nuk lëshojmë pe dhe kështu deri në pafundësi, deri sa të na hyjë armiku e deridjeshëm brenda, do ta luftojmë njëri-tjetrin, jo për shtet, por për pushtet. Po, sepse po të ishte për shtet, kryekuvendarja do të ishte votuar që në seancën e parë. E tani është seanca e 35 – të dhe nuk i dihet, nuk besohet se do të heqin inatet partitë mes vetit për ta zgjedhur, për ta votuar. Ndërsa, e qortojnë njëra-tjetrën se vetëm ashtu si them unë!

E përditë dëgjojmë fjalët se Kosova është më e madhe se Albulena Haxhiu, pa menduar se Kosoa është më e madhe edhe se Vlora Çitaku, është më e maDHE EDHE SE Lutfi haziri, Hikmete Bajrami e të tjerët…

E, unë kam thënë edhe diku tjetër se, i takon asaj të madhes se kë e emëron për kryekuvendar/e, jo tjerat më të vogla të diktojnë. Unë kështu e shoh dhe e them troç, pa pyetur dikë se i vjen mirë apo keq, pranon apo nuk pranon.

Kosovë, po të hanë të gjirthë, nga brenda e nga jashtë!
Kosovë, ata që të deshtën, nuk jetojnë më fizikisht!

Tani tani janë zgjuar hienat, ata që të duan të keqen, pa e ditur deri kur e kanë fundin, apo bashkë me ta do të fundopsesh edhe ti, se i keqi të merr me vete, thotë populli.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.