Gani I. Mehmeti
Sort, në ditën e 26-vjetorit të çlirimit të Poduejvës me rrethinë nga barbaria serbo-çetnike, është paksa vështirë të përfshihen të gjitha ato që meritojnë të shkruhen, por megjithatë, do ndajmë diçka nga ajo ditë, që si shpejt iku e ne nuk kemi mbërri atje ku është dashur.
Natyrisht se ne mbajmë mend atë ditë fare mirë. Ishte një ditë me diell të shëndritshëm, ashtu siç është edhe Liria.
Ne, qytetarët e Llapit ishim fshehur nëpër shtëpi në vende të ndryshme, ani që unë me familje isha kthyer në shtëpinë time të ndaluar, qysh më 12 qershor 1999, dhe, thënë të drejtën, kthimin këtu e bëra me insistimin kategorik të Shkumbinit.
– Unë do të shkojë në shtëpinë tonë, juve nuk ju detyroj. – na tha, i cili ka dy ditë që ka ardhur tek ne, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovë mes NATO-s dhe Ushtrisë serbe.
Nuk e kishim pasur ndërmend fare për sot të ecnim, por edhe vetëm të shkonte e të qëndronte në shtëpinë tonë, ku ishte ende zonë e ndaluar sipas serbëve, uk mundnim ta linim vetëm Shkumbinin, i cili kishte shërbyer për një vit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që qe kthyer nga Ulqini, ku po punonte në një gjelltore.
U nisëm nga shtëpia e Zeqir Hazirit të Bebushëve ku kishim qëndruar nga 20 prilli. me të unë dhe Mirdita për në shtëpinë tonë. Ne ecëm përmjedis lagjes së Balkçorëve të Podujevës dhe dolëm te shtëpia jonë. Nuk takuam njeri gjatë rrugës.
Shtëpia ishte mbushur me pluhur e me merimangë, por kështu e ka kur afër tre muaj i kishim munguar edhe ne asaj.
U ktheva sërish tek Bebushët. Mora edhe anëtarët e tjerë të familjes dhe erdhëm në shtëpi, por nuk po ndjeheshim të sigurtë. Nuk guxonnim as në shtëpi të qëndronim gjatë ditës, më mirë e kishim në ndonjë cep të ndonjë kopshti apo are, sepse atje nuk do kërkonin serbët askënd.
Gjatë natës fëmijët i vendosnim të flinin në bodrum, i cili ishte i padiktueshum, nuk vërehej se ishte, mbasi hyrjen e kishte nga brenda nën një tepih, ndërsa me gruan po flinim në dhomë. Po mendonim se po erdhi dikush, më mirë ta pësonim ne e të shpëtonin fëmijët.
Herë pas here po takonheshim me njerëzit që nuk kishin ikur fare nga shtëpia, por ishin grumbulluar bashkë rreth 13-14 anëtarë. Ata ishin mirë me shëndet dhe kishin shpëtuar siç është më së miri.
Vetëm Jahir Potoku ndjehej i shqetësuar tejmase. Ai nuk po mund ta zaponte veten nga ngjarja makabre që e kishin marrë serbët ta përcillte. Ai nuk po mund ta ndalte veten duke thënë: ”Atë që e kam parë unë është vështirë ta tregoj dhe ta ndali veten. Ajo ishte tmerr, ishte shqetësuese të shihje atë që as kafshëve njeriu – njeri nuk do mund t’ua bënte sepse edhe ato kanë shpiert. Por, kjo ishjte metoda më e çmendur që kishin ditur shkiet t’ia bëjnë rinisë shqiptare në Kosovë! A i ngulet gozhda e skuqur nga zjarri në krye njeriut? Kështu bënë ata në 25 të rinj shqiptarë dhe një shqiptare. Këtë ngjarje nuk po mund ta harronte, dhe shpeshherë e merrte nëpër gojë.
Këtë ngjarje që i kishte mbetur në krye po ia tregonte secilit me të cilin takohej, edhe ndërkombëtarëve pa marrë parasysh poziten që mbanin, sa ishte i gatshëm të shkonte edhe në Hagë për të dëshmuar, por nuk e morën dhe nuk doli asgjë, përveç premtimeve që ia bënë.
Kaluan kështu plëot shtatë ditë me ankth se kur do na sulmojnë çetnikët serbë, por fatmirësisht nuk erdhi askush.
Kështu, me t’u gdhirë dita e 19 qershorit 1999, po dëjgoheshin ca zëra nga rruga Podujevë – Prishtinë. Ishin zëra gëzimi, zëra shprese për jetë, zëra të Lirisë.
“KFOR-i, KFOR-i ka hyrë në Poduejvë”! – po buçsinin zërat. “KFOR-i, KFOR-i” buçiste një grup tjetër. Dolëm edhe ne te rruga për në Prishtinë. Grupe-grupe njerëzish e më shumë të rinjsh e fëmijsh po ecnin rrugës ashtu si kishin qëlluar, kush me opinga, kush me sandale, kush me këpucë – sa mundnin ecnin drejt KFOR-it që të shihnin se si janë ata, thuase edhe po i njihnin!
Shkuam deri tek Fabrika e Tjegullores në Poduejvë. Aty ishin ndalur ushtarët e KFOR-it. Këtu do të qëndronin për disa ditë, deri sa do të gjenin vend më të përshtatshëm.
Të rinj, fëmijë e qytetarë po përshëndeteshin me ushtarë të KFOR-it. Edhe ushtarët ishin të sjellsjhëm dhe po ua kthenin përshëndetjet. Shumë prej të rinjve po bisedonin lirshëm me ushtarë në gjuhën angleze, të cilët kishin mësuar në shkollë dhe në kurse të ndryshme.
Nga këtu po vazhdonin në ente e institucione të ndryshme të Podujevës. Shkuam tek Shtëpia e Shëndetit në Podujevë. Atje KFOR-i nuk po lejonte askë të ecte më përpara tyre nga rreziqet e ndonjë mine që do të mund të shpërthente. Po kontrollohej çdo kënd i shtëpisë së shëndetit, çdo cep i rrugës e çdo rrugicë, sepse deri sot nuk ishin shkelur këto rrugë nga qytetarë dhe armiku ka mundur të lë minat shpërthyese për të vrarë njerëz edhe pas shkuarjes së tyre për në Serbi.
Së fundi, shkova edhe deri te objekltii Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Bolëetini”. Para se të hyja në shkollë, takova mikun e kolegun tim të punës nga Metehia e Llapit, Shahin Shabanin. Mbasi u përshëndertëm, ai, duke menduar se unë jam në dijeni, më tha:
– Ngushëllime për Mehën!
– Çfarë, unë nuk di asgjë! – ia ktheva.
– Atëherë më fal, por xhaxhai juaj, Meha ka vdekur në Metehi dhe atje është varrosur vetëm një ditë para se të tërhiqej ushtria serbo-çetnike dhe nuk ka lejuar të varroset në varrezat e juaja në Pakashticë.
Më erdhi rëndë dhe ishte e papritur vdekja e Balit Mehë, siç e quanim ne, sepse ka qenë ende i fortë. “Eh, Bali Mehë, nuk do mund të të shoh më, paske ikur për pak pa u parë! Kështu e ka lufta”! – mendova me vete. Pas ndarjes me Shahin Shabanin, unë hyra në shkollë, e cila asnjë ditë nuk i ka pritur nxënësit e vet ende. Jo, sepse SHME “Isa Boletini” ka qenë themeluar në vitin 1992, kur nxënësit ishin larguar nga objektet shkollore të ndjekur nga policia serbe qysh në dhjetorin e vio=tit 1990.
Por, ky objekt ishte i dedikuar për Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.
Këtu brenda lokalit gjeta drejtorin e shkollës, zotëri Remzi Raçi, gjeta edhe profesorët Bislim Ejupi e Hamit Rekaliu. Me ta u përqafuam dhe ndenjëm në bibliotekën e shkollës, ku kishte disa nga titujt e librave.
Mbeti që ne të shihemi në shkollë të hënën e ardhshme dhe u ndamë.
Sot, 26 vite pas, Urojmë Podujevën dhe Kosovën të gëzojnë Lirinë me një zhvillim shumë më të shpejtë se deri tani.