17.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Qershor 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 05.06.2025

Dështim pas dështimi, bllokim pas bllokimi, mashtrim pas mashtrimi kemi arritur në dështimin e 27 të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës! Me akuza dhe kundërakuza faji ka mbetur jetim, kurse shteti pa institucione!

Pa largimin e djallit nuk ka konstituim të Kuvendit

Nuk është hera e parë e bllokimit të institucioneve shtetërore shkaku i egove (djallëzisë ) personale dhe armiqësive të imagjinuara partiake! Sikur na është bërë dukuri e shpikjes së “armiqve” të brendshëm dhe “bashkëpunëtorëve” të Serbisë pas çdo procesi zgjedhor!

Pas dështimit të fundit, 48 orëshi u pjestua për 2 shkaku i ‘Ditës së Bajramit’. Kjo u bë shkak që një pjesë e qytetarëve të besojnë në mrekullinë e natës së madhe!

Në këtë moment m’u kujtua kënga e Ndoc Mark Gegës, kur në vlugun e luftimeve, ‘Qaushi’ e merr ikën përpjetë livadhit: “Ndihmo Zot oj Natë e Bajramit, natë e Bajramit je qëllue prej Ndoc Markut n’mujsh mem pshtue, prej Ndoc Markut n’pshtofsha vet, për zapti tybe s’po e kam dert, se zapti boll ka baba mbret, pak na vyfshim na lypim apet”.

Në anën tjetër edhe Ndoc Mark Gega i lutet Zotit: “Ndihmo Zot o ‘Qiri i Shën Kollit”, natë e qirit sonte je qëllue, prej Qaushit vet n’mujsha me pshtue për babë të Gegës tybe nuk po kam dert, se boll ka rrnue plaku 70 vjet, 70 vjet plaku i ka rrafshue, na i shkoj ymri plakut tuj luftue, me qausha fyt e n’fyt tuj luftue”!

Analogjia e betejës së Ndoc Mark Gegës kundër ushtrisë turke, me betejën politike në Kuvend qëndron në faktin e përballjes së dy blloqeve politike në Kuvend, ku asnjëra nuk e kanë hallin e shtetit dhe as të qytetarëve, por si të arrijnë vet në pushtet, nën thënjen imagjinare të  politikanëve; “para ka boll baba shtet, sa herë t’na duhen zgjedhjet na i marrim vet, se për popull as që e kemi dert”!

Kjo është  e vërteta e hidhur e bllokadës politike në Kuvend, si pasojë e inateve personle apo e djallit mes subjekteve politike në Kuvend, pa largimin e të cilit as që pritet të gjendet zgjidhje fatlume në Kuvend.

E gjithë kjo shkaku i egos (djallit) në kokat e liderëve partiakë, të cilët më me dëshirë e pranojnë rikthimin e Serbisë në Kosovë sesa t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit për të mirën e shtetit.

Shënim: Islami e Bajrami nuk ndihmojnë – ata i kanë lënë nën pushtim turko-serb për shekuj, e tani nuk i lënë të bëjnë shtet. /AÇ

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit