EDHE NJË HERË MBI ZGJEDHJET NË SHQIPËRI

0
Rama - votat

Arben Çokaj

Ato u blenë, u vodhën, u bë presion, u bashkëpunua me grupet kriminale, u ndryshua rezultati, u tjetërsuan, etj.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira e të ndershme – për rrjedhojë nuk janë të pranueshme.

Përderisa OSBE/ODHIR tha se me këto zgjedhje nuk hyni në BE, e përderisa DASH nuk është prononcuar ende mbi zgjedhjet, mund të them se me aq sa u pa e thuhet nga burime të besueshme, Rama e PS kanë marrë më tepër – në mënyrë të pamerituar – nga secili qark nga 2-3 deputetë më shumë, në Fier 4 e në Tiranë 4-5-6 deputetë më shumë, rreth 35-36 deputetë më shumë se mund të fitonte ndershmërisht në total. Pra i bie 83-36 = 47 deputetë gjithësejt. Rrimë aty rreth 50 deputetë gjithësejt për PS. Ndoshta ndonjë më shumë 55-56. Nuk besoj se do të merrte në këto kushte më shumë. Por i morën, tani ec e merru me këtë punë.

Pse gëzohen disa mbështetës të PS-së nga këto zgjedhje? Gëzohen se vodhën, e nuk u bën fort përshtypje: Ka vjedhur edhe Saliu – thonë e mendojnë se kjo e justifikon hajninë. Por këto zgjedhje nuk janë për t’u gëzuar. Se Rama mund të bëjë marrëzi e gjëra të liga, duke shfrytëzuar pushtetin, shenjat janë dukur që në mandatin e 3-të, e pranoi edhe miku e këshilltari i Ramës, Baton Haxhiu, por tani nga friga e LaCivitas, se mund të humbte zgjedhjet, Rama i ra më shumë hajnisë, blerjes e të gjitha metodave të maksimalizimit të votave, deri te treni bullgar – futja e votave në kuti me grusht, se përtonin t’i fusin një nga një.

LaCivita - diçiturëLaCivita mori paratë e iku – ishte diçitura e piktorit, artistit, që po sfidon Amerikën, dhe e ka kthyer hajninë e votave në art, mbi të cilëh e bazuam edhe ilustrimin tonë në krye.

Tani për të njëjtat arsye pse isha kundër Berishës në vitin 2013, isha kundër fitores së Ramës në vitin 2025. Por mua nuk më pyesin, si pyesin njërin në Itali, i cili kujton se votuesit e diasporës e kanë pyetur shumë… Kutitë e diasporës u mbushën, dolën rreth 76% për PS e më shumë. Unë isha, që PS të merrte deri në 65-66 deputetë, të mos mund bënte dot qeveri, e të binte kështu Rama 4. Po ashtu edhe Saliu me PD të mos merrte më shumë se 60 deputetë e të varej qeverisja nga partitë e vogla. Kështu që mund të binin të dy, PD mund të krijonte një qeveri me bazë të gjërë, por pa Saliun kryeministër. Kjo ishte idealja. Por kuptohet, këta nuk pyesin, se kanë interesat e tyre.

Por mua më intereson më shumë Shqipëria e demokracia, se sa Rama apo Saliu…

Realiteti është se Rama i mori 83 deputetë, dhe vetëm me presionm ndërkombëtar e me mosnjohje nga opozita on’block të zgjedhjeve mund të vijmë deri te zgjedhjet e parakohëshme me një qeveri teknike, që është zgjidhja e vetme, për ta shmangur rrjedhjen e Shqipërisë drejt një autokracie të Ramës, ku Rama zot e shkop me të gjitha pushtetet në dorë, do të mund bëjë më shumë dëm për vendin se sa punë të mira, edhe pse entuziastat e PS-së mendojnë se kjo nuk do të ndodhë… por edhe po ndodhi, këta nuk do e shohin, ashtu si nuk po shohin këto ditë krimin elektoral. Janë verbuar…

Në Shkodër psh. dy deputetë socialistë jashtë listës së mbyllur morën mbi 18 mijë vota, gati dy deputetë, duke i shtuar edhe votat preferenciale të kandidatëve të tjerë socialistë, pa lënë mënjanë votat e modelit Tomë, i bie se rezultati është tjetërsuar me 3-4 deputetë në Shkodër. Kur kjo ka ndodhë në Shklodër, ngjashëm ka ndodhur edhe në qarqet e tjera. Kuptohet se shumica e votave në këto raste u blenë, u vodhën, ose u morën me metoda presioni, etj. Pra, nuk ishin të bazuara mbi vullnetin e lirë të qytetarëve.

Vetëm në Shqipëri hajnat janë trima, pse?
Sepse vjedhin me shtet…

Prandaj, kur më pyesnin se kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri, unë thoja se nuk e di, sepse varet se si luhet loja, nënkupto hajnia. Nuk isha aq parashikues i mirë sa ai në Itali, që thoshte se i fiton Rama, e tani nuk e vë re hajninë. Thotë “ku i ke faktet”, e kur ia përmend faktet, thotë denoncoji! E kur del Berisha e faktet i nxjerrë në ekran, i denoncon, po i njëjti person thotë: “Berisha ka bërë kështu gjithmonë…” Dmth. vari leshtë. Me ta nuk ka fjalë, prandaj unë u them gam-gam.

Situata nuk është e lehtë, shqiptarët kanë çmimet më të larta në rajon, e varfërinë më të madhe. Por militantët sociaklistë e relativizojnë edhe varfërinë në këtë vend. Kjo tregon se ata janë në gjendje të ofrojnë më shumë probleme për vendin, se zgjidhje!

Grafiku i vendeve më të varfëra - kryeson Shqipëria

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.