Gjatë dëshmive të Sylejman Selimit (foto), ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në “gjykatë speciale”, dëgjova disa pasaktësi që nuk i kishin hije Sylejmanit. Ato mund të ndikonin edhe në komprometim të UÇK-së. Sylejmani disa herë e përsëriti se Adem Jashari ka pas marrëdhënie të mira me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, se Adem Jashari ishte komandant i UÇK-së.
Këto dezinformime mund të arsyetohen si dëshirë për ta glorifikuar Adem Jasharin, por trupi gjykues pat rastin të dëgjon nga ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm dezinformime primitive. E vërtet është se Heroi Adem Jashari nuk është vlerësuar as si pjesëtar i thjeshtë i “uçk” që e komandonin Xhavit Haliti, Azem Syla, të përkrahur nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, rrjedhimisht nuk është vlerësuar as nga Shtabi Qendror, të cilin e kishte kapur Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Për këtë mund të (sh)përdoren si dëshmi edhe komunikatat nr. 45 (e 9 marsit 1998) dhe nr. 46 (e 16 marsit 1998), të lëshuara nga Kryesia e LPK-së “në emër” të Shtabit Qendror (atëherë jo-ekzistent). Në këto komunikata nuk përmendet fare martirizimi i Adem Jasharit me familjarë!!
Adem Jashari nuk ka pas mundësi të kishte asfarë marrëdhënie me Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së, sepse sa ishte gjallë Ai UÇK-ja nuk ka pas Shtab të Përgjithshëm. Sipas dëshmive të protagonistëve përkatës, Shtabi i Përgjithshëm është formuar vetëm në nëntor 1998 (“themluesit” nuk e dinin as datën e themelimit!!), e jo as në datën 11 qershor 1998, siç na kanë dezinformuar pjesëtarët e “ndërmarrjes se përbashkët kriminale” (NPK).
Edhe spekulimet për komunikata, të lëshuara “në emër” të Shtabit Qendror dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i kanë diskualifikuar të akuzuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre si matrapazë ordinerë. Besoj, ata e kanë dit se komunikatat nga nr. 11 deri në numër 46, i ka formuluar e publikuar Kryesia e LPK-së. Aty e tutje duhet të jenë formuluar nga “sekretarë” mercenarë të komplotistëve Xhavit Haliti e Azem Syla (?).
Fatkeqësisht vetëm për demaskim e diskreditim të merituar të pjesëtarëve të NPK ia ka vleftë që është formuar “gjykata speciale”!
***
Në vazhdim po sjellë dëshminë e vetë-vullnetshme, publike, për ZPS-në e Republikës së Kosovës, të cilën ia kam dërguar ZPS-së përmes e-malit zyrtar dhee e kam pas publikuar në Facebook (por fatkeqësisht ajo faqe më është bllokuar).
***
Për shkak të irritimit që po më shkakton fushata e orkestruar, e cila ka marrë përmasat e një lufte speciale, diverzive, kundër institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës — Zyrës së Prokurorit të Specializuar (në tekst të mëtejmë: ZPS) dhe Dhomave të Specializuara (DhS; po anashkaloj sloganin “gjykatë speciale”), po e ndiej si obligim qytetar dhe patriotik që të ofroj këtë dëshmi publike, me shpresë së ZSP-ja do ta marr parasysh.

Qysh në fillim dëshiroj të shpreh falënderimin tim ndaj BE-së, USA-të, Anglinë, Zvicrën, Norvegjinë, që u angazhuan me përkushtim financiar, duke vënë në dispozicion kuadrin e profesionistëve, për t’i krijuar këto institucione, që të hetojnë e gjykojnë akuzat që i përmban Raporti i senatorit zvicëran Dick Marty. [Për ata që nuk e dinë, ky Raport është votuar Nga Këshilli i Europës (KE) më 7 janar 2011. KE ka gjithsej 380 parlamentarë të delegacioneve parlamentare të 47 shteteve anëtare; në atë seancë ishin të pranishëm vetëm 199 parlamentarë, nga të cilët 180 votuan pro, 8 kundër, 11 abstenuan, ndërsa 181 e kanë bojkotuar atë senacë, sepse nuk donin të merrnin pjesë në atë komplot ruso-serb.]
Marionetat e shërbimeve nacionaliste serbe, ruse dhe simotrave të tyre, janë duke zhurmuar në mënyrë të orkestruar kundër ZPS-së dhe DhS, sepse duan të nxisin trazirat e turmave injorante në Kosovë. Fatkeqësish turmat injorante gjithandej bien lehtësisht pre e luftërave speciale të shërbimeve armiqësore, në rastin konkret, kundër Shtetit të Kosovës. Dëshmi për këtë fushatë destruktive është, ta zëmë, Baton Haxhiu, marioneta tipike e Jovica Stanishiqit,
ish-kryeshefit të shërbimit inteligjent të Serbisë, i quajtur Resort Drzavnog Bezbednosti — RDB / РДБ.[1] Për të pas ndikim, Baton Haxhiu dhe sisoji i tij, po zhurmojnë gjithandej nëpër emisione speciale televizive, sikur janë të shqetësuar që “Gjykata Speciale” qenkësh themeluar ekstra për ta komprometuar UÇK-në dhe Luftën e saj të drejtë çlirimtare, meqë ZPS-ja ka akuzuar “udhëheqësit” dhe “liderët” kryesorë të UÇK-së.
Viktimave që i ka mashtruar e përvetësuar kjo luftë speciale kundër ZPS-së dhe DHS, dua t’ua përkujtoj se Rusia, Serbia dhe miqtë e tyre, janë ndier të mjaftuar me gjykimin që i kanë bërë Kosovës dhe UÇK-së, me 7 janar 2011 në KE, — me ç’rast, tërthorazi, e kanë gjykuar e komprometuar edhe Alenacën Verioatlantike — NATO-n, — prandaj nuk ishin të interesuara të formoheshin institucione që do t’i hetonin e gjykonin ato akuza që i përmbante Raporti i Martit, sepse ishin të bindur se ato do të demantoheshin e diskreditoheshin si shpifje politike. Për këtë dëshmon edhe mos gatishmëria e tyre për të dhënë ndihma financiare për institucionet që do të hetonin e gjykonin ato akuza.
Por, meqë ZPS-ja dhe DhS-të u formuan, falë angazhimeve të BE-së dhe SHBA-ve dhe menqurisë pragmatike të shumicës së parlamentarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, tani shërbimet serbe dhe simotrat e tyre janë angazhuar t’i sabotojnë e minojnë këto instutucione, mundësisht me trazira sa më të fuqishme të turmave të mashtruara në Kosovë, sepse nuk duan edhe të identifikohen konkretisht krimet që duhet të kenë bërë individët e UÇK-së, por jo UÇK-ja, edhe pse në dukje, duke u akuzuar “udhëheqësit”, “liderët”, “krerët”, “komandantët”, po ndodh keqkuptimi, sikur vërtetë ka ekzistuar komandë ushtarake që e ka komanduar UÇK-në për të bërë krime edhe monstruoze, kundër civilëve serbë dhe të minoriteteve tjera dhe kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë.
Unë do të dëshmoj, se të akuzuarit Hashim Thaçi / “Gjarpni” dhe Rexhep Selimi / “Dhetshi”, vërtetë ishin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), ishin vërtet kapo të NPK-së, por ajo NPK ishte anti UÇK dhe anti Luftës çlirimtare, respektivisht ishte NPK sabotuese e komplotiste, pjesëtarët e të cilës i kishin penetruar në UÇK shërbimet armiqësore. Po shpresoj se do të akuzohen e burgosen edhe krye-kapot Xhavit Haliti / “Zeka” dhe Azem Syla / “Daja”, që i përkisnin kësaj NPK-je.
***
Që të karikohem me guxim për ta ofruar këtë dëshmi po citoj Shkrimtarin e famshëm iluminist francez Viktor Hugon:
Do të vuaj, do të duroj pa u penduar kurrë,
Pa shikuar të tjerët nëse qëndrojnë apo jo,
Nëse u përkul ndokush që e pandehnim për burrë,
Nëse ikin shumë veta që s’u ka hije kjo.
Njëmijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe unë,
Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi,
I dhjeti do të jem po qe se mbeten dhjetë!
E në mbettë veç një — do të jem unë ai!
E quaj të nevojshme të sqaroj se kam nevojë për karikim me guxim, meqë qe më shumë se 40 vjet po i sfidoj kërcënimet, sharjet, denigrimet, që i kanë orkestruar shërbimet policeske të RSF të Jugosllavisë, RS të Serbisë, KSA të Kosovës, por edhe nga kërcënimet që i kanë orkestruar marionetat e tyre të penetruara, para vitit 1990 në LKJ, pas vitit 1990 në LDK, por edhe në Lëvizje [LPK] dhe në UÇK [2].
Për ata që nuk e dinë, tashmë, më 27 shkurt 2020, ma kanë vra barbarisht Vëllain, Qerimin.[3] Mendoj se një pistë e dyshimit është vendimmarrja nga shërbimi nacionalist fashistoid serb BIA,[4] e cila duhet të ketë gjykuar momentin e volitshëm, sepse me vite kishte bërë luftë speciale kundër tij. Disa ditë para vrasjes BIA, përmes mediave dhe “opinionistëve” në Kosovë, pat konkretizuar edhe shpifje, se Qerimi ishte dëshmitar i mbrojtur i ZPS-së kundër “bashkëluftëtarëve” të tij. Në atë luftë speciale, më specialisti qe dëshmuar marioneta Baton Haxhiu, që pat bërë “intervistë” televizive me një kriminel (Shkumbin Mehmeti), i dënuar 30 vjet burg për vrasje të policëve, por që në ndërkohë i është dhënë statusi i “dëshmitarit të mbrojtur”. As ky status ligjor nuk ka qenë pengesë për Baton Haxhiun që ta “intervistonte” atë dëshmitar të rrejshëm.[5]
Uroj që institucionet kompetente do ia dalin t’i zbulojnë vrasësit dhe urdhërdhënësit, por jo vetëm të Vëllait Qerim, por edhe te të gjitha vrasjeve, në dukje politike, që nuk po zbulohen e gjykohen qe më shumë se dy dekada!
***
Për informim të ZPS-së po ofroj informacion telegrafik për biografinë time: Jam i lindur më 23.06.1954, në Fshatin Llabjan të Pejës. Në verë të viti 1976, pasi frekuentova semestrin e 6-të në Fakultet të Fizikës në Prishtinë, jam arratisur nga Kosova. Në Gjermani gjatë viteve 1977–1982 isha student në Ruhr-Universität në Bochum. Paralelisht jam angazhuar në veprimtari çlirimtare për Kosovën. Në gusht 1978, me insistim të Xhevat Ramabajës, katër veta kemi themeluar organizatën: Fronti i Kuq Popullor (FKP).
Pas disa muajve të veprimtarisë jam bind se Xhevat Ramabaja ishte spiun i SDB-së jugosllave, i penetruar si informator në Partinë Komuniste Gjermane KPD/m-l, e cila kishte për idolë kryesor Mao Cedunin dhe Enver Hoxhën. Ajo parti furnizonte imigrantët shqiptarë me literaturë propagandiste nga Shqipëria. Xhevati, si kaudër i SDB-së, ka insituar ta emërtonim organizatën me atë emër aq eksploziv.
Më pastaj isha bashkëveprimtar i Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës [6]. Më 17 Janar 1982, në Gjermani, themeluam Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Marionetat e SDB-së, Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica, e tjetërsuan në LRSSHJ gjegjësisht LRSHJ-së, më 17 shkurt 1982. Në vitin 1987, kur ia dolëm t’i izolonim marionetat e SDB-së, e emërtuam LPRK (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës). Se fundmi, në vitin 1993, e riemrëtuam: LPK / Lëvizja Popullore e Kosovës (në tekst të mëtejmë do përdor vetëm emërtimin Lëvizja).
Platforma politike e Lëvizjes, deri në vitin 1990, kur filloi të zhbëhet Jugosllavija, ishte vetëm barazia nacionale, sociale, kulturore, e shqiptarëve me popujt tjerë në Federatën Jugosllave — RSFJ, e përmbledhur në status republike, siç i kishin 6 popujt tjerë në Jugosllavi (Me madhësi numerike, shqiptarët ishin populli i tretë në Jugosllavi).
Më 27 korrik 1993, kur konstatuam se “rezistenca paqësore” nuk po sjell çlirimin e Kosovës, Lëvizja mori vendim për themelimin e “krahut” të armatosur çlirimtar, të cilin më 17 nëntor 1994 e emëruam: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Lëvizja e orientoi UÇK-në politikisht, e ndihmoi financiarisht dhe me infrastrukturë logjistike, me kuadro komanduese.
Gjatë viteve 1982 — maj 1998 isha anëtar në udhëheqje të Lëvizjes, në Këshillin e Përgjithëm (KP). Në maj 1998 Mbledhja e 6-të e përgjithshme(M6P) me ka zgjedhë, pos anëtar i KP, edhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes, deri në fund të qershorit 1999, kur M7P, gjegjësisht e fundit, mori vendim për ta zhbërë Lëvizjen.
***
Fatkeqësisht zhurmimi i orkestruar politik kundër ZPS-së dhe DhS-ve u sforcua kur u arrestuan dhe u ngrit aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Prokurori amerikan Jack Smith i akuzoi ata si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” (pikat 32 dhe 35 e aktakuzës, në tekst të mëtejmë do të përdor akronimin NPK).[7] Për momentin unë vetëm Hashimin dhe Rexhepin do t’i diskualifikoi si pjesëtarë të NPK-së (përpara kam përdor emërtime pezhorative “bandë e krimit të organizuar”, “shtabi i Rognerit”, etj.)[8], e cila kushtimisht ishte kundër UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë çlirimtare, duke u kamufluar e duke mashtruar se ishin “udhëheqës politikë” e “komandantë ushtarakë”, në krye të UÇK-së.
Bashkëveprimtarët më të ngushtë të Hashimit dhe Rexhepit ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla, për të cilët po shpresoj ZPS-ja shpejt do t’u ngrit aktakuzë. Ndërsa Jakup Krasniqi dhe Kadri Veslin, për bindjen time momentale, ishin dhe janë viktima kolaterale.
- Vrasja e spiunëve dhe kundërshtarëve politikë
1.1. Fushata kundër ZPS-së dhe DhS-ve, po shpërdoron aktakuzën, gjegjësisht akuzat për një NPK, pjesëtarët e të cilës na paskëshin qenë komandantë, udhëheqës, liderë, gjatë dhe pas lufte, të cilët paskëshin vra apo urdhëruar vrasjen edhe të kundërshtarëve politikë; kjo fushatë tashmë mund të eskalojë në vrasje hakmarrëse apo në vrasje të dëshmitarëve.
Qysh në fillim dua të sqaroj: në UÇK fryma, mendimi, orientimi, qëndrimi, se pjesëtarët e UÇK-së nuk guxojnë të vrasin apo keqtrajtojnë asnjë kundërshtar politik, shqiptar apo të etnive të tjera, ndërsa spiunët dhe diversionistët e forcave pushtuese serbe, shqiptarë apo të etnive tjera, nëse nuk mund të pengohen me izolim, në momentin e fundit, kur ua rrezikojnë jetën ushtarëve çlirimtarë dhe popullsisë civile, duhet të vriten, siç ndodh në luftërat çlirimtare të popujve të pushtuar, kur nuk kanë institucione të tyre të drejtësisë dhe mundësi tjera humane.
Duke u munduar të kujtoj konkretisht vrasjen e ndonjë spiuni, më shkoj mendja të fqinji im i parë në vendlindje, nga ana lindore, të cilin e kisha bashkëmoshatar, por edhe kushërirën e tij (Havën) e kisha kunatë të çmuar. Emri i tij: Skender Kuqi, i fshatit Lutogllavë, Komuna e Pejës. Kërkova në google Informata. Skënderin e kujtova edhe për shkak se më 16 korrik 1998, përjetova një keqardhje ekstra. Mbesa e Skënder Kuqit, e cila jetonte pranë ish kryeqytetit gjerman Bonn, ishte angazhuar vullnetarisht në Zyrën e Fondit “Vendlindja thërret” (FVTH) në Bonn.[9]
Ajo regjistronte në databazë emrat e donatorëve dhe sasinë e donacionit. Nuk isha atë ditë në zyrë, prandaj ajo më pat telefonuar për t’më informuar se po shkonte menjëherë tek prindërit, meqë e kishin marrë lajmin: “UÇK-ja e ka vra spiunin Skënder Kuqi”. Ajo mënyrë e informimit më tronditi. Mbesa e Skënderit po angazhohej me përkushtim për UÇK-në, ndërsa UÇK-ja ia vrau xhaxhain. Tani në internet gjeta informimin “zyrtar”: Aktgjykimin e Ramush Haradinajt…, nga “Gjykata e Hagës”.[10] Nën shifrën 519 dhe 520 të atij aktgjykimi shkruan:
“Në Aktakuzë gjithashtu pretendohet se më 11 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Skënder Kuqi, shqiptar kosovar, u rrëmbye nga dyqani i tij në Zahaq prej ushtarëve të UÇK-së dhe u çua në objektin e UÇK-së në Jabllanicë, ku ushtarë të UÇK-së e rrahën keqazi me shkopinj dhe shufra hekuri. Pretendohet se më 16 korrik 1998, Skënder Kuqi u dërgua në qendrën shëndetësore të UÇK-së në Irzniq, ku edhe vdiq. Sipas akuzave në Aktakuzë, si pasojë e rrahjeve atij i shihej veshka prej një plage të hapur. Pretendohet se kufoma e tij u varros nga ushtarët e UÇK-së në Jabllanicë dhe se më vonë me udhëzim të Ramush Haradinajt, kufoma e tij u zhvarros dhe iu dha familjes së tij.”
Druaj, nëse Ramush Haradinaj do të bëhej fajtor për vrasje të Skënderit, meqë ishte komandant i UÇK-së në zonë të Dukagjinit, do të kishin pasuar vrasje “hakmarrëse” kundër familjarëve të Skënderit, duke i bërë ata fajtorë për dëshmi kundër Ramushit.
Me këtë konkretizim deshta t’ua jap një këshillë hetuesve, prokurorëve, gjyqtarëve, që të kenë parasysh vrasjet e spiunëve të forcave pushtuese gjatë lufte, siç ka ndodhur në të gjitha luftërat çlirimtare të popujve të pushtuar. Madje në Francë, edhe pas LDB, janë vra mijëra kuislingë e kolaboracionistë të nazizmit; fatkeqësisht janë vra dhe linçuar edhe shumë gra franceze që kishin “marrëdhënie” me pushtuesit nazistë. UÇK është përmbajtur gjatë e pas lufte dhe deri tani nuk di të ketë vra qoftë vetëm një kuisling e kolaboratoricionist millosheviqian, edhe pse ishin shumë, të cilët Millosheviqi i kishte angazhuar apo i toleronte si udhëheqës “të rezistencës pacifiste” të shqiptarëve.
1.2. Në vitin 1992 në Shtutagrt / Gjermani iu bë gjyq Riza Salihut, nga Mushitishti i Suharekës, imigrant në Shtutgart.[11] Unë isha i caktuar dëshmitar. Riza Salihu dyshohej për vrasje të shkrimtarit Jusuf Gërvalla, punëtorit social Bardhosh Gërvalla (punonte në Arbeiterwohlfahrt të Gjermanisë, në Ludwigsburg) dhe gazetarit Kadri Zeka, refugjatë politik në Zvicër. Vrasja pat ndodh më 17 janar 19982, në Untergruppenbach të Gjermanisë. Kur shkova unë në atë seancë gjyqësore, Riza Salihu, që ishte në burg hetues mbi 18 muaj, simuloi sëmundje psikike për të dështuar ajo seancë.
Ai donte t’i ikte ballafaqimit me mua. Kryetari i trupit gjykues, pasi mbylli seancën e dështuar, na rrëfeu: “Kur u caktova për këtë lëndë, konsultova shumë literaturë për veprimtarinë e shërbimeve jugosllave, gjegjësisht për angazhimet e tyre në vrasjet e kundërshtarëve politikë, që ishin ekzilantë në shtetet e Perëndimit. Erdha në përfundim për përvijimin, vrasësit duhej të kishin etni të njëjtë me të vrarët dhe nëse zbulohen, duhet të simulojnë sëmundje psikike, si ky që përjetuam sot. Varianti tjetër, duhej të ishte i të njëjtës etni që shërbimet të shpifin pastaj se ishte vrasje mes kundërshtarëve politik apo vrasje për ndarje të interesave të fituar nga krimi i organizuar…” [parafrazim]
Kujtova këtë ndodhi, për të informuar prokurorët e ZPS-së, se shërbime e Serbisë kanë dhe kishin përvijim operativ, që për vrasje të kundërshtarëve të angazhonin vrasës te të njëjtës etni, për t’i prezantuar vrasjet si vrasje mes kundërshtarëve politikë.
1.3. Më 31 tetor 1999, në Prishtinë pat ndodhur plagosja e serbit Momçilo Trajkoviq (serbisht: Momčilo Trajković). Ai ishte lider i nacionalistëve serbë në Kosovë, ishte marionetë e Sllobodan Millosheviqit. Ndodhi pikërisht në ditën kur kishte paralajmëruar vizitën Komisioneri i BE-së për politikë të jashtme, Havier Solana. Atë ditë përjetuam një “shou” zhurmues nga politikanët nacionalistë serbë. Ia dolën ta bindin Solanen dhe Bernard Kouchner-in (shef i UNMIK-ut në vitin 1999–2001), se vrasjen e kishin bërë “nacionalistët shqiptarë”. Në mbrëmje Kouchner u kthye në Paris me aeroplan “special”. Ai i kishte thënë Z. Bardhyl Mahmuti, atëherë Ministër i jashtëm në të ashtuquajturën Qeveri e përkohshme (QPK), se mund të shkonte me të njëjtin aeroplan për ta vizituar Jashar Salihun në klinikë në Paris.[12] Bardhyli pati mirësinë të më merrte me vete. Me Z. Couchner kisha njohje. Në aeroplan ishim vetëm ai, Bardhyli dhe unë. Z. Couchner ishte i hidhëruar shumë për plagosjen e Trajkoviqit.
Meqë kisha njohje dhe komunikonim rrjedhshëm në gjermanisht, i fola se nuk kishte kuptim që nuk po na fliste fare. Ai shprehu dufin: “Si mos të hidhërohem për turpërimin që ma bëtë sot para Solanës…” Ia ktheva: “Dëgjo, Mik shumë i respektuar, po të kishte qenë nacionalist shqiptar plagosësi, do ia zbrazëte plumbat në gjoks apo në ballë, siç i meriton, dhe jo vetëm një plumb në tul të këmbës. Je me profesion mjek, prandaj urdhëro t’i bëhen analiza. Ai ende ka mbetje të narkozës lokale në vendin ku ia ka trus plumbin specialisti i shërbimit serb…” Z. Couchner nuk pat prit mbarimin e rrëfimit tim. Ka shkuar për disa minuta në kabinë të pilotimit. Kishte dhënë urdhrin që të bëhej ai hetim. Më vonë i ka ardhur konfirmimi, duke qenë ne ende në aeroplan. Aty e tutje Z. Couchner u relaksua për të biseduar me ne.
Portparolli i KFOR-it, Ole Irgens, ka informuar radion serbe B92: “Gospodin Trajkovic je bio cuvan od strane KFOR-a 24 sata dnevno. Imali smo vojnike koji su stajali pred njegovim vratima i dodatne mere obezbedjenja oko njigovog stana. Prosle noci on je rekao nasim vojnicima da ne zeli njihovo prisustvo i nikakvu vrstu zastite te veceri. Objasnio je da ima privatne razloge za to. Iako smo bili jako zabrinuti za njegovu bezbednost, morali smo da postujemo njegovu privatnost.“[13]
Qysh atë ditë Trajkoviq u zhduk nga skena politike, sepse u zbulua kush dhe përse e ka bërë atë plagosje komplotiste. Fatkeqësisht Z. Couchner as funksionarë të tjerë të UNMIK nuk e publikuan atë lloj komploti të sofistikuar.
Akoma më tragjik ishte komploti serb në fshatin Gorazhdec të Pejës. Me 13 gusht 2003 u vranë dy dhe u plagosen 4 fëmijë serbë: Ivan Jovović (19) dhe Pantelija Dakić (12), u vranë; u plagosën rëndë Đorđe Ugrenović (20), Bogdan Bukumirović (14), Marko Bogićević (12) dhe Dragana Srbljak (13). Prokurori Flamur Kelmendi, në Prokurori të Pejës, më pat thënë në konfidencë se vrasësit ishin serbë, por UNMIK ua e ndaluar informimin publik. Për atë krim qe thirr menjëherë mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së…
Pra, edhe ajo vrasje dukej se ishte bërë nga BIA.
Tashmë edhe vet presidenti i Serbisë e ka dekonspiruar masakrën e ndodhur më 14 dhjetor 1998, në lokalin “Panda” në Pejë. Aty janë vra 6 të rinj serbë dhe malazezë. Institucionet millosheviqiane kanë akuzuar UÇK-në. Janë burgos, maltretuar e gjykuar shumë shqiptarë. Tashmë kundër atij krimi askush nuk po ankohet në Serbi, por as miqtë ndërkombëtarë të Serbisë, si Dic Marty, nuk e numërojnë më si krim të UÇK-së. Fatkeqësisht, nuk më besohet se do ta procedoj për hetim as ZPS-ja, me arsyetim se nuk është në Raportin e Dik Martit…
I solla këto raste që të dihet se shërbimet serbe, në kuadër të luftës së tyre speciale, diversioniste, nuk kanë kursyer as fëmijë serbë, sepse me vrasjen e tyre arrinin më shumë suksese. Ndërsa shqiptarët e vrarë iu kanë dhimbsur më pak, për të mos thënë aspak. Ato shërbime vetëm kanë zgjedhur, cili shqiptar duhet të vritet, kur dhe ku, që të nxisin sa më shumë armiqësi në mes të shqiptarëve dhe t’i ofrojnë botës “fakte” se UÇK-ja ka vra edhe kundërshtarë politikë shqiptarë.
Në kuadër të kësaj taktike, por edhe për ta sabotuar furnizimin e UÇK-së me armë nga Shqipëria, duhet të jenë vra edhe Komandanti i UÇK-së, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, më 9 maj 1998, në Shqipëri. Edhe sh-kryetari i Lëvizjes dhe komisari i UÇK-së, Behajdin Allaqi, është “zhdukur” më 11 qershor 1998. Edhe Gazetari Enver Maloku është vrarë më 11 janar 1999. Edhe qindra vrasje janë bërë pas përfundimit të luftës, shumica e të cilëve ishin pjesëtarë të UÇK-së, por disa ishin edhe personalitete të LDK-së. Serbia dhe Dick Marty i kanë “problematizuar” vetëm vrasjet e LDK-istëve, por jo edhe vrasjet e pjesëtarëve të UÇK-së. Nëse Vëllai im, Qerimi, – i vrarë më 27 shkurt 2020, – do të kishte qenë serb apo pjesëtar i LDK-së, Serbia vrasjen barbare të tij do ta “problematizonte” deri edhe në Këshill të Sigurimit të OKB-së!
Edhe vrasja e Ibush Kllokoqit, më 6 gusht 1999, duhet ta kishte bërë RDB-ja e Serbisë, por kësaj radhe rezulton se vrasjen e ka koordinuar Azem Syla, i cili ka gënjyer se ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Ibush Kllokoqi ka qenë shef i SDB-së të KSA të Kosovës për Prishtinë dhe ka pas informacion, cilët ishin spiunët e SDB-së, të penetruar në UÇK. Kjo vrasje është zbuluar dhe gjykuar në Prishtinë…
- Historiku i UÇK-së.
2.1. Në Akgjykimin e Gjykatës së Hagës për Ramush Haradinaj[14], në pikat 18 dhe 19, janë “zyrtarizuar” mashtrime të bazuara në dëshmi të rrejshme, nga dëshmitarët që janë të evidentuar në fusnotat përkatëse:
“Nga fundi i vitit 1996 dhe fillimi i vitit 1997, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së numëronte rreth 10 anëtarë që vepronin në tri zona të ndryshme: fshehtas në Kosovë, në Shqipëri dhe në shtetet e Perëndimit, si për shembull në Zvicër, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe anembanë Skandinavisë.[15] Deri nga pranvera e 1998, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishin Sokol Bashota, Raif Gashi, Xhemajl Fetahu, Adem Grabovci, Xhavit Haliti, Ilir Konushevci, Jakup Krasniqi, Azem Syla (Sula), Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Halit / Zeka.[16] Adem Jashari ishte komandant i UÇK-së deri në mars të vitit 1998.[17]
Pas vrasjes së Adem Jasharit, komandant i përgjithshëm i UÇK-së u bë Azem Syla (Sula), kurse Sokol Bashota zëvendëskomandant i UÇK-së dhe Rexhep Selimi inspektor i përgjithshëm.[18] Hashim Thaçi drejtonte degën politike të UÇK-së.[19] Jakup Krasniqi u emërua zëdhënës i UÇK-së në Kosovë në qershor të vitit 1998.[20] Bislim Zyrapi u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dikur nga fundi i majit maj apo fillimi i qershorit 1998. Lahi Brahimaj u bë drejtor i degës së financave në korrik 1998.”[21]
Për keqardhje, këto dëshmi të rrejshme janë bërë për shkak të një propagande glorifikuese, që vet këta dëshmitarë, si protagonistë, kanë parapëlqyer të prezantohen si protagonistë shkëlqyes! Më fisnike ka qenë që të përgjigjeshin “nuk e di”, në pyetjen përkatëse. Uroj të mos kenë dëshmuar në betim…
UÇK, e mitizuar qysh nga 28 Nëntori 1997 për shkak të spektaklit në varrimin e mësuesit Halit Gecit, në Llaushë të Skenderajit,[22] është fomuar me vendim të Mbledhjes së Katërt të përgjithshme (M4P), e mbajtur më 26 dhe 27 korrik 1993, në Prishtinë (në shtëpinë e prindërve të Fatmir Brajshorit).[23] Pas dy ditëve shërbimi serb RDB dhe policia i ka burgos shumë pjesëmarrës. Sigurisht, ata dikush duhet t’i ketë spiunuar. Mbledhja është mbajtur në fshehtësi (klandestinitet) të thellë.[24] Kështu është pamundësuar të nis menjëherë realizimi i vendimit për formim të krahut të armatosur.
Në dhjetor 1993 arratisen nga Kosova në Shqipëri edhe Hashim Thaçi dhe Fatmir Brajshori.
Më 4 dhjetor 1993, bazuar në obligimet statutare, Këshilli i Përgjithshëm (KP) i Lëvizjes në emigracion, vendos jetësimin e vendimit të M4P. Me atë rast ka themeluar Sektorin e rëndësisë së vëçantë (SRV), siç e kemi quajt ekipin që do angazhohej për ta ndihmuar Lëvizjen në Kosovë — që ta realizonte formimin e krahut të armatosur çlirimtar të saj (të cilin po e quaj ushtri për hir të komunikimit më praktik, edhe pse nuk ishte ushtri).
Sektorin e kemi quajtur SRV për arsye taktike e konspirative. Kemi autorizuar Kryesinë t’i caktoj tre veta në SRV. Njëkohësisht kemi formuar edhe Fondin “vendlindja thërret” (VTH), që të grumbullojmë mjete financiare për ushtrinë në formim. Si fillim jemi përcaktuar të japim secili anëtar i Lëvizjes në emigracion nga 1000 DM në vit, pos 50 DM të anëtarësisë mujore. Në fundjavën pasuese, me 11.12.1993, Kryesia i ka caktuar Ali Ahmetin, Xhavit Halitin dhe Azem Sylën në SRV.
Fatkeqësisht fillimi i angazhimit të SRV ishte i fraksionizuar, për të mos thënë që tani se ishte fillim komplotist kundër ngritjes dhe konsolidimit të krahut të armatosur çlirimtar, për të cilin ishte përcaktuar Lëvizja. Azem Syla dhe Xhavit Halit, që deri atëherë nuk ishin fare kompatibël e nuk kishin shoqëri mes tyre, u bënë aleatë. Azemi ka rekrutuar në Kosovë Rexhep Selimin, Xheladin Gashin dhe Sokol Bashotën. Xhavit Haliti ka rekrutuar Nait Hasanin. Ndërsa Ali Ahmeti, që u anashkalua nga Xhaviti dhe Azemi, ka vazhduar të përkujdesej për grupet guerile të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqi dhe të tjera grupe më të vogla, të cilat ishin formuar para M4P dhe tani po prisnin të përfshiheshin në ushtrinë në formim.
Më 17 nëntor 1994 Kryesia e Lëvizjes[25] përcaktohet për emrin Ushtra Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Në të njëjtën mbledhje Kryesia përcaktohet për “Shtab Qendror”, pa i ditur emrat, por duke u bazuar në mirëbesim të SRV (kryesisht të Xhavit Halitit dhe Azem Sylës; në ndërkohë marrim vesh se “koordinator” ishte caktuar Nait Hasani, ndërsa anëtarë të ShQ të kooptohen Xheladin Gashi, Rexhep Selimi dhe Sokol Bashota). Gjithashtu Kryesia vendos të publikojë komunikata për aksionet që kryente UÇK në formim, duke filluar nga komunikata me numrin 11, për të lënë të kuptohet se aksionet e deriatëhershme guerile do të duhej të ishin prezantuar me 10 komunikatat pararendëse, të cilat nuk janë publikuar.[26]
Pra, meqë UÇK-ja nuk i kishte ende kapacitetet në Kosovë për t’i publikuar komunikatat, Kryesia është përcaktua t’i shkruante e publikonte komunikatat “në emër” të SHQ të UÇK-së. Komunikatat deri te ajo me numër 46 (më 16 mars 1998), i ka publikuar Kryesia (sepse SRV i kishte tre veta qe nuk dinin të formulonin komunikata); pastaj, nga komunikata nr. 47 e tutje (19 maj 1998), tashmë “në emër” të shtabit të përgjithshëm, inekzistent, janë formuluar nga NPK (Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi) dhe shërbëtorët e tyre.
Nga investigimet që i kam bërë gjatë viteve të pasluftës, më rezulton se SHQ (Shtabi Qendror), deri më 27 janar 1997, kur është burgosur Nait Hasani, përbehej vetëm nga Nait Hasani, Rexhep Selimi, Xheladin Gashi dhe Sokol Bashota. Spekulohet se edhe Bislim Zogaj, i burgosur më 31 janar 1997, ka qenë anëtar. Ndërsa komandantë të asaj katërshe e kanë quajt veten e tyre Xhavit Haliti dhe Azem Syla, azilanë në Zvicër. Ai SHQ mund të ketë pas edhe vetëm gjithsej 4–5 ushtarë, meqë dhjtra pjesëtarë të grupeve guerile, — për arsyet që nuk kam mund t’i identifikoj, — nuk kanë pranuar komandimin nga ai SHQ. Besoj se pengesa kryesore duhet të ketë qenë Xhavit Haliti, meqë ate moti e kemi dyshuar si marionetë të shërbimeve jugosllave. Ai, SHQ, gjegjësisht “komandantët” e tij, Azem Syla e Xhavit Haliti, Adem Jasharin me grupin e tij, Zahir Pajazitin me grupin e tij, Adrian Krasniqin me grupin e tij dhe të tjerë grupe guerile, nuk i kanë njohur si pjesëtarë të asaj “uçk-je” të tyre…
As sipas aktgjykimit të Nait Hasanit dhe 17 të tjerëve, nr. prot. 97. nr. 68/97, i datës 12.XII.1997, Gjykata e qarkut në Prishtinë, nuk rezulton se ai SHQ dhe ushtarët e tij kanë bërë ndonjë sulm gueril gjatë katër viteve (vetëm i kanë planifikuar por u kanë dështuar në finalizim).[27]
Ndihmat financiare, të grumbulluara në Fondin VTH, nga dhjetori 1993 deri në mars 1998, i ka zhvatur kryesisht Xhavit Haliti. Një pjesë simbolike u kanë shkuar Nait Hasanit, Rexhep Selimit e Sokol Bashotës, sa për të na mashtruar se po ia përcjellte UÇK-së, ndërsa grupet guerile, që vërtetë ishin bërthama bazike të UÇK-së, janë privuar nga ato ndihma financiare. Këtë sabotime e kemi ditur qysh në verë të vitit 1996, kur komandantë të grupeve guerile kanë kërkuar ndihma financiare te familjarët dhe shokët e tyre në emigracion.
Siç shkrova, pas burgosjes së Nait Hasanit e Bislim Zogajt, ai SHQ e ka humbur edhe funksionalitetin e deriatëhershëm minimal. Shpërthimi kryengritës, pas barbarisë së forcave serbe ndaj Familjes së Jasharëve në Prekaz, më 5-7 mars 1998, na ka gjetur pa asnjë shtab, pos emrit të legjenderadizuar, që e simulonin Xhavit Haliti dhe Azem Syla, për t’i zhvatur ndihmat financiare që i jepnim dhe i grumbullonim nga emigrantët.
2.2. Meqë nuk kishim shtab që do të koordinonte e komandonte shpërthimin e kryengritjes së armatosur në Kosovë, Kryesia e Lëvizjes (së emigracionit) u shpërngul nga Zvicra në Tiranë, për të improvizuar shtabin. Kryetar i Kryesisë ishte Fazli Velia, nënkruetar Muhamet Kelmendi, sekretar Emrush Xhemajli, arkatar Gafurr Elshani, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhë Iberdemaj, Adem Graboci, ishin anëtarë. Kryesia zhbëri edhe formalisht SRV, me vota pro edhe të Xhavitit, Azemit e Aliu ( siç më është thënë atëherë, mars 1998).
Ajo Kryesi improvizoi rolin e shtabit deri nga fundi i prillit 1998. Por financat e Fondit vazhdonte t’i grabiste Xhavit Haliti, i cili ia kishte dal ta mashtronte e shpërdoronte Kryetarin e Këshillit të Fondit, Jashar Salihun, dhe disa veprimtarë kryesor të Fondit. Nga fillimi i prillit, kur Kryesia provoi t’i disiplinonte Xhavitin dhe Azemin, që t’u përmbaheshin vendimeve, Xhaviti i kërcënoi kolegët dhe shokët e tij të deriatëhershëm që të iknin nga Shqipëria. Isha i pranishëm kur e bëri atë kërcënim. Ai shpërdoroi lidhjet e tij me kryeministrin kuisling Fatos Nano…
Nga ajo Kryesi unë isha ngarkuar me detyrë që të përkujdesesha për sistemim të oficerëve ish-ushtrisë jugosllave JNA, që ishin dëshmuar në luftëra në Slloveni, Bosnjë, Kroaci, dhe që tani donin të angazhoheshin në UÇK. Por, meqë shtab nuk kishte që të vendoste ku do të angazhoheshin, ata prisnin në Tiranë, sepse besonin se UÇK kishte shtab, ndërsa ne nuk i informonim për gjendjen e mjerë në UÇK, sepse nuk donim t’i demoralizonim. Nga mesi i prillit 1998 edhe ata ushtarakë e kuptuan se nuk ka shtab, prandaj u futën në Kosovë me ndihmë të pjesëtarëve të logjistikës dhe iu bashkuan UÇK-së, kryesisht në krahinat ku e kishin vendlindjen. Ata ushtarakë ishin të parët që filluan t’i rreshtonin kryengritësit për t’i bërë ushtarë, duke i mësuar të pranonin të komandoheshin. Ata ushtarakë ishin nismëtarë për krijim shtabit të përgjithshëm, në Kosovë, bashkë me komandantët e (vetë)zgjedhur të zonave, të cilët përpiqeshin ta koordinon e komandonin luftën në kuadër të kapaciteteve modeste ushtarake. Në atë angazhim u dëshmua dhe faktorizua ekstra Koloneli Bislim Zyrapi, i cili UÇK-së iu bashkangjit nga mesi i majit 1998.
2.3. Xhavit Haliti dhe Azem Syla, pasi dëbuan të gjithë anëtarët tjerë të Kryesisë, u përqendruan ta zhbënin edhe Sektorin e logjistikës në Shqipëri, të cilin e kishin formuar vëllezërit Adrian e Ilir Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe bashkëluftëtarët e tyre, duke filluar nga viti 1992. Pas vrasjes së Zahir Pajazitit më 31 janar 1997, Zona Operative e Llapit e dërgon Ilir Konushevcin (“Mërgimi”) në Shqipëri, të organizonte furnizimin me armë e municion. Tashmë edhe Iliri, bashkë me Qerim Kelmendin (“Dema”) dhe Naim Hazirin (“Dilaveri”), po e menaxhonin Sektorin logjistik në Shqipëri. Kërcënimet ndaj tyre Xhaviti dhe Azemi i konkretizuan dhe i vulgarizuan, nga fundi i marsit 1998, sidomos kundër Qerimit dhe Ilirit.
Për t’i anashkaluar vrasjet mes pjesëtarëve të UÇK-së dhe komplotistëve të NKP, Iliri e Qerimi u dakorduan që Qerimi të emigronte në Gjermani, duke bërë arsyetimin taktik se Qerimi do ta vazhdonte mjekimin e plagëve që kishte marrë në sulmin e policisë serbe në vitin 1996 (për informim më konkret Akgjykimi i Nait Hasanit dhe 17 të tjerëve, i mësipërcituar) dhe do të angazhohej për të motivuar emigrantët që të jepnin më shumë ndihma financiare, ndërkaq Iliri, pas emigrimit të Qerimit, do të taktizonte me Xhavitin e Azemin, sikur ishte i gatshëm për dëgjueshmëri ndaj tyre, duke iu subordinuar komandës së tyre. Fatkeqësisht Xhaviti e Azemi ishin komplotistë të rryer, prandaj koordinojnë vendimin për eliminim fizik të Ilirit, që ta zhbënin atë Sektor të logjistikës.
Për bindjen time të deritanishme, Xhaviti dhe Azemi kanë paguar një kriminel, që ishte i afirmuar në Tropojë (Shqipëri veriore) për vrasje me pagesë. Ai kriminel ishte Bislim Demiri, i cili ishte i punësuar në polici në Banram Curr, shofer i shefit të policisë, në ndërkohë të vrarit Jonuz Hyka.
Bislimi, bashkë me vëllanë e tij, Agimin, dhe dy-tre shokë, siç kanë rrëfyer njerëz mirë të informuar, zënë priten me 9 maj 1998, në Qafë të Malit. Iliri shoqërohej edhe nga mjeku tropojan Hazir Mala, i cili gjithashtu u vra nga ata kriminelë. Meqë Ilirin dhe Hazirin i shoqëronin edhe një oficer i SHISH-it dhe dy ushtarak të Gardës së Shqipërisë (edhe sipas rrëfimit të Xhavit Halitit), vrasësi Agim Demiri është qëlluar në atë dyluftim në errësirën e asaj nate (rreth orës dy të mëngjesit) dhe gjatë rrugës për në spital të Bajram Currit, ka vdekur…
Fatkeqësisht edhe në këtë rast është dëshmuar kuislingu Fatos Nano, i cili duke shpërdoruar funksionin e kryeministrit, ka urdhëruar të mos zhvilloheshin hetime për ato vrasje. Këtë ma ka thanë ish-kryprokurori i Shqipërisë, Theodhori Sollaku, në prani edhe të një funksionari të lartë shtetëror.
Megjithatë ato vrasje tepër goditëse na motivuan edhe më shumë që të shtojmë angazhimet, me përforcime të reja, sepse tashmë kishte shumë vullnetarë imigrantë nga Gjermania e shtete të tjera që u angazhuan në atë sektor, të cilin pas vrasjes se Ilirit e komandoi Gani Nuha (nga Jezerci i Ferizajit, me banim në Dyseldorf).
2.4. Formimi i (pseudo)shtabit të përgjithshëm
Në fund të marsit apo fillim të prillit 1998 Hashim Thaçi u shfaq në Tiranë, i shoqëruar nga Kadri Veseli. Kadriun e njihja nga fillimi e vitit 1992. Ma pat prezantuar vëllai im, Qerimi, meqë ishin shokë në studime dhe në Lëvizjen klandestine në Univesitet të Kosovës në Prishtinë. Hashimin e kam takuar për herë të parë në Zvicër, në një mbledhje të KP të Lëvizjes në vitin 1994. Hashimi dhe Kadriu, në fillim të prillit 1998 më luten t’i ndihmoja që të merreshin vesh me Qerimin, prandaj patëm një takim në Hotel “Tirana” në Tiranë.
Fatkeqësisht nuk u mirëkuptuan mes tyre. Qerimi ishte ushtari i parë i UÇK-së, i plagosur në sulm gueril ndaj policisë në fshatin Qollapek të Pejës, në vërë 1996, për çka ishte dënuar me 15 vjet burg, në mungesë, më 12 dhjetor 1997.[28] Kërkesa ultimative e Hashimit ishte, Qerimi t’i subpordinohej komandës së tij. Ndërsa Qerimi këmbëngulës, kërkonte informim e dëshmi konkrete, se Hashimi kishte ndonjë përgjegjësi në UÇK. Meqë Hashimi nuk ishte në gjendje të ofronte as prova logjike, u grindën ca kohë, duke mos u mirëkuptuar.
Në ndërkohë, qysh gjatë Konferencës në Rambuje, u binda se Hashimi ishte marionetë e DGSE franceze, atëherë më serbofile se sa simotra e saj, RDB-ja serbe. Komandohej nga shefi i DGSE-së, drejtoria për Jugosllavi, Danjean ARNAUD, tashmë parlamentar në Palamentin e BE-së.[29] Hashimi erdhi në Tiranë në fund të marsit 1998, në përforcim të NPK të Xhavitit dhe Azemit. Dyshoj se RDB-ja e Serbisë ia kishte dhënë hua Hashimin DGSE-së, pothuajse siç po ndodhin transfertet e futbollistëve?! Përndryshe, si do ta gjente Z. Arnaud Hashimin që ta rekrutonte?!
Meqë deri në qershor 1998 UÇK në Kosovë u vetë-organizua, duke kaluar shifrën e 5 mijë pjesëtarëve, pa ndihmë të asnjë shtabi qendror apo të përgjithshëm, — edhe pse po ia plaçkitnin shumicën e ndihmave financiare Xhaviti me bashkë-komplotistë të NKP, — Hashimi duhet të jetë urdhëruar nga DGSE-ja dhe RDB-ja që të simulonte sikur e ka formuar Shtabin e Përgjithshëm, për ta kapur shtabin që ishte në formim, nga Koloneli Bislim Zyrapi me kolegë të tij. Kjo duhet të ketë ndodhur më 11 qershor 1998. Hashimi e “koopton” Jakup Krasniqin, duke e quajt atë zëdhënës i UÇK-së dhe anëtar i “shtabit të përgjithshëm”. Jakupi mashtroi publikisht se më 11 qershor 1998 e kishin formuar shtabin e përgjithshëm. Atëherë atij mashtrimi i besova edhe unë…
Vetëm Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranëve pat publikuar listën vijuese të personave që paskëshin qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm (përbërja e ngushtë, meqë ekziston edhe lista me gati 300 emra të Shtabit të Përgjithshëm, përbërja gjithëpërfshirëse), i improvizuar në nëntor 1998:
- Adem A. Grabovci 063042 Saradran VETERAN
- Adem Z. Demaçi 047401 Prishtinë VETERAN
- Agim H. Çeku 000002 Qyshk VETERAN
- Ali I. Ahmeti 057538 Zajaz VETERAN
- Alush S. Agushi 064628 Drenoc VETERAN
- Avdi H. Raci 00004 Siqevë VETERAN
- Azem R. Syla 000007 Kishnarekë VETERAN
- Berat S. Luzha 045873 Begracë VETERAN
- Bislim S. Zyrapi 042992 Studençan VETERAN
- Fatmir K. Limaj 014976 Banjë VETERAN
- Fatos Q. Klosi 039569 Tiranë VETERAN
- Hashim H. Thaqi 000001 Burojë VETERAN
- Isni B. Thaqi 055439 Burojë VETERAN
- Jakup J. Krasniqi 000478 Negroc VETERAN
- Kadri F. Veseli 064383 Mitrovicë VETERAN
- Lahi Sh. Brahimaj 000003 Jabllanicë VETERAN
- Musa H. Jashari 006952 Prekaz INVALID
- Naim R Maloku 003095 Llabjan INVALID
- Nait Xh. Hasani 000475 Randobravë VETERAN
- Nuri I Bexheti 016257 Tetovë VETERAN
- Ramë G. Buja 045994 Bujan VETERAN
- Rexhep D. Selimi Aqarevë VETERAN
- Sabit L. Brokaj 032393 Brataj VETERAN
- Sabit Sh. Geci 004153 Llaushë INVALID
- Sali Sh. Veseli 041623 Smolicë VETERAN
- Shaip H. Muja 016162 Gradicë VETERAN
- Sokol M. Bashota 014814 Caravik VETERAN
- Sokol Q. Dobruna 059504 Gjakovë VETERAN
- Sylejman Selimi 014588 Aqarevë VETERAN
- Xhavit I Ferizi 000014 Plluzhinë VETERAN
- Xhavit M. Haliti 057611 Novosellë VETERAN
- Xheladin H. Gashi 050416 Komoran, VETERAN [30]
Në këtë listë vetëm për taktikë propagandistike është vendos emri i Adem Demaçit, sepse ai nuk ka qenë anëtar SHP, gjegjësisht nuk ka qenë pjesëmarrës në asnjë mbledhje dhe vendimmarrje të tij…!
As Ali Ahmeti nuk ka qenë anëtar, respiktivisht nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje e vendimmarrje të tij, që kur është “formuar”, ai i shpifuri më 11 qershor 1998, ndërsa i improvizuari në nëntor 1998.
Vetëkuptohet, nuk ishte as Fatosh Q. Klosi, gjegjësisht Fatos Klosi, siç e njohim me emër publik njeriun që gjatë viteve 1997–2002 ishte kryeshef i Shërbimit Informativ Shtetëror të Repiblikës së Shqipërisë (SHISH). Ai ka merita të shumta për t’u hapur rrugë atyre që merreshin me furnizimin e UÇK-së me armë e municion dhe futjen klandestine në Kosvë. Por anëtar i SHP nuk ishte, prandaj është vepër inkriminuese kjo që ka bërë këso shpërdorimesh Komisioni qevritar për njohje të statusit të veteranëve!
Nait Hasani ishte në burg nga 27 janari 1997 e deri sa është zhbërë SHP, prandaj nuk ka pasur mundësi fizike të ishte anëtar, pos nëse kanë improvizua anëtarësi me korrespondencë apo anëtarësi nderi.
Prof. Dr. Sabi Brokaj, tashmë i ndier, ishte funksionar në Qeverinë e Shqipërisë, dhe publikisht ka shprehur habinë për dhënie të statusit të veteranit si anëtar i SHP të UÇK-së, duke sqaruar se nuk ka qenë.[31]
Njëri nga zv-shefat e Shtabit të Përgjithshëm, oficer karriere, kolonel Dilaver Goxhaj, në komunikim privat më pat shkruar:
Në mars 1999 në SHP ishim:
Sylejman Selimi (komandant SHP),
Agim Çeku (komandant SHP),
Bislim Zyrapi (Shef i SHP),
Kadri Veseli (Shef i Zbulimit),
Hashim Thaçi (Drejtor i Drejtorisë politike),
Jakup Krasniqi (Zëdhënës),
Azem Syla (komandant i SHP),
Ramë Buja (anëtar i SHP)
Sali Veseli (Shef Operativ në SHP),
Sokol Dobruna (Drejtor i Drejtorise Juridike),
Rexhep Selimi (Inspektor i SHP),
Fatmir Limaj (Shef i Policise Ushtarake),
Dilaver Goxhaj (anëtar i SHP),
Idris Hyseni (Shef i Logjistikes),
Adem Grabovci (Shef I Financave),
Bardhyl Tahiri (Shef i Xhenos),
Syla nga Reçaku (Shef i Ndërlidhjes),
Mensur Kasumi (Shef i Kundërzbulimit).
Ekrem Rexha (anetar SHP),
Hajdin ABAZI [Lum Haxhia] (nga fundi i mars 1999 zedhenes i SHP)
Durak Zyrapi (Shef i Shendetësisë).
Mustafë Gashi (protokolist dhe shef i Arkivit),
Ahmet Qeriqi (Drejtor i Radios „Kosova e lirë“),
Berat Luzha (Drejtor i Agjensisë Kosovapress).
2.4.1. Komandanti i parë i SHP Sylejman Selimi
Sylejman Selimi është votuar nga komandantët e zonave dhe ndonjë tjetër, i gjendur në mbledhje rastësisht, më 6 shkurt 1999, pak orë para se të fillonte Konferenca në Rambuje. Ai SHP, pa pjesëmarrje të NPK, gjegjësisht pa pjesëmarrje të marionetave komplotiste Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, ndoshta edhe pa praninë e komplotistit të katërt të kësaj NPK-je, Rexhep Selimit, kanë gjykuar që Konferenca në Rambuje nuk do të duhej të fillonte pa u ditur kë kishte komandant SHP i UÇK-së. Marionetat komplotiste, pjesëmarrës në Konferencë, sidomos pseudokomandanti Azem Syla, e përjetuan “zgjedhjen” e Sylejman Selimit për komandant të UÇK-së, si puç dhe i pat përfshi ankthi për ardhmërinë e tyre.
2.4.2. Gjeneral-koloneli Agim Çeku
Agim Çekun, ushtarak karriere, e ka pas ftuar në vitin 1996 Fehmi Lladrovci për të marrë pjesë në një takim me ushtarakët e strehuar si azilantë në shtetet e Perëndimit. Takimi, i organizuar teknikisht nga ushtaraku Ramadan Gashi, i strehuar në Zvicër, qe bërë në Cyrih. Isha pjesëmarrës. Z. Çeku pat ardhur i shoqëruar me dy badigarda të Ushtrisë kroate, sepse ishte anëtar i Shtabit të Ushtrisë kroate. Në atë mbledhje konsultuese u diskutua që ushtarakët të përgatiteshin për të hy në Kosovë për përforcim profesionist të UÇK-së, meqë parashikohej që të fillonte lufta. Ky ishte mendimi i Fehmi Lladrovcit, Agim Çekut dhe shumicës së ushtarakëve pjesëmarrës. Duhet të kenë qenë rreth 25 ushtarakë. Pat kundërshtuar vetëm ushtaraku Agim Mehmeti, duke këmbëngulur në institucionalizime “legale”. Mendimi i tij ishte që ushtri nuk mund të ketë pa e formuar e komanduar „presidenti“ Ibrahim Rugova. Në mes të Agim Mehmetit dhe Agim Çekut ndodhi edhe debat i ashpërsuar. (Ushtaraku Agim Mehmeti, tashmë i ndier, me 7 mars 1997, u „caktua“ zëvendës i Kolonelit Ahmet Krasniqi. Kolonel Mehmeti ka botuar libër dhe ka folur në tubime, si e kanë formuar dhe komanduar FARK-un…)[32]
- Çeku qysh atëherë na pat thënë se është rregull në Kroaci që një anëtar i Shtabit të Ushtrisë së Kroacisë i nënshtrohet dy vjet procedurës për t’u liruar plotësisht nga Ushtria kroate, nga momenti kur i është miratuar kërkesa për lirim. Prandaj Shteti kroat duhet ta ketë liruar nga përgjegjësitë komanduese në Ushtri kroate në fillim të prillit 1999. Ka hy në Kosovë më 17 prill 1999. Atë e ka emëruar psudokryeministri Hashim Thaçi për komandant të SHP. Me atë rast Hashimi ka simuluar rolin e komandantit suprem. Vendimi përkatës duhet të jetë në ndonjë dosje të fshehur apo të konfiskuar gjatë bastisjeve nga KFOR apo UNMIK (?)
2.4.3. Koloneli Bislim Zyrapi
Kolonelin Zyrapi e pata cituar më herët, për dëshmi të rrejshme, e cila ishte „zyrtarizuar“ në Aktgjykimin e Ramush Haradinajt të Gjykatës „ndërkombëtare“ në Hagë, më 29.11.2012. Uroj të mos e ketë bërë dëshmi nën betim, meqë dëshmitë e rrejshme, nën betim, janë vepër penale.
Koloneli Bislim Zyrapi duhet të ketë hy në Kosovë rreth mesit të majit 1998. Ai ka qëndruar në Tiranë nga 9 marsi 1998 deri kur ka hy në KS, sepse priste, si edhe ushtarakët tjerë, që ta sistemonte shtabi (inekzistent) në UÇK. Në fakt Xhavit Haliti dhe Azem Syla sabotonin hyrjen e oficerëve, sepse trembeshin se do e „grabisnin“ UÇK-në. Koloneli Zyrapi duhet të ketë filluar me grupimin e kuadrove, qysh kur ka hy në Kosovë, për të bërë një shtab që do të koordinonte komandimin superior. E kam me të dëgjuar që „drejtori“ Gjarpni / Hashim Thaçi duhet ta ketë rrahur kolonelin Zyrapi, që të kuptonte se Koloneli Zyrapi nuk ishte komandant edhe i Gjarpnit, por ishte „drejtori“ Thaçi krye-komandanti edhe i Zyrapit (Prandaj që të mos rrëfejë atë krim, Gjarpni duhet ta ketë angazhuar Kolonel Zyrapin si këshilltar në Presidencë?)…
2.4.4. Kadri Veseli
Ende nuk kam ndonjë dyshim për ndonjë krim konkret të Kadri Veselit, as së ishte marionetë e ndonjë shërbimi armiqësor, edhe pse pas lufte duhet të ketë organizuar shkuarjen e ca pjesëtarëve të UÇK-së, gjegjësisht TMK-së (nuk po më kujtohet koha dhe numri i saktë) në një kurs drejtues të DGSE-së në Francë. E kam njohur në fillim të vitit 1992 në Tiranë, përmes vëllait tim, Qerimit, tashmë i ndier (i vrarë barbarisht me 27 shkurt 2020, afër shtëpisë në vendlindje, Fashatin Llabjan të Komunës së Pejës). Kadriu dhe Qerimi janë njohur si koleg në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë dhe në organizimin klandestin në kuadër të Lëvizjes.
Kam dëgjuar të spekulohet se Kadriu është angazhuar në Lëvizje përmes kushëririt të tij, Sabitit, por nuk e di si e kur. Gjithashtu është spekuluar se Kadriu duhet ta ketë anëtarësuar Hashim Thaçin në Lëvizje. Por nuk e di konkretisht si e kur. (Në ndërkohë është paraqitur edhe Isa Krasniqi, tani shef i Agjencisë për statistikë, si garantues për fisnikëri të Hashimit?)[33] Di që për shkak të rrezikshmërisë së madhe, Lëvizja në kosovë kishte bazë organizuese celulat, kryesisht nga tre anëtarë, dhe se secili anëtar mund të anëtarësonte edhe dy të tjerë, për të formuar celulë të re.
Nuk kam mund të konkretizoj informacion të saktë, kur duhet ta kenë sajuar edhe „Drejtorinë e zbulimit“ në kuadër të SHP dhe kush e kur e ka caktuar Kadriun „drejtor“. „Ndërsa Shërbimin Informativ të Kosovës“ apo „Kombëtar“ (i afirmuar me akronimin SHIK), pseudokryerministri Hashim Thaçi duhet ta ketë formuar me një vendim në fund të majit apo në fillim të qershorit 1999. Edhe ai vendim duhet të jetë në dosjen e pseudoqeverisë së përkohshme të pseudokryeministrit Thaçi. Për bindjen time, SHIK-u ishte organizatë paramilitare, gjegjësisht polici politike. Por, duke qenë Kadriu shef i tij, kam ndie më shumë siguri fizike, meqë vet Kadriu, në prani të badigardave të tij, në verë 1999, pat thënë: „Ibrahim Kelmendit nuk do t’i hy as therrë në këmbë nga SHIK-u. E ka besën time!“ Dhe i kam besuar e vazhdoj të kem konsideratë për te, përderisa nuk do t’i dëshmohen fajësi konkrete. Uroj të vendoset që Kadriu të mbrohet në liri.
2.4.5. Hashim Thaçi
Shkrova edhe më lartë se në verë 1994 e kam njohur Hashim Thaçin për herë të parë, në mbledhje të KP të Lëvizjes, që u mbajt në Zvicër. Dy vite më herët për Hashimin u informova më konkretisht nga shoku i tij, Fisnik Cuka (tani me banim në Cyrih / Zvicër)[34], i cili ka qenë kryetar i Lidhjes së studentëve të Universitetit të Kosovës. Ai erdhi për vizitë në Gjermani dhe e takova në Hamburg, në banesë të Muhamet Elshanit. Fisniku e lavdëroi ekstra Hashimin, duke e prezantuar edhe si prorektor-student (i vitit 1991), siç quhej një funksion në Universitetin e Kosovës, që duhej të ishte studenti me notat më të mira në Universitet. Fisniku tregoi se Hashimi dhe Genc Kelmendi (nipi i xhaxhait tim, tani mjek në Gjermani)35 ishin zënë fizikisht kur është bërë përzgjedhja e prorektorit-studentit, sepse Genci pretendonte atë funksion, si student që kishte notat më të mira në Universitet…
Edhe kur Genc Kelmendi erdhi në Gjermani ma pat rrëfyer atë zënkë, duke thënë se Hashim Thaçi e kishte falsifikuar certifikatën e notave dhe ka shpërdoruar organizimin klandestin në Lëvizje të studentëve, prandaj ia ka grabit atë funksion. Në ndërkohë, sidomos nga bashkëveprimtarët emigrantë, që ishin nga ana e Drenicës, dëgjoja se në Skenderaj, Gani Thaçit, vëllai më i moshuar i Hashimit, kishte një kafehane, e cila ishte eksponuar si “çerdhe” e RDB serbe për grumbullimin e informatave, rekrutim të spiunëve dhe koordinim të tyre. Prandaj më ngjante logjik dyshimi se autoriteti i vëllait më të moshuar kishte ndikuar që edhe Hashimi të rekrutohej nga RDB-ja. Por ishte vetëm dyshim logjik.
Për shkak që Hashimi nuk ia doli të imponohej si autoritet në Lëvizje, si medioker që ishte, atë nuk e takova më deri në fillim të prillit 1998. Mund që duhet ta kem pa edhe gjatë M5P të Lëvizjes (mbajtur në Zvicër në vitin 1995), por për shkak të shumësisë së bashkëveprimtarëve, nuk e kam regjistruar në memorie të kem komunikuar me te.
Dëshmova edhe më herët se në fillim të prillit 1998 Hashimi dhe Kadriu më lutën që të takoheshim, që ta bindnim Qerimin (vëllain tim tashmë të ndier) t’i subordinohej komandimit të Hashimit. U duhej Qerimi sepse ishte afirmuar e mitizuar si ushtari i parë i UÇK-së, i plaguar në sulme guerile kundër policisë së Serbisë (1996). Në atë takim ata nuk u mirëkuptuan, meqë Qerimi u kërkoi Hashimit dhe Kadriut të ofronin prova, nëse ishin emërtuar, caktuar apo zgjedhur në ndonjë funksion komandues të UÇK-së. E pasi ata nuk dinin as të belbëzonin me pak logjikë, Qerimi refuzoi t’u subordinohej ushtarakisht.
Nuk më kujtohet tamam koha kur i kam takuar herën tjetër, pas disa muajve, po gjithsesi në Tiranë. Rastësisht isha duke ecë buzë lumit Lana. Po shkoja te Zyra e Fondit VTH. Vura re përballë po vinin Ramiz Lladrovcin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin. Meqë edhe ata më panë, më ftuan të pija një kafe në një lokal në afërsi. Aty po i priste Sabit Geci. Nuk e njihja. Ma prezantoi Ramizi. I qortova: “Përse takoheni kaq publikisht me këtë kriminel, në lokale, këtu në Tiranë, ku janë të angazhuar shumë shërbime e gazetarë të huaja? Doni qëllimisht ta komprometoni UÇK-në?!” Ramizi i ra gjurit tim me gjurin e tij, nën tavolinë. Sabiti krejt qetësisht: “Me njeh që po më akuzon për kriminel?” Iu përgjigja: “Të njoh vetëm sipas rrëfimeve të bashkëvendëseve tu. Por, nëse nuk je, të kërkoj falje. Megjithatë, meqë të ka dalë nami për kriminel, ti vet do të duhej t’u thoshe këtyre që të mos takoheshin në lokale kaq të eksponuara, në qendër të Tiranës…” [vetëkuptohet, janë parafrazime, siç më kanë mbetur të stivuara në kujtesë.]
Takimi i radhës duhet të ketë qenë në maj 1999, kur Hashimi ishte për “vizitë” në Gjermani. E kisha mysafir edhe në banesën tonë në Këln. Madje, Bilall Sherifi më pat lutur të shkonim për t’i blerë kostume firmato. Shkuam në “Kaufhof” dhe i blemë dy palë kostume e ca gjera tjera. U paguan me kartë bankare të Fondit VTH, xhorollgarinë e të cilit e kishim në bankën Sparkasse Bonn.[36] Pas takimit që pat me Ministrin e jashtëm gjerman, Z. Joschka Fischer, patëm organizuar edhe konferencë shtypi në Bundespressehaus në Bonn.
Para konference u morëm vesh që Hashimi të mos fliste fare në gjermanishte, meqë nuk dinte të thoshte qoftë vetëm një fjali pa shumë gabime. Përkthyes dhe moderator caktuam Sabri Kiçmari. E bindëm që gjatë përkthimit Sabriu ka mundësi të bëjë korrigjime, nëse në shqip flet ndonjë gabim. Por, kur filloi konferenca, sapo Sabriu ia dha fjalën “drejtorit politik” të UÇK-së dhe “kryeministrit” Thaçi, ai harroi që ishim marrë vesh të fliste vetëm shqip. Si delirant që ishte, zuri të belbëzonte gjermanisht. Ishin shumë gazetarë të pranishëm. Ishte për keqardhje si u neveritën nga belbëzimet e Hashimit dhe ikën nga konferenca.
Takimi tjetër ndodhi në qershor 1999. Disa ditë para Samitit ndërkombëtar për Kosovën, që u mbajt nën patronatin e Kancelarit gjerman, Gerhard Schrëder, në Këln, Sabri Kiçmari më pat lut t’i rezervoja hotel Hashimit për ditët sa zgjat ai Samit. Meqë pothuajse përditë kaloja me autobus urban buzë hotelit “Maritim”, shkova aty për të bërë rezervimin. Ishte hoteli më i madh në atë qytet. Kur i tregova datat, me thanë se ishte i tëri i rezervuar nga Kancelari Schrëder për delegacione të shteteve pjesëmarrëse.
Unë spontanisht i thash se edhe kryeministri shqiptar është i ftuar, prandaj po bëjë rezervim. Miratuan rezervimin. Patëm bërë edhe veprimet e duhura për të pas ID-Card me hy gjatë atyre ditëve në atë hotel. Më 8 qershor 1999, kur Hashimi dhe Bilall Sherifi arritën në Aeroportin Këln/Bonn, policia kufitare gjermane nuk e lejoi Hashimin të hynte. Na njoftuan se e ka të ndaluar. U dashtë të bëjmë ca telefonata që Ministria e jashtme gjermane të ndërhynte ta lejonin të hynte. Sapo hymë në hotel dhe Hashimi e Bilalli u ngjiten në dhomat e rezervuara, në holl të hotelit m’u drejtua një person që nuk e njihja.
Më përshëndeti gjermanisht, duke ma thënë mbiemrin. Kur i thash se nuk e njihja, ai qeshi paksa, duke me thënë se është shok i Hashimit dhe po habitej pse Hashimi nuk më kishte informuar për ardhjen e tij. Ma dha kartëvizitën: Danjean ARNAUD… Tashmë ai është parlamentar në Palamentin e BE-së.[37] Menjëherë filluam të grindemi, se si po i vardisej një shef i DGSE-së franceze, e cila atëherë ishte pothuajse më serbofile se RDB-ja e Serbisë. Ajo grindje zgjati goxha meqë Hashimi e Bilalli edhe ndërruan veshmbathjen e tyre, për të qenë më komod në atë kohë të lirë. E ndërpremë grindjen kur ata erdhën dhe na u bashkangjitën në tavolinë. Hashimit nuk i pat ardhur mirë që rastisi ta njihja konkretisht Zotëri Arnaud’in.
Në vitin 1998 Ministria franceze e mbrojtjes e kishte bërë Z. Arnaud koordinator për Jugosllavinë. Gjatë gjithë Konferencës në Rambuje, — e cila filloi me 6 shkurt 1999 dhe zgjati deri më 23 shkurt 1999, — i ka qëndruar pranë Hashimit, duke u prezantuar si kishilltar e shok, edhe pse,në fakt, ishte epror i Hashimit. Ai, në koordim me koleg të RDB-së serbe, ka komanduar që Hashimi të imponohet kryetar i delegacionit të Kosovës në Konferencë. Ai ka urdhëruar që Hashimi të refuzonte nënshkrimin e „marrëveshjes“ — për të na barazuar Kosovën në faj me Serbinë.
Ai ka urdhëruar që Ibrahim Rugova të nënshkruaj „marrëveshje“ me Hashim Thaçin, që Hashimi të bëhej kryeministër i qeverisë së përkohshme. Kur amerikanët, gjermanët, anglezët, e kuptuan se DGSE-ja e kishte urdhëruar marionetën Thaçi të mos nënshkruante „marrëveshjen“, gjatë ditëve pasuese e bindën Presidentin e Francës, Jacques Chirac, që të ndërhynte te DGSE-ja, tashmë për ta urdhëruar marionetën Thaçi ta firmoste “marrëveshjen” më 15 mars 1999 në Paris. Ajo zvarritje mbi tre-javore ia pat mundësuar Serbisë të dislokonte ekstra trupa të ushtrisë dhe policisë në Kosovë!
Fatkeqësisht komplotet e Hashimit vazhduan edhe pas lufte. Ishin dy komplote më kryesor: i pari, simulimi i armiqësisë me Ibrahim Rugovën, duke mos e kompletuar “qeverinë e përkohshme”, të cilën e kishin imponuar DGSE-ja franceze dhe RDB-ja serbe, gjegjësisht e kishin firmosur marionetat Thaçi dhe Rugova, duke u krekosur, sikur vetëm ata dy kishin kompetenca edhe për aso marrëveshjeje. I dyti komplot, nxitja e armiqësive politike në mes të të ashtuquajturve “krah i luftës” dhe “krah pacifist”. Ky skenar, i sajuar nga shërbimet armiqësore, duhet të zhgënjente ato personalitete, parti, qeveri, që kishin ndihmuar Kosovën për ta sfiduar agresivitetin fashistoid të Serbisë millosheviqiane. Ai zhgënjim duhej të shkonte deri atje, sa t’i hidhëronte e zhgënjente edhe shtetet vendimmarrëse për ndërhyrje të Aleancës NATO me bombardime nga ajri të objekteve ushtarake e policore – për ta evituar katastrofën humanitare në Kosovë…
Fatkeqësisht francezët nacionalistë, që e kishin kap Ushtrinë e Francës dhe DGSE-në e saj, na goditën edhe më rëndë se sa invadimi i ushtrisë ruse. Serbofili Arnaud u angazhua, tashmë edhe si epror i kryeshefit të UNMIK-ut, Z. Bernard Kouchner, që gjatë qershorit 1999 ta “çlironte” Kosovën veriore nga UÇK-ja, duke e bërë vatër të nacionalizmit fashistoid serb. Kontribut të madh për atë komplot francez dha edhe marioneta Hashim Thaçi…
2.4.6. Jakup Krasniqi
Jakupi është viktimë tragjiko-komike, që të nxit keqardhje pse është burgosur dhe akuzuar si kriminel lufte, apo si pjesëtar i NPK-së që e kanë kryesuar Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.
Deri sa u angazhua në UÇK ai ishte kuadër i LDK-së që simulonte përcaktimin pacifist e demokratik. Atë e komandonte Ibrahim Rugova. Në maj 1998 Jakup Krasniqit i ndodh një konflikt, pothuajse rastësor, me Komandantin Fehmi Lladrovci. Komandanti Lladrovci duhet të ketë urdhëruar të mbyllej gjimnazi në Drenas, sepse nxënësit rrezikoheshin nga ndonjë sulm i forcave serbe, për t’u hakmarrë kundër UÇK-së, apo të kidnapoheshin për të shërbyer si pengje shantazhuese kundër UÇK-së. Jakup Krasniqi ishte drejtor i atij gjimnazi “paralel” (ilegal). Ai duhet ta ketë kundërshtuar urdhrin e Komandantit Lladrovci. Kundërshtimi që ka shfaq Jakupi motivoi NPK që ta caktonte Jakup Krasniqin për “zëdhënës i UÇK-së”! Ky duhet të ketë qenë motivi i vetëm i NPK për këtë “emrim”, përndryshe Jakupi nuk ishte adapt për atë angazhim.
Fatkeqësisht Jakupi nuk kishte përvojë politike për ta ditur se platformën politike për një ushtri e cakton themeluesi i ushtrisë. Për këtë shkak dhe për hir të pasioneve të tij patriotike romantike, duhet të ketë formuluar tekstin “për betim të ushtarit” me përcaktime maksimaliste kombëtare. Edhe në disa intervista për media të huaja ai irritonte botën se “UÇK-ja po lufton për çlirim e bashkim të të gjitha trojeve shqiptare.” Më pompozja ka qenë intervista për revistën gjermane “der Spiegel”.
Atëherë, po as pastaj, nuk ka reflektuar për ato gabime të rënda, përkundrazi, ka vazhduar të vetëlavdërohet për ato devijime, sepse ato i krijonin famë te patriotët folklorikë, që nuk dinë cilat janë prioritet kombëtare, racionale e pragmatike, në kohë, hapësirë e rrethana të caktuara.
Do të kisha dëshiruar që Jakupit t’i mundësohet mbrojta në liri, meqë ai nuk është nga ajo kategori që kërcënon dëshmitarët apo që arratiset.
2.4.7. Azem Syla
Edhe Azemin e kam takuar për herë të parë në Zvicër, në vitin 1993, kur ai ka imigruar aty dhe ka paraqit kërkesën për azil politik. Përshtypja e parë: njeri i traumatizuar si i burgosur shumëvjeçar politik, fatkeqësisht në paraqitje ngjante shumë për të qenë gjysmë-analfabet. Megjithatë i thoshin profesor, siç u thuhet mësuesve në shkollat e mesme në Kosovë, edhe pse ai nuk kishte diplomë fakulteti. Mbaj mend informacionin se në Fakultetin e Kimisë në Prishtinë, gjatë katër viteve të studimeve nuk kishte kaluar provim profesional, pos lëndës paraushtarak e marksizëm, që ishin lëndë të detyrueshme për të gjithë fakultet, në katër semestrat e parë, por që rrallë ndodhte që dikush të merrte notë ngelëse. Për shkak të deficitit që kishim atëherë për mësues, edhe pse nuk e kishte haberin, i është dhënë mundësia të angazhohet si mësues në gjimnaz të Kievës!
Tashmë Azemi ka sajuar edhe një mashtrim spektakolar: ai paskësh doktoruar në vitin 2006 në shkenca politike në Leibniz University Institute of Arts and Science in Santa Fe (New Mexico),[38] pa e ditur ku gjendet ai universitet, as pa e ditë gjuhën angleze dhe pa pas të mbaruar fakultet e magjistraturë.
Prezantova këto fragmente biografike për Azemin, që prokurori dhe gjykatësit të kenë parasysh nivelin e ulët të përgjegjësisë, por edhe talentin e tij për të ble edhe doktoratë nga ajo botë e largët, nëse nuk është vetëm mashtrim.
Më herët rrëfeva për sabotimet e tij, bashkë me ato të Xhavit Halitit, nga viti 1994 deri në mars 1998. Përherë kam pas dilema, nëse ishte marionetë e RDB-së së Serbisë, apo sabotonte e komplotonte UÇK-në, sepse nuk ishte konstruktiv.
Në mars të vitit 1998, në Tiranë, duke qenë në të lokali “Piazza”, prapa Muzeut Kombëtar, si rastësisht Azemi më dezinformon se ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Mezi e përmbajtja irritimin që të mos përleshem me të fizikisht. Simulova qetësi, me shpresë se do marrë përgjigje konkrete në pyetjen, kush, kur, e kishte emëruar, zgjedhur apo caktuar për komandant të përgjithshëm. Zuri të belbëzonte akoma më shumë se sa e ka defekt natyror. E kërcënova të mos guxonte të mashtronte dikë tjetër, se do armiqësoheshim tepër brutalisht.
Meqë ZPS-ja dhe Dhomat e Specializuara janë formuar për të hetuar e gjykuar kryesisht akuzat që ka ngritur parlametari zvicëran Dick Marty, në Raportin e tij që e ka miratuar Kishilli i Europës, më 7 janar 2011, nuk po i rrëfej sabotimet e komplotet e tij kundër UÇK-së dhe Luftës së saj çlirimtare. Pjesërisht i kam publikuar gjatë viteve pararendëse.
Por nuk do anashkaloj pa kujtuar dyshimin e atëhershëm dhe të tanishëm se Azem Syla, bashkë me Xhavit Halitin, kishin koordinuar vrasjen e Ilir Konushevcit (“Mërgimit”), i cili, bashkë me Qerim Kelmendin (“Demën”) e Naim Hazirin (“Dilaverin)”, po e udhëhiqnin Sektorin e logjistikës në Shqipëri, me epiqendër në Bajram Curr. Vrasja ka ndodhur në mëngjesin e hershëm (rreth orës dy) të datës 9 maj 1998, në Shqipëri. Kryevrasësi mercenar ishte Bislim Demiri, i cili atëherë ishte i punësuar në policinë shqiptare në Bajram Curr, si shofer i shefit të policisë së atyshme (Jonuz Hyka).
Nuk do e anashkaloja edhe një debat rastësor që patëm me Bashkëveprimtarin Metush Zenuni (Dura) në facebook, më 3 maj 2016, meqë atëherë ishte bërë karagjoz mediatik një kriminel ordiner, spiun i policisë së Serbisë, me emrin Fahrendin Gashi / “Faruku” (nga Shtimja e Kosovës).[39] Fahredini është duke vuajtur dënim për krimet që ka bërë, duke qenë i komanduar nga Azem Syla. Pata menduar se Metush Zenuni ka informacion, meqë është i asaj ane, nga ishte edhe Faridini. Përgjigjja e tij fillestare, po kuptohet, siç janë komunikimet në këtë rrjet social: “E çuditshme është se daja [siç e thërrisnim atëherë Azem Sylën — sqarimi im] na e dha “Farukun” nga Tirana dhe bashkë me të e dajën shkuam deri në Vlahnë. Pasi u futëm në kufi, ne ramë në pritë dhe pati edhe të vrarë.
Faruku humbi për disa orë. Pasi shkuam ne Demjan, pas disa orësh erdhi Faruku. Tregimi i tij për takimin me një oficer serb dhe ardhja e tij gjallë tek ne, ishte i dyshimt. (…) Në atë luftë [i quan Meta luftimet që kanë pas aradha e 64 e të saporekrutuarëve që shkonin për t’ju bashkangjitur UÇK-së, me ushtarët serbë që kanë ruajtur kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë] u vra Haxhi Hoti (komandant “Lleshi”), nga Rogova e Hasit. Me “Farukun” kemi rrugëtuar deri në Caralevë. Aty jemi nda, une dhe Reshati vazhduam për Kaçanik ndërsa Sadikun [Halitjaha] e dërguam në Dobërdolan te Ilaz Kadolli dhe Hysen Gega.”
Në pyetjet time, kur, ku, si ka ndodhur ajo tragjedi, Metushi ka sqaruar, se ngjarja ka ndodhur gjatë natës 7/8 qershor 1998. Me Metushin kanë qenë edhe bashkëveprimtarët Sadik Halitjaha dhe Reshat Salihaj, të bashkorganizuar në Lëvizje që vepronte në Zvicër.
Pra, është fjala për një aradhë prej 64 vetave, e përbërë kryesisht nga emigrantët shqiptarë që vullnetarisht iu kanë bashkangjitur UÇK-së. Kalimin ilegal të kufirit e ka “koordinuar” (komplotuar) Azem Syla, i cili Metush Zenunit, Sadik Halitjahës dhe Reshat Salihut ua ka “besuar” Fahredin Gashin që ta kishin me vete, dhe ai, Fahredin Gashi, sapo kanë kaluar kufirin, mbi Vlahne, në Malet e Pashtrikut, është shkëputur nga aradha në atë errësirë të mesnatës. Pas pak ushtarët serbë kanë hedhur në ajër raketa ndriçuese e kanë shti drejtë tashmë 64 pjesëtarëve të UÇK-së. Me atë rast është vra Haxhi Hoti dhe janë plagosur shumë ushtarë të tjerë.
Edhe ky komplot ka përforcuar dyshimin tim se Azem Syla ishte marionetë komplotiste, e rekrutuar më herët nga RDB-ja e Serbisë.
Edhe vrasja e kryeshefit të SHSSH (SDB-së/UDB-së), Ibush Kllokoqit, më 6 gusht 1999, për bindjen time e ndodhur me urdhër të Azem Sylës, është dëshmi tjetër, kokëfortë, se Azem Syla ka zbatuar një urdhër që duhet të ketë qenë nga RDB-ja. Këtë bindje e kam formuar në një bisedë rasti në Prishtinë. Farefisi im Demë Nikçi, i afirmuar si “eksportues” i shqiptarëve në Amerikë, më luti të shkoja me të në një lokal, sepse kishte lënë takim me një ish-ushtar të UÇK-së. Ai e luste Demën ta ndihmonte që të arratisej nga Kosova. Kur u takuam, doli se ishte BS. Prezantohej si familjar i Azem Sylës. Zuri edhe të qante nga zhgënjimi: “Azemi na ka urdhëruar ta vrasim Ibush Kllokoqin, e tani nuk paguan as avokat për mua dhe nuk përkujdeset për të ushqyer bashkëshorten dhe dy vajzat e mija binjake…” [Parafrazim.]
Jetonte në arrati ato ditë, meqë kishin filluar hetimet. E këshillova se kot do të arratiset, meqë secili shtet do ta kthente, sapo do ta identifikonte. Edhe nga ai takim m’u sforcua dyshimi për marionetën komplotiste Azem Syla — sepse kishte shpërdoruar një luftëtar trim, që besonte se Azemi vërtet kishte qenë komandant i UÇK-së! Ajo vrasje, si edhe vrasja e kryeshefit të SHSSH, Selim Brosha, duhet të jenë urdhëruar nga RDB-ja, që të evitohej dekonspirimi i spiunëve që ata dy duhet t’i kenë ditur. Nuk më besohet se Azemi i ka vra ata kokë në vete, nga frika se ata do të mund ta dekonspironin përkatësinë e Azemit. Por, më kanë thënë të mirë informuarit, se atë natë edhe Sabri Novosella ka festuar vrasjen e UDBashit Ibush Kllokoqi…
Të tjera krime të tij nuk po rrëfej, sepse janë publikuar.[40]
2.4.8. Xhavit Haliti / “Zeka”
Me shpresë se edhe Xhaviti do të akuzohet e të prangoset nga ZPS-ja, meqë ai ishte komandant i NPK, duke i pas vartës Azemin, Hashimin e Rexhepin, po prezantoj, gjithashtu ca fragmente të biografisë së tij.
Për Xhavitin kisha dëgjuar qysh kur isha në shkollë të mesme në Pejë. Më rrëfente herë pas here shoku i bankës, Haxhi Neziri, nga Radavci i Pejës. Haxhiu shoqërohej ndonjëherë me një grup “trimash” që atëherë garonin, kush janë më trimat në Kosovë, për t’u rrahur e vra, siç ishte hobi i tyre kriminel atëherë, por që vetë pjesëtarët e vlerësonin pothuajse si sport. Edhe Xhaviti i përkiste një aso bande dhe ´vërtet shquhej për trimëri të marrë – ama trupit të tij i shkaktonte plagë të shumta thikash e plumbash, nga garuesit e sisojit të tij. Gjurmët e atyre plagëve nuk iu kanë zhdukur as sot, dhe kur ishim shokë, kisha keqardhje pse e kishte shpërdoruar aq vulgarisht trimërinë e tij.
Ndonjëherë shkas për ato zënka ishin edhe gara për “pevaqica” (siç u thoshim ca këngëtarëve ordinere serbe, që këndonin në lokale ordinere në Kosovë…), cili po tregohej më i zoti për t’i pasur ato në shtrat. Babain, një burrë shumë fisnik, e kishte të emigruar në Gjermani. Ai pothuajse gjithë pagën ia dërgonte bashkëshortes e fëmijëve për rrojtje. Por Xhaviti, si fëmija i parë, ua shpërdoronte ato për aventura kriminale. Kështu reflektonte herë pas here, kur na ndodhte të rrugëtonim gjatë, bashkë, në shtete të Europës Perëndimore, kur i vizitonim bashkëveprimtarët (Xhaviti vozitës, unë bashkudhëtar, meqë nuk kisha leje për vozitje).
Nga viti 1973, kur fillova studimet në Universitet në Prishtinë, Fakulteti i Fizikës, Xhavitin nuk e kisha më në radarin tim të vëmendjes. U befasova kur Xhaviti u “arratis” nga Kosova dhe paraqiti kërkesë për azil politik në Zvicër. Sapo ka ardhur është integruar në Lëvizje, falë Emrush Xhemajlit e Ali Ahmetit, të cilët Xhavitin e prezantuan si kuadër të OMLK-së.[41]
Fakteqësisht ai penetrim i Xhavitit në Lëvizje edhe në emigracion na shkaktoi paksa telashe, sepse disa bashkëvendës tonë e njihnin konkretisht Xhavitin dhe veprimtarinë e tij kriminale dhe “patriotike”. Megjithatë, dëshiruam të besonim se ishte përmirësuar, prandaj e akceptuam për bashkëveprimtar edhe ne.
Deri në vitin 1991 e kam çmuar për bashkëveprimtar të vyer, të shkathët. Prishja e shoqërisë mes nesh ndodhi në vitin 1991, kur e vejërova Xhavitin duke e penetruar e afirmuar në Tiranë kriminelin “ndërkombëtar” Hajdin Sejdia,[42] i cili ishte kuadër i kalibrit të madhe të SDB-së feterative të ish-RSFJ-së, të cilin SDB-ja tani e kishte angazhuar si marionetë komplotiste në Tiranë. Ishte Hajdin Sejdia i cili kishte për shkues Xhavit Halitin, i cili në vitin 1991 formoi firmën e parë piramidale në Shqipëri, duke i shkaktuar Shqipërisë rrezikimin për zhdukje të Shtetit në mars 1997.
Mund që ka qenë viti 1995, kur në banesë të bashkëveprimtarëve Gafurr e Vera Elshanit, në Aarau të Zvicërës, po prisnim deri sa të fillonte mbledhja e KP të Lëvizjes. Aksidentalisht na plasi konflikti mes meje dhe Xhavitit. Ai më akuzoi se po e përkrahja Mehmet Bislimin (nga Prekazi, ekzilant në Zvicër) për shkak të simpatisë për rrahjen që Mehmeti me shokë ia kishin bërë Xhavit Halitit gjatë demonstratave të Pranverës 1981 në Prishtinë. Ishte hera e parë që nga Xhaviti u informova se atijt i kishte ndodhur ajo rrahje, meqë studentët në vitin 1981 e dyshonin për spiun të shërbimit policesk të Kosovës.
Në verë të vitit 1996 u përplasëm sërish me Xhavitin, për shkak se nga Kosova na erdhën informime që UÇK-ja nuk po ndihmohej financiarisht nga Fondi VTH. Për atë përplasje më thirri Kryesia e Lëvizjes të jepja llogari, përse Kryesia e Nëndegës së Lëvizjes në Gjermani u kishte dërguar ca ndihma simbolike financiare grupeve guerile të UÇK-së, që komandoheshin nga Adem Jashari (krahina etnografike e Drenicës), Zahir Pajaziti (Llap e Gollak), Adrian Krasniqi (Dukagjin).
Gjatë asaj llogaridhënie u informova se për Xhavit Halitin dhe Azem Sylën, “grupet” e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, nuk ishin fare pjesë e UÇK-së, prandaj nuk u janë dhënë ndihma financiare. Fatkeqësisht, qysh kur e kemi themeluar Fondin VTH, më 4 dhjetor 1993, deri në maj 1998, të gjitha ndihmat financiare të Fondit VTH u janë dorëzuar Xhavit Halitit dhe Azem Sylës, nga të cilat vetëm një pjesë simbolike ata ia kanë dërguar Nait Hasanit, Rexhep Selimit e Sokol Bashotës, të cilët simulonin ekzistencën e “shtabit qendror” (pararendëse e simulimit të “shtabit të përgjithshëm”).
Përplasjet tjera i patëm kur ndodhi vrasja e Ilir Konushevcit, më 9 maj 1998, sepse unë i dyshoja Xhavitin dhe Azem Sylën si financues të vrasësve mercenarë.[43]
Për të tjera komplote kundër UÇK-së kam rrëfyer shpesh herë.
Dubioze ishte bashkëpunimi i Xhavitit me “kryeministrin” kuisling, Bujar Bukoshi, nga i cili ka marrë shumë miliona USD dhe DM, gjoja si ndihmë për UÇK, por ato i kanë përpi “vrimat e zeza”…
2.4.9. Rexhep Selimi / “Dhetshi”
Rexhep Selimi tashmë është personalitet i afirmuar, për mirë dhe për keq. Nuk e di ku dhe kur e kam takuar e njohur për herë të parë, por duhet të ketë qenë qershori i vitit 1999 në Prishtinë. Rexhepi atëherë simulonte me fodullëk ministrin e brendshëm të “qeverisë së përkohshme të kryeministrit Hashim Thaçi”. Meqë jemi keqkuptuar qysh në fillim, nuk kemi mund të bëhem miq. Pyetjet e mija, sa mjete të Fonditz vendlindja thërret i kishte pranuar Shtabi Qendror nga viti 1994 deri në mars 1998, përse Shtabi Qendror nuk i ka njohur si pjesëtarë të UÇK-së Adem Jasharin me bashkëluftëtarë dhe Zahir Pajazit me bashkëluftëtarë, përse nuk u është përgjigj pyetjeve që ia ka bërë Bedri Islami, që ishte udhëheqës i Grupit hetimor, i formuar në maj 1998, për të hetuar akuzat që pat bërë Hashim Thaçi në M6P, etj., e kanë hidhëruar Rexhepin dhe atëherë e tutje edhe i kemi anashkaluar takimet kur na ka rastis të shihemi në rrugë apo në lokale.
Unë kam dyshuar që Rexhepi i ka qit në prit të policisë serbe Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, më 31 janar 1997. Prandaj nuk iu është përgjigj pyetjeve që ia ka bërë Bedri Islami. Rezultatin e atij hetimi Kryetari i Kryesisë së Lëvizjes, Bedri Islami, e ka prezantuar në librin e tij “„Enigma e një vrasje të trefishtë“.[44]
Peng e kam një informatë të historianit Prof. Dr. Hakif Bajrami, i cili ka shkruar monografi për Zahir Pajazitin.[45] Profesori Bajrami në konfidencë më tha se gjatë hulumtimeve për veprimtarinë e Zahir Pajazitit, ka dëshmi edhe me shkrim, se në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, të cilën më 31 janar 1997 e kishte bllokuar policia serbe, për të krijuar mundësi më të volitshme për të ngritur pritë kundër Zahir Pajazizi, është identifikuar të lëviz me auto Rexhep Selimi…
Fatkeqësisht Hetuesia e Kosovës nuk ka ndërmarrë hetimet për ato vrasje, edhe pse shpeshherë janë bërë kërkesa publike.
Në vitin 2006 policia hetimore e Kosovës, e kryesuar nga Fadil Syleviqi (i dyshuar si marionetë e Beogradit fashistod), pat sajuar një „grup“, si gjoja organizues të trazirave të vitit 2004. Në atë „grup“ e kishin përfshi edhe vëllain tim. I shqetësuar për atë padrejtësi, u angazhova për të hulumtuar, kush ishte kryekomplotisti. Më rezultoi: Fadil Syleviqi. Gjithashtu, u informova se Rexhep Selimi kishte ndikim për të intervenuar te Fadil Syleviqi. E gjeta në restorantin, për të cilin thoshin se është i Rexhepit. Rexhepi më pat thënë, se për hir të vëllait do të intervenonte, por qenkësh bërë vonë, meqë procesi gjyqësor ka filluar. Me atë rast e pyeta, nga e kishte gjithë atë miqësi me Fadil Syleviqin. Mu përgjigj: “ka qenë pjesëtar shumë e vlefshëm i UÇK-së”. U trondita. Vetëm i thash: „Edhe pse e ka zhdukur mjekun Hafir Shala?!“[46] Dhe u largova nga tavolina ku isha i ulur vetëm me të.
Më ka neveritur kur e kam përcjell një rrëfim të tij në një emision televiziv. Gjithë fodullëk pat thënë se pasi ka darkuar në byrektorën „Bosna“, përballë pallatit të Radio Prishtinës, në Prishtinë, ka shkuar prapa pallatit, ku ishin ca gërmadha që i quanim „pavione“, dhe aty ka hedhur një granatë xhepi, për t’i trembur refugjatët serbë nga Bosnja, që pushteti i Serbisë i kishte strehuar aty. Nuk i kishte hije gjithë atij „komandant“ të shiste madhëri me at akt zuzar, meqë edhe refugjatët serbë nga Bosnja ishin viktima, që po shpërdoreshin nga pushteti fashistoid i Millosheviqit për të shtuar përqindjen e popullsisë serbe në Kosovë.
Edhe një rrëfim të tij për Shtabin Qendror, bërë para disa muajve, e kam mbajtur mend: „Shtabi Qendror nuk kishte komandant, ishim udhëheqje kolegjiale e shokëve të barabartë.“ Atë (dez)informim e pata keqkuptuar si diletant i çështjeve ushtarake, edhe pse krekosej se ka pasur rol të madh komandues në UÇK.
Urrejtje të madhe kundër Rexhepit me ka shkaktuar (dez)informimi publik që pat bërë Ramiz Lladrovci: „Rexhep Selimi e ka dëbuar gjatë lufte Bekim Berishën nga Kosova…“[47]
Të habit fakti, pse ZPS nuk e ka akuzuar edhe Fadil Syleviqin për krimet që ka bërë, meqë sipas Rexhep Selimit, edhe Fadili paskësh qenë kuadër i rëndësishëm i UÇK-së!
***
Nuk po vazhdoj të prezantoj të tjerë anëtarë të SHP, meqë tashmë më dezorintoi informimi që e lexova në portalin „Koha“, sipa të cilit Kryeprokurori i ZPS-së, Z. Jack Smith, paskësh thënë:
„Në intervistat e tij me ZPS-në, z. Thaçi hodhi poshtë çdo përgjegjësi për krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së, duke pohuar në mënyrë të përsëritur se në asnjë moment, më 1998 ose 1999, ai ose ndonjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm nuk kanë pasur ndonjë autoritet mbi UÇK-në.[48]
Menjëherë e bëra status në FCB, duke e shoqëruar vetëm me: „no coment!“[49]
Në fakt, unë isha përcaktuar të rrëfej sa më shumë, se UÇK-ja nuk ishte ushtri, në kuptimin klasik të emrit, aq më pak ushtri që komandohej nga NPK-ja! UÇK ishte emërtimi simbolik i Kryengritjes së armatosur çlirimtare i mijëra trimave e trimëreshave, të cilët e vranë frikën që e kishte imponuar pushteti fashistoid serb, duke i angazhuar edhe marionetat dhe spiunët shqiptarë. Edhe këta, të katapultuar në krye të partive “legale”, si gjoja pacifistë e demokratë, përhapnin psikologji frike që të mos guxojmë t’i kundërshtojmë e luftojmë forcat pushtuese të Serbisë, sepse Serbia paskësh kapacitete ushtarake që të na zhdukin brenda dy ditëve. Ngjashëm po veprojnë edhe tani, duke propaganduar kërcënimet e presidentit serb Vuçiq.
Pas plojës në Prekaz, kundër Familjes Jashari (5-7 mars 1998), deri me 10 apo 11 qershor 1998, kur NPK-ja simuloi formimin e shtabit të përgjithshëm, ishin vetë-organizuar mbi dhjetëmijë kryengritës. NPK deri atëherë ishte angazhuar ta sabotonte e komplotonte atë shpërthim eksploziv të kryengritjes dhe atë vetë-organizim nën akronim UÇK, me ç’rast kryengritësit improvizonin organizimin ushtarak, por duke zgjedhur e votuar komandantët e njësiteve të tyre kryengritëse. Sabotimi e komplotet më efektive bëheshin duke ia grabitur UÇK-së ndihmat financiare[50] dhe duke penguar futjet klandestine, më masive, të armëve dhe municionit nga Shqipëria.
Askush nuk mund të ofrojë dëshmi konkrete, se deri në qershor 1998 është zgjedhur, emëruar, caktuar, ndonjë komandant i UÇK-së në Kosovë nga institucione kompetente. Ndërsa improvizimet e simulimet nga NPK, por edhe nga kryesia e Lëvizjes, e viteve 1993-maj 1998, ishin vetëm improvizime e simulime, në më të shumtën e raste ato ishin komplotiste.
Shkurt e shqip, siç e përdorim si zhargon për këso rastesh, përherë UÇK-në e kam karakterizuar si Kryengritje të armatosur çlirimtare të Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës, e cila e ka sfiduar edhe “uçk” e psudo- komandantëve të “shtabit të Rognerit”, që kësaj radhe edhe unë i diskualifikova si NPK. Edhe njëherë, për ata që vonohen për të kuptuar: fatmirësisht, UÇK-ja e Kosovës, pos Serbisë pushtuese, sfidoi edhe marionetat e shërbimeve armiqësore (NPK), qeverinë shqiptare në krye me kryeministrin kuisling Fatos Nano, “qeverinë” e pseudo kryeministrit kuisling Bujar Bukoshi dhe pjellën e tij, FARK-un diversionist (siç ishte deri në shtator 1998) dhe “qeverinë e përkohshmë” të Thaçit!
Fatmirësisht, falë edhe ndihmës mrekulluese të Alenacës NATO, e cila ndërhyri vetëm për të evituar katastrofën humanitare në Kosovë, e jo për hir të UÇK-së, as se ishte aleate e UÇK-së, as për hir të shallit të Ibrahim Rugovës, siç mashtronin marionetat komplotiste dhe shumë spekulantë, që u pëlqen të thonë ato që kanë dëshiruar të ndodhin, e jo ato që vërtet kanë ndodhur, Kosova, më në fund, me shumë martirizime, sakrifica, viktima, dëme, u çlirua nga pushtimi i Serbisë fashistoide më 12 qerdhor 1999, pas rreth 87 vjetëve pushtim e sundim!
***
Po shpërdoroj për një moment fantazinë prej shkrimtari: RDB-ja e Serbisë, e pasigurt në planin A, sajoi edhe planin B.
Plani A ishte, përmes marionetave Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi & Co ta mbante një “uçk” fantazmë, për ta pas edhe për “fizkultura” të herë pas hershme për policinë serbe në Kosovë. Por, në ditët kur po përgatiste sulmin finalizues kundër UÇK-së, me sulmin ndaj Familjes emblematike Jashari në Prekaz, RDB-ja ka vënë në shërbim edhe planin B: ka urdhëruar marionetat Ahmet Krasniqi dhe Bujar Bukoshi të formonin ushtrinë “institucionaliste”. Që të dukej angazhim origjinal patriotik shqiptar, Koloneli Ahmet Krasniqi, pikërisht me 3 mars 1998, kur Jasharët në Prekaz po rrethoheshin, thirri edhe dy-tre ushtarakë në banesë të tij në Cyrih të Zvicrës dhe ua paraqiti planin për formimin e ushtrisë, për të cilën zgjodhi emrin Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Dy ditë pastaj u grumbulluan më shumë ushtarakë, për ta formalizuar Kolonelin Krasniqi si komandant. Zgjodhën edhe një “delegacion” që ta takonte “kryeministrin” Bujar Bukoshi. Pritja nga Bujar Bukoshi ndodhi më 7 mars 1998. Kaq u dashtë që të “institucionalizohej” FARK-u diversionist e komplotist![51]
Për angazhimet në ditët pasuese të këtyre komplotistëve nuk kam informacion konkret. Por, në një debat rastësor para rreth dy viteve, Bashkëveprimtari Idriz Mehmeti[52] (nga Krajsmirofc / Drenicë, tani banor në Bern të Zvicrës), ai rrëfeu diç që mua më pat shkaktuar irritim: “Kur përfunduam ceremoninë mortore disa ditore në Gjermani, te Rifat Jashari,[53] u kthehva në Zvicër. Ishte pothuajse fundi i marsit 1998, kur më telefonoi një person i panjohur. M’u prezantua me emrin Ahmet Krasniqi i Zhilivodës. Më informoi se e kishte pyetur ministrin Xhafer Shatri [54], si mund të takonte djemtë e UÇK-së dhe Xhaferi ia kishte dhënë numrin tim. Xhaferi i kishte thënë Ahmetit se unë do të mund të aranzhoja takimin që e dëshironte Ahmeti. Fatmirësisht unë kontaktova shpejt Hashim Thaçin dhe i tregova për dëshirën e Ahmetit. Bashkë me Hashimin shkuam te Ahmeti në Cyrih. Kanë biseduar mes tyre rreth 8 orë…” [parafrazim].
Meqë në Tiranë gjatë marsit 1998 (pas datës 8) po merresha me strehimin e ushtarakëve “kosovarë”, që jetonin në Bosnjë, Kroaci, Slloveni, Zvicër dhe shtete të tjera në Perëndim, por që donin të përfshiheshin në UÇK, ushtarakët më lutën t’ua mundësoja një takim me “kryeministrin” Bujar Bukoshi. Shfrytëzova njohjen që kisha me Prof. Shemsi Reçicën, i cili ishte këshilltar i Bujar Bukoshit. Ai aranzhoi takimin për datën 17 mars 1998, në ambientet e “ambasadës” së Kosovës në Tiranë. Ishin rreth 15 ushtarakë në takim. Ishimm edhe unë dhe Ali Ahmeti. Ndër ta ushtarakët Halil Bicaj, Naim Maloku, Bislim Zyrapi, etj. Aty ushtarakët kërkuan që të institucianilizohej UÇK-ja si ushtri e Republikës së Kosovës, por duke caktuar për komandant një ushtarak të dëshmuar në luftrat kundër Ushtrisë së Serbisë në Kroaci e Bosnë, në vend të komandantit Ahmet Krasniqi. Bujar Bukoshi i gënjeu se Ahmetin e kishte caktuar Prishtina, e jo ai, duke aluduar se e kishte caktuar “presidenti” Ibrahim Rugova. U grinden e nuk u mirëkuptuan për asgjë.
Duke parandie rrezikun, luta ushtarakët Fadil Demiri, Xhafer Jashari[55], Ramadan e Binak Gashi[56], Agim Haziri,[57] që të angazhoheshin në shtabin e FARK-ut, për të penguar angazhimet diversioniste e komplotiste të FARK-ut, ose, nëse nuk do mund ta pengonin, të informonin UÇK-në me kohë. Për këtë taktikë nuk pata informuar asnjë bashkëveprimtar, që të mos dekonspirohej ajo taktikë “spiunimi”.
Meqë NPK nuk po ia dilte të sabotonte rritjen dhe konsolidimin e UÇK-së në Kosovë, Xhavit Haliti ndërmori një veprim goxha taktik, për të rritur autoritetin komandues të tij. Ai shpërdoroi Adem Demaçin, si edhe më herët, për një takim famoz në Osllo. Në atë takim të 22 majit 1998, në zyrat e Fatmir Zymerit dubioz, ishin Xhavit Haliti, Adem Demaçi dhe Shaban Muja, si “përfaqësues” të UÇK-së dhe Ahmet Krasniqi e Agim Mehmeti si “përfaqësues” të FARK-ut. Për (mos)marrëveshjet e tyre nuk po spekuloj, meqë secila “palë” ka rrëfyer versionin e saj, si pjesë e luftës speciale diversioniste, prandaj nuk u kam besuar. Por, edhe kjo “fizkulturë” komplotiste e Xhavitit dhe Ahmetit, ishte koordinim i komploteve kundër UÇK-së.
Me 25 qershor 1998 kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj ia dolën të rekrutonin rreth 140 mercenarë që të hynin në Dukagjinin e Kosovës, kinse pa i hetuar fare Ushtria e Serbisë në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës. Koleoneli Sali Vesli, në ndërkohë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, më ka pas rrëfyer se ai ka dhënë urdhër të kthehej mbrapa ajo brigadë diversioniste, por intervenimi i Xhavit Halitit “në emër” të “shtabit të përgjithshëm”, vetëkuptohet të pjesës që e komandonin NPK-ja, e kishte mashtraur Ramush Haradinajn se hyrja e Brigadës së FARK-ut ishte pjesë e marrëveshjes mes dy shtabeve. Deri në gusht 1998 ajo Brigadë diversioniste ka shkaktuar shumë viktima të civilëve, pos të pjesëtarëve të UÇK-së, por Serbia, Z. Dick Marty nuk kanë denoncuar asnjë komandantë të asaj brigade, edhe e pse simulonte veten si brigadë e UÇK-së! Dhe meqë nuk e kanë akuzuar Serbia dhe Z. Marty, as ZPS-ja nuk duhet të ketë kompetenca për t’i hetuar ato krime të asaj brigade!
Pasi ka përfunduar misionin diversiv, Koloneli Tahir Zemaj është kthyer në Tiranë. Për kthimin e tij më ka informuar ish shoku i shkollës së mesme, Ramiz Muriqi, i cili e ka lutur shefin e UDB-së të Malit të Zi, t’i nxjerrte atë dhe Tahirin nëpër Malit të Zi, deri matan kufirit Mali i Zi/Shqipëri.
Më 21 shtator 1998 Koloneli Krasniqi e ka dekoruar Kolonelin Tahir Zemaj për suksesin diversionist në Kosovë. Në mbrëmje ka shtruar darkë festive për ushtarakë. Për shkak se në prag të darkës duhet të jenë grindur mes tyre, Ahmeti dhe Tahiri, Tahirit iu ka pamundësuar të ishte në atë darkë dhe ishte urdhëruar, gjoja për shkaqe sigurie, ta kalonte natën në “zyra” të pseudo qeverisë së Kosovës në Tiranë. Duke u kthyer nga darka, rreth orës 23, “fatmirësisht”[58] atentatorët e kanë vra Ahmetin…
Pas ca ditëve Koloneli Halil Bicaj[59], i shoqëruar nga Genc Kelmendi (nipi i xhaxhait tim), më kanë vizituar në Bonn. Koloneli Bicaj, – me të cilin isha miqësuar në muajin mars në Tiranë edhe sepse ishte vëlla i Enverit, Bashkëveprimtarë yni në Gjermani, – kërkoi këshillën time. Ai më informoi: “Kryeministri Bukoshi është përcaktuar për ushtarakun pejan Ismet Alia, i cili për momentin është atashe ushtarak i Bosnjës në Turqi. Meqë unë e kam kolegë dhe shok Ismetin, më ka lut që ta ushtroi unë atë përgjegjësi, deri sa qeveria e Bosnjes ta liroj Ismetin. Me këtë alternativë ia ka miratuar e kryeministri Bukoshi. Si mendon, duhet ta pranoj?” Menjëherë kam thirr: “Bingo!” Që do të thotë, u dakordova. Halili kërkoj ta arsyetoja miratimin tim. Rrëfeva: “Mjafton të mos kenë mundësi marionetat dhe kriminelët e sojit Tahir Zemaj, të rekrutojnë edhe brigada të tjera diverzioniste, që ta shtypin kryengritjen çlirimtare, siç ndodhi gjatë vere në Dukagjin.”
Halilit nuk i mjaftoi vetëm miratimi im. Donte miratim edhe nga ndonjë personalitet tjetër, me përgjegjësi mundësisht më të lartë se imja në LPK dhe UÇK. U dakorduam. Lamë takimin pas dy-tre ditëve në Tiranë. U përcaktova për Ali Ahmetin. E kisha koleg në Kryesi të Lëvizjes dhe për të Halili do të besonte se është edhe anëtar i “shtabit të përgjithshëm” të UÇK-së. Aliu miratoi përcaktimin tim. Paraprakisht takuam Kolonelin Bislim Zyrapi, i cili tashmë ishte Komandant i shtabit pa emër konkret, por jo i atij që e përbënin Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi, me seli në Tiranë, por i UÇK-së së Vëgjëlisë kryengritëse çlirimtare në Kosovë. Me Bislimin kisha krijuar mirëbesim të madh gjatë muajit mars e prill 1998, prandaj kisha besim në konstruktivitetin dhe sekretin e tij ushtarak.
E sqarova se do ishim vetëm ne katër veta që po vendosim për këtë taktikë dhe nuk duhet ta dinë asnjë pjesëtarë i bandave komplotiste të Xhavit Halitit dhe Tahir Zemajt. Përndryshe, do të dështojmë dhe do rrezikojmë edhe jetën, sepse ata vrasin secili që ua pengon seriozisht komplotet e tyre. E bëmë edhe takimin konspirativ në Picerinë “Artur”, përball Muzeut piramidal në Tiranë. U dakorduam që Luftën çlirimtare në Kosovë dhe logjistikën e saj në Shqipëri ta koordinonin e komandonin Bislimi dhe Halili, duke simuluar dëgjueshmëri, Bislimi ndaj NPK-së dhe Halili ndaj “kryeministrit” Bukoshi.
Fatmirësisht këtë taktikë nuk e dekonspiruam asnjëri, deri pas Lufte, dhe ruzultoi të ishte taktikë e suksesshme. Aty e tutje kishim vetëm një si ushtri, po vetëkuptohet, që ende ishte në konsolidim, në ato rrethana tepër të vështira. Fatkeqësisht, as kolonelët Bislim Zyrapi e Halil Bici, edhe pse kishin përvojë të madhe në luftën e Bosnjës, nuk ia dolën t’i asgjësojnë krejtësisht NPK-të që vepronte në kuadër të UÇK-së dhe FARK-ut, por komplotet e tyre i minimizuan shumë.
***
Përmbledhje:
- Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e ka formuar Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme, mbajtur në Prishtinë me 26–27 korrik 1993.
- Për ta realizuar formimin përmes përkrahjes financiare dhe logjistike, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes, më 4 dhjetor 1993, ka formuar Fondin “Vendlindja thërret” (FVTH) dhe Sektorin e rëndësisë së veçantë (SRV), njëheri ka ngarkuar Kryesinë që t’i caktojë personat e SRV dhe t’i mbikëqyrë ata.
- Deri në mars 1998 rritën dhe konsolidimin e UÇK-së e kanë sabotuar kryesisht Xhavit Haliti, Azem Syla, nga emigracioni, dhe Nait Hasani e Rexhep Selimi brenda në Kosovë.
- Kryesia e Lëvizjes e viteve 1993-prill 1998, ka dështuar në mbikëqyrjen e angazhimeve të SRV dhe anëtarët e saj asnjëherë nuk kanë reflektuar.
- Në mars 1998 DGSE franceze, atëherë ndoshta më serbofile se sa RDB-ja serbe, ka komanduar marionetën e saj, Hashim Thaçin, të angazhohet në sabotim e komplotim të UÇK-së. Kështu është kompletuar “ndërmarrja e përbashkët kriminale”, siç e ka quajtur Kryeprokurori i ZPS-së, dhe po dakordohem edhe unë, edhe pse unë përpara e quaja bandë e “shtabit të Rognerit”.
- Për shkak të sabotimeve e komploteve Lëvizja është detyruar të mbaj Mbledhjen e 6-të të përgjithshme (M6P), më 2–3 maj 1998. NPK ka provuar ta kap krejt Lëvizjen edhe gjatë atij kuvendi, por ia ka dalë vetëm ta fraksionoj në tre fraksione kryesore: fraksioni përkrahës i NPK-së, fraksioni anti NPK-së dhe fraksioni “neutral”. Rolin kryesor për komplotim gjatë asaj M6P e pat luajtur marioneta Hashim Thaçi, të cilin na e kontrabandoi Komisioni për verifikim të mandateve (pjesëmarrësve) në atë kuvend.
- Për t’i tejkaluar akuzat e shpifura të Hashim Thaçit, që ngjasonin me ato të serbofilit antiamerikan Dick Marty, u formua Grup hetimor, në krye me Bedri Islamin. Në korrik 1998 në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm (KP) u prezantua rezultati i hetimeve. Rezultoi se Hashim Thaçi kishte shpifur për qëllime komplotiste. Fatkeqësisht Lëvizja, Këshilli i Përgjithshëm (KP) dhe Kryesia e KP, tashmë të fraksionuara, nuk qenë në gjendje të merrnin e zbatonin vendime të duhura kundër Hashim Thaçit & Co.
- Fatkeqësisht shpërthimi i kryengritjes së armatosur çlirimtare i Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës, në mars 1998, i frymëzuar nga martirizimi i Familjes Jashari, e gjeti UÇK-në pa komandë qendrore e struktura të tjera, me përjashtim të Sektorit të logjistikës në Shqipëri, të cilin e koordinonin Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi dhe Naim Haziri.
- Fatmirësisht Vegjëlia çlirimtare e Kosovës u vetë-organizua në Kosovë nën Siglën UÇK, edhe pse atë e sabotuan NPK-ja, komanda e FARK-ut, “qeveria” e Bukoshit dhe shërbimet e huaja armiqësore.
- Fatmirësisht, nën koordinim e komandim të Kolonelit Bislim Zyrapi zu fill formimi i shtabit të përgjithshëm i UÇK-së në Kosovë, të cilin u mundua qysh në start ta kap NPK-ja (në qershor 1998), por ia ka dalë vetëm pjesërisht, duke i mashtruar “ndërkombëtarët” që donin të mashtroheshin, se NPK janë udhëheqja politike e UÇK-së.
- Fatkeqësisht të gjitha qeveritë e shteteve të botës, – edhe qeveria e kuislingut Fatos Nano, – ishin të përcaktuara për sakrifikimin e Kosovës – të vazhdonte të mbetej nën pushtimin e Serbisë, me një autonomi të “zgjeruar”.
- Fatmirësisht komandant i FARK-ut dhe “ministër i mbrojtjes”, në fillim të tetorit 1998, qe bërë Koloneli Halil Bicaj dhe ai fat i rastësishëm e fatlum evitoi diversionet tjera në Kosovë, si në verë të vitit 1998, në komandën e kolonelëve Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, dhe evitoi formimin e dy e më shumë ushtrive të armiqësuara, siç ka ndodhur në Kroaci dhe Bosnjë.
- Fatkeqësisht superfuqitë e kohës, USA, BE dhe Rusia gjatë vitit 1998 e sinjalizuan Serbinë se e kishte OK të heshtur ta asgjësonte UÇK-në deri në pranverë 1999.
- Fatmirësisht Serbia dhe NPK-ja e komanduar nga marionetat Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi & Co, në kooperim me FARK-un, i udhëhequr nga kusilingët Bujar Bukoshi e Ibrahim Rugova, nuk ia dolën ta asgjësonin UÇK-në!
- Fatkeqësisht USA-BE dhe Rusia, pasi u bindën që Serbia nuk po e asgjësonte dot UÇK-në, u përcaktuan për një konferencë “ndërkombëtare”, që ta viktimizonin Kosovën, duke e lënë nën pushtim të Serbisë, me një “autonomi” që do ta mbikëqyrnin trupat “ndërkombëtare”.
- Fatkeqësisht DGSE-ja franceze duhet t’ia ketë dalë që ajo Konferencë të mbahej në Rambuje për të qenë sa më sigurt në komplotimet e planifikuar.
- Fatmirësish deliranti sovranist Slobodan Millosheviq nuk e pranoi as “marrëveshjen” aq favorizuese për Serbinë, të cilën donin ta impononin organizuesit e Konferencës në Rambuje.
- Fatkeqësisht RDB-ja serbe dhe DGSE-ja e imponuan kryetar të Delagacionit shqiptar marionetën e tyre, Hashim Thaçin, sepse e vlerësuan më të shkathët se Ibrahim Rugovën, tashmë të harxhuar, për ta komplotuar Kosovën.
- Fatkeqësisht marioneta Hashim Thaçi, e komanduar nga DGSE-ja serbofile, nuk e nënshkroi “marrëveshjen” më 23 shkurt 1999, duke gënjyer se po u frikësohej komandantëve ekstremistë të UÇK-së, sepse ashtu e kishte mësuar DGSE-ja ta kamuflonte tradhtinë. Dhe ajo e Thaçit ia mundësoi Serbisë të dislokonte trupat shtesë nga Serbia në Kosovë për t’i sforcuar masakrat dhe gjenocidin ndaj popullsisë civile shqiptare.
- Fatmirësisht amerikanët, anglezët, gjermanët, austriakët e kuptuan se Hashimin e kishte komanduar DGSE-ja franceze për mosnënshkrim, prandaj duhet ta kenë sqaruar e përvetësuar Presidentin e Francës, Jacques Chirac, ta urdhëronte DGSE-në që ta urdhëronte Thaçin ta nënshkruante “marrëveshjen” në Paris, me 15 mars 1999.
- Fatmirësisht Millosheviqi e refuzoi “marrëveshjen” edhe në Paris, edhe më 15 mars 1999 dhe në Beograd, më 23 mars 1999, kur për herë të fundit treshja Hill (USA), Petritsch (BE) e Majorski (Rusi) e lutën Millosheviqin.
- Fatmirësisht kjo kryeneçësi e Millosheviqit i revoltoi amerikanët dhe anglezët, prandaj më 24 mars 1999 u përcaktuan për ndërhyrje humanitare përmes bombardimeve ajrore të objekteve policore e ushtarake serbe nga Aleanca NATO!
- Fatkeqësisht kuislingu Bujar Bukoshi i shpërdoroi mbi NJË miliardë DM (marka gjermane), që emigracioni shqiptar i dha “si tatim” dhe ndihma për luftë çlirimtare. Në prill 1999, në një darkë në Bonn, që e shtrova për hir të Migjen Kelmendit, Bukurije Gjonbalajt dhe funksionarit të atëhershëm në Ministri të jashtme të Gjermanisë, Z. Axel Ditmann, tani ambasador gjerman në Beograd (nga qershori 1999 këshilltar i kryeshefave të UNMIK-ut), Zotëri Ditmann rastësisht e aksidentalisht pat shpërthyer: “pse po i shkaktoni telashe Gjermanisë duke grumbulluar ndihma financiare për UÇK-në, edhe pse keni mjaftë financa?! Unë arsyetove se kishim të drejtën edhe biologjike për t’u vetëmbrojtur nga asgjësimi fizik që ka ndërmarrë Serbia. Por ai tha se kishim mjaft mjete financiare të grumbulluara deri atëherë dhe pasi t’i harxhonim ato, do shiheshin mundësitë tjera. Për arsyetim i shpëtoi informata: “Bile keni aq shumë mjete, sa këto ditë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa transferuan në Beograd 500 (pesqind) milionë DM, por ende nuk e dimë kujt ia kanë dorëzuar dhe përse…” Ai u pendua që i shpëtoi ai informim dhe u lut të mos ua përktheja Migjenit dhe Bukurisë.
Kuislingu Bujar Bukoshi duhet t’u ketë dhënë edhe dhjeta milionë DM e USD Xhavit Halitit dhe krerëve tjerët të NPK, me urdhër të Beogradit, që ata t’i financonin vrasjet e komplotet kundër UÇK-së, ka financuar edhe FARK-un, ka korruptuar shumë protagonistë të ngjarjeve (mirë do të kishte qenë ZPS-ja të kërkonte dokumentacion të “Dardania Bank” në Tiranë dhe nga bankat në Perëndim, ku Fondi i Bokoshit i kishte xhirollogaritë).
- Fatkeqësish NPK-ja e Xhavit Halitit dhe Hashim Thaçit, e katapultuar nga shërbimet armiqësore në “krye” të UÇK-së, ia grabiti rreth 70 % të ndihmave financiare që dha emigracioni patriotik dhe qytetarët e Kosovës për UÇK-në përmes Fondit Vendlindja thërret. Unë do të isha dakord që ZPS-ja të kërkon kopje të dokumentacionit të Fondit VTH që na e ka konfiskuar BKA-ja gjermane më 15 qershor 1999, sepse aty janë të evidentuara pothuajse të gjitha ndihmat financiare në Gjermani, që janë menaxhuar nga zyra qendrore në Bonn.
- Fatmirësisht deri tani nuk kemi publikim konkret nga aktakuza e ngritur kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve – për trafikim të organeve, siç i kishte Raporti i Dick Marty, spese frikohesha mos Beogradi ka urdhëruar NPK-në të improvizonte edhe atë lloj krimi, për ta komprometuar UÇK-në dhe Kosovën, siç i ka vra RDB-ja serbe disa herë edhe fëmijët serbë, për të na akuzuar neve!
***
Edhe pse nuk më takon ta këshilloj ZPS-në, megjithatë do të kishte qenë sukses për veprimtarinë e saj të kërkonte nga DGSE-ja franceze dhe nga BIA serbe dosjen për Hashim Thaçin, të kërkonte dosjet nga BIA për Bujar Bukoshin, Isa Mustafën, Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin & Co.
Prokuroria dhe gjykata në München ia doli ta detyrojë Kroacinë (përmes kushtëzimit që i bëri qeveria gjermane qeverisë kroate – me anëtarësim në BE) që të dorëzoj Zdravko Mustaq-in, ish shefi i SDB-së së Jugosllavisë, dhe Josip Perkovic-in, ish shefi i SDB-së së Kroacisë, të cilët janë gjykuar në vitin 2014 në Mynhen për urdhër-dhënie për vrasje.[60] USA e BE ia dalin ta detyrojnë presidentin serb Vuçiq, që ai ta urdhëroj BIA-n t’ia jap ZPS-së dosjet e personave të lartpërmendur.
***
Uroj që ZPS-ja ta vlerësoj këtë dëshmi të vetë-vullnetshme, publike, të shoqëruar edhe me rrëfime dhe komente.
Nëse i duhet ZPS-së, jam i gatshëm të bëj betimin ligjor për këtë dëshmi.
Jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve që mund të ketë secili prokuror i ZPS-së për konkretizime plotësuese.
Ibrahim Kelmendi
P.S:
Adresat për komunikim elektronik: ib.kelmendi@gmail.com
Bashkangjes kopja e pasaportës që i përmban të dhënat personale:
Gjermani, më 8 prill 2023
Fusnotat:
- RDB është akronim i riemërtimit të ish UDB-së dhe SDB-së, i ndodhur më 13.03.1991; me kryeshef Jovica Stanishiq, deri më 26.10.1998, i pasuar nga Radomir Marković 27.10.1998–25.01.2001, etj. Në këtë tekst të dëshmisë do përdor vetëm akronimet në serbisht, me gërma latine, sepse akronimet në origjinalin cirilik apo përkthimi i tyre edhe në shqip e vështirëson kuptushmërinë.
- Në vazhdim do ofroj informacion, kur dhe si i kemi formuar e emërtuar Lëvizjen dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
3.https://gazetablic.com/vrasje-e-qerim-kelmendit-rrefehen-familjaret-e-tij-pas-ngjarjes/
4.Shërbimi inteligjen i Serbisë prezantohet me akronimin BIA-Bezbednosno-Informativna Agencija/agjnsia informative për siguri, është riemëritim/riorganizim i RDB-së prarëndeëse, i ndodhur më 2002.
5.https://www.youtube.com/watch?v=s7H1CpfP6vc
6.https://www.youtube.com/watch?v=jSgpCgJl-dU
- Po e përdor verzionin e shqipëruar të aktakuzës, meqë nuk e zotëroj gjuhën anglishte.
- Rogner e ka emrin një hotel austriak, buzë Kryeministrisë, në Tiranë, dhe meqë Xhavit Haliti e kishte aty çerdhen e takimeve komplotiste, është sajuar ky emërtim pezhorativ.
- Fondi „Vendlindja thërret ndonjëherë në gjuhë të huaja është përkthyer “Atdheu thërret”, për t’i ngja sloganin nazist “Heimat ruft” / Atdheu thërret. Pra, në shqip dhe në gjuhë të huaja nuk janë njësoj vendlindja dhe atdheu.
- Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991, më 29 nëntor 2012, Lënda: IT-04–84bis-T 305/8148QUATER D305–1/8148QUATER.
11. https://www.youtube.com/watch?v=Eiw8raTaLhE
- Jashar Salihun e kishim kryetar të Fondit “Vendlindja thërret” dhe nënkrytar në Kryesinë e LPK-së (edhe unë e Bardhyl Mahmuti ishim anëtarë të Kryesisë).
13. https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=1999&mm=11&dd=02&nav_category=1&nav_id=2734
- Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991, më 29 nëntor 2012, Lënda: IT-04–84bis-T 305/8148QUATER D305–1/8148QUATER.
- Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3306; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5025.
- Bislim Zyrapi, Prova materiale P160, para. 15–16; Bislim Zyrapi, Prova materiale P159 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 3261, 3265–3267, 3282–3283, 3389; Bislim Zyrapi, T. 651, 689, 693, 759–760; Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3305–3307, 3311; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5026–5027, shih gjithashtu Rrustem Tetaj, Prova materiale P75 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 3821.
- Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3306; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5024.
- Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3311; në lidhje me vrasjen e Adem Jasharit, shih më poshtë para. 143.
- Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3306; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5075.
- Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3311–3313, 3429; Prova materiale P65, Shtojca 14. 28
Bislim Zyrapi, Prova materiale P160, para. 16; Bislim Zyrapi, Prova materiale P159 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 3259, 3282, 3304; Bislim Zyrapi, T. 687, 695.
- Bislim Zyrapi, Prova materiale P160, para. 16; Bislim Zyrapi, Prova materiale P159 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 3212–3213, 3394; Bislim Zyrapi, T. 759–760; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5075.
22. https://www.koha.net/arberi/60040/20-vjet-nga-dalja-publike-e-uck-se/
- Pjesëmarrës: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Isa Krasniqi, Xheladin Gashi, Hashim Thaçi, Fatmir Brajshori, Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari, e të tjerë.
- Në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit 1993 policia e Serbisë ka burgosur: Xhavit Hazirin, Binak Berishën, Ahmet Haxhiun, Bajrush Xhemajlin, Sanie Aliun, Ismet Mahmutin, Ramadan Pllanën, Hajredin Hysenin, Beajdin Allaqin, Rexhep Avdiun, Ilaz Kadollin, etj.
- Kësaj radhe kishte të drejtë statutare të ushtronte kompetnca si Kryesi e gjithë Lëvizjes (edhe asaj në Kosovë), meqë udhëheqja e Lëvizjes kishte humbur funksionalitetin për shkak të burgosjeve që ndodhen pas M4P.
26. https://www.facebook.com/photo?fbid=745674199366596&set=a.176790819588273
27. https://www.mekulipress.com/ne-emer-te-popullit-aktygikimi-i-viti-1997-sa-vjet-u-denua-nait-hasani-sa-vjet-dhe-si-u-denua-qerim-kelmendi-tashme-i-ndjere-kush-ishin-gjykatesit-qe-denuan-18-shqiptaret-qe-kane-formuar/
28. https://www.mekulipress.com/ne-emer-te-popullit-aktygikimi-i-viti-1997-sa-vjet-u-denua-nait-hasani-sa-vjet-dhe-si-u-denua-qerim-kelmendi-tashme-i-ndjere-kush-ishin-gjykatesit-qe-denuan-18-shqiptaret-qe-kane-formuar/
29. https://www.europarl.europa.eu/meps/en/96747/ARNAUD_DANJEAN/main-activities/reports-shadow
30. https://www.komveterani.net/repository/docs/VETERAN_DHE_INVALID_shp_komanda_0805.pdf?fbclid=IwAR2eV1y41jTMD0BvKw6sC4KqTKLf1dPPIdxfM4ZzQUzqKB1k1d6Nqn9N05Q
E paskan mbyll para 4–5 ditësh, ndoshta nga frika se ZPS-ja do e përdor si dëshmi, apo ua kanë prish hakerët?
31. https://sot.com.al/politike/fatos-klosi-dhe-sabit-brokaj-n%C3%AB-list%C3%ABn-e-veteran%C3%ABve-t%C3%AB-u%C3%A7k-pag%C3%AB-mujore-nga-kosova
- Agim Mehmeti, LIBRI:“E VËRTETA PËR FARK-un“ (2014)
http://floripress.blogspot.com/2014/02/librie-verteta-per-fark-un-nga-agim.html
Agim Mehmeti, „E vërteta për FARK-un“, fjalim:
33. https://www.facebook.com/isa.krasniqi.94
34. https://www.facebook.com/fisnik.cukaj
35. https://www.facebook.com/kelmendigenc
- Fondi „Vendlindja thërret“ në Gjermani ishte i regjistruar në emër të OJQ-së Demokratische Verinigung der Albaner in Deutschland e.V., Zyra qendrore: Wesselstr. 8, D-53113 Bonn, Banka: Sparkasse Bonn, BLZ (IB) 380500 00, Konto-Nr.: 85 431, e regjistrua në Gjykatën / Amtsgericht Siegburg, VR 2088/95.
37. https://www.europarl.europa.eu/meps/en/96747/ARNAUD_DANJEAN/main-activities/reports-shadow
Nga viti 1992 i punësuar në Direction Générale de la Sécurité Extérieure (DGSE).
38. https://web.archive.org/web/20101029222130/http://www.institutiifinancaveikosoves.org/eng/permanentpresident.aspx
39. https://insajderi.com/deklaruari-semure-mental-zbulohet-duke-bere-biznes-nga-burgu/
40. http://www.veriu.info/krim-i-organizuar-tjetersim-pronash-pastrim-parash-azem-syla-sot-del-para-gjyqit/
- Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës ishte themeluar në vitin 1975, nga Mehmet Hajrizi, Xhafer Shatri, Hidajet Hyseni, Binak Ulaj dhe të tjerë. Në vitin 1980 emërtohet: OMLK. Në emigracion atë e përfaqësonte gazetari Kadri Zekaj, të cilin, bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, i vrau shërbimi policesk jugosllav më 17 janar 1982. Meqë gjatë vitit 1981 policia e KSA të Kosovës pat arrestuar të gjithë anëtarët e OMLK-së, Kadri Zeka vazhdoi ta mbante gjallë atë akronim. Më 17 Janar 1992, bashkë me Jusuf Gërvallën dhe Ibrahim Kelmendin, bashkohen dhe themelojnë Lëvizjen për Republikën e Kosovës, e cila në vitet e 1990-ta u riemërtua Republika Popullore e Kosovës (LPK). Edhe pse, pas 17 janarit 1982 nuk ekzistonte më as formalisht OMLK-ja, disa militantë, në krye me Xhabir Morinën, bashkë me Hajtin Abazin /“Lum Haxhia“ (që duhet të ketë qenë dy muajt e fundit anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së), Emrush Xhemajli / „Muhameti“, Ali Ahmeti / „Abazi“, dhe bashkëveprimtarë të tjerë të tyre, improvizuan vazhdimësinë e ekzistencës së OMLK-së. Në atë OMLK duhet të jetë penetruar Xhavit Haliti, me urdhër të Shërbimit policesk të Serbisë…
42. https://lajmi.net/biznesmeni-kosovar-ajdin-sejdia-po-akuzohet-ne-shqiperi-per-pastrim-parash/
- Interviste e Xhavit Halitit, më 05.06.2019: https://www.youtube.com/watch?v=M_uMaEGPaMc
- Bedri Islami, „Enigma e një vrasje të trefisht“, Botues Fokus, Prishtinë 2007, ISBN 9951560059 dhe 9789951560054; teksti i librit:
https://zeflushmarku.edu.mk/libra/enigmaenjevrasjejbislami.pdf
45. https://www.radiokosovaelire.com/akademik-prof-dr-hakif-bajrami-filozofia-politiko-strategjike-e-zahir-pajazitit-hakif-zenullahut-dhe-edmond-hoxhes/
- Dr. med. Hafir Shala, i arrestuar më 10 prill 1998, nga eskorta e policisë serbe, në shoqërim edhe të kryepolicit kolaboracionist shqiptar Fadil Syleviqi (tani kryeshef në një department policor në Prishtinë); https://www.youtube.com/watch?v=a5Q58nWUm2I
47. https://en.wikipedia.org/wiki/Bekim_Berisha
48. https://www.koha.net/arberi/247026/thaci-ne-speciale-eshte-distancuar-nga-uck-ja-ka-thene-se-shtabi-i-pergjithshem-skishte-autoritet/?fbclid=IwAR2kEjXAiQ2BvI-8DYyf6dPcsJAqEawIAyDRMSjte0uy_ok7ixQZKn8xcS8
49. https://www.facebook.com/photo?fbid=1339999023018280&set=a.120495504968644
- Sipas ca përllogaritjeve hamendësore, NPK-ja i aka grabitur UÇK-së rreth 70 % të ndihmave financiare që i kanë dhënë emigrantët dhe qytetarët e Kosovës. Nga maji 1998 isha përcaktuar të mos i shkonte NPK-së asnjë qindarkë nga ndihmat që dorëzoheshin në Zyrën qendrore të Fondit VTH, në Bonn, por me to të ndimonim UÇK-në në terren. Megjithatë, në fund të majit apo fillim të shurtit 1999, NPK-ja më pat mashtruar dhe i pata dërguar 8 milionë DM, të cilat përfunduan në kthetra të kriminelëve. 4 milionë DM i patën transferuar me auto Mark Bardhaj, nga Peja, me banim në Bochum /Gjemani dhe Vesel Bacaj, nga Pepajt e Malit të Zi, atëherë me banim në Euskirchen. Ato i ka pranuar në Lubljanë Gani Thaçi, vëllai i Hashimit dhe në kthetra familjare i kanë mbajtur 4 milionë DM, në të njëjtën ditë, i ka transferuar Ibrahim Iberdemaj i Nabergjanit të Pejës, me banim në Nërnberg. Në Austri i ka pranuar argati i Xhavit Halitit, Fatmir Zymeri, me banim në Osllo (pronar i rrjetit tregtar Yusk). Bile në rastin e Fatmirit më ka telefonuar banka austriake për të dëshmuar origjinën ose ato mjete do konfiskoheshin e Fatmiri do të burgosej. Por, Sparkasse në Bonn sqaroi kolegët në Austri, se ato mjete i kishim tëhequr nga banka një ditë përpara…
- Informacion konkret ka publikuar vet zëvendësi i Ahmet Krasniqit, Koloneli Agim Mehmeti në librin e tij:“E VËRTETA PËR FARK-un“ (2014)
http://floripress.blogspot.com/2014/02/librie-verteta-per-fark-un-nga-agim.html https://www.youtube.com/watch?v=I7g4wUkelUI
52. https://www.facebook.com/idriz.mehmeti.568
- Vëllau i madh i Adem dhe Hamzë Jasharit.
- Xhafer Shatri është burgos në Kosovë në vitin 1975, me akuzën se ka formuar Organizatën Revoluvionare të Kosovës. Ka deklaruar se është arratisur nga burgu i Prishtinës në fund të marsit 1982. Është prezantuar si udhëheqës i OMLK-së dhe më 9 maj 1982 e ka shpallur „bashkimin“ e OMLK-së me LSSHJ-në, të cilën e kishin kompiluar Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica, më 17 shkurt 1982. Në vitet e 1990-ta e kanë bërë „ministër për informim“ në „qeverinë“ e Bujar Bukoshit.
https://www.facebook.com/xhafer.shatri
https://xhafershatri.info/
55. https://www.facebook.com/xhafer.jashari
56. https://www.facebook.com/ramadan.gashi.332
- Këta ishin shokë të Fehmi Lladrovcit, ishin të informuar edhe nga Fehmiu për ca zhvillime të kohës, prandaj iu besova e propozova atyre që ta bënin atë shërbim, në dukje komprometues për ta.
- Nuk po taktizoj as kësaj radhe për ta ndryshuar mendimin që kisha, se vrasja e Kolonelit Krasniqi ishte sukses i madh për Luftën tonë çlirimtare, meqë më FARK-u nuk përgaditi e futi në Kosovë brigada diversioniste. Uroj të dëshmohet se ai nuk ishte marionetë e regjimit të Millosheviqit.
59. https://www.youtube.com/watch?v=SEddYcurI5Q
60. https://www.br.de/nachricht/prozess-olg-muenchen-perkovic-mustac-100.html