Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Pa dyshim rol kryesor luajti figura politike dhe kontributi i zotit Albin Kurtit. Albini i fitoi këto zgjedhje, doli forca e parë politike me mbi 41% të të ulësve në Kuvend. Kjo fitore nuk qe plebishitare, nuk u arrit shumica e cilësuar si në zgjedhjet e kaluara të Kosovës. Kurti nuk arriti që ta formojë qeverinë i vetëm, por duhet deomos një koalicion pas zgjedhor me partitë opozitare. Mesa kam ndjekur nga media dy partitë kryesore, nuk pranojnë të hynë në bashkëqeverisje me Kurtin.
Në këto kushte situata vështirësohet dhe zgjidhja mund të jetë bashkëpunimi me minoritet. Mendoj se bashkëpunimi me minoritetin serb është krejtësisht i papranueshëm. Mbetet për tu parë, bashkëpunimi me minoritetet jo shumicë. Pra, ekziston mundësia të shkohet edhe në zgjedhje të reja. Fitorja e Albin Kurtit është e rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj. Kurti mendoj unë, fitoi, sepse:
● Së pari, ai është një kryeministër serioz dhe i pakorruptueshëm.
● Së dyti, ai vendosi sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës në veriun e saj.
● Së treti, ai fitoi pasi partitë opozitare dhe liderët e tyre kanë probleme dhe nuk japin shpresa për të ardhmen e Kosovës.
● Së katërti, ai shkatërrojë strukturat paralele serbe në veri të Kosovës dhe shkëputi lidhjet e strukturave kriminale me krimin e organizuar.
● Së pesti, ai fitoj përbalë një opozite që vetëm kritikonte, shpifte, mallkonte, urrente dhe shante Kurtin dhe ministrat e qeverisë së tij.
● Së gjashti, ai fitoj pasi është një politikan që jep shpresë dhe nuk bën pazare me interesat kombëtare.
Nga ana tjetër Kurti pati kundër në këtë fushatë, si edhe herën tjetër, Grenellin. Ky i fundit në këto zgjedhje, në ditët e fundit të tyre doli hapur me deklerata kundër Kurtit. Ai e akuzoi këtë të fundit si një antiamerikan i vendosur dhe se ishte i padëshirueshëm për qeveritë amerikane. Këto akuza ishin të pa bazuara dhe nuk kishin asnjë lidhje me realitetin. Ku ka forcë Kurti dhe politikanët e tjerë shqiptar, të dalin kundër Amerikës?!!! E kundërta është e vërtetë, shqiptarët janë një nga popujt më pro amerikan në botë.
Shpresojmë që mbështetja amerikane të vazhdojë edhe nga administrata e Trampit… Megjithatë akuzat e Grenellit, ndikuan sadopak në humbjen e një pjese të votave të Kurtit. Por Kurti, në mendimin tim, nuk është antiamerikan. Ai, thjeshtë ka rezistuar dhe mbajtë qëndrime të drejta për interesin kombëtar. Unë besoj se “humbja” e disa ulësve në Kuvend erdhi nga ndëshkimi i popullit. Ky i fundit e “ndëshkoi” Kurtin, pasi si mbajti një qëndrim shumë arrogant ndaj opozitës. Nuk duhet të fyejë politikani gjatë fyshatës por duhet të japë alternativa…
Zgjedhjet në Kosovë përfunduan. Problem tani mbetet krijimi i qeverisë, formimi i koalicionit dhe bashkëqeverisja. Kjo duhet të arrihet me çdo kusht dhe pa paragjykime. Nuk më ka pëlqyer te Kurti në këtë fushatë, britmat e tij, intimidimi i kundërshtarëve politik si hajna, dhe koha që po kalojmë si kohë e “hajvanisë”… Kurti pas fitores duhet të kërkojë ndjesë për këto akuza, dhe të tjera si këto. Duhet të kërkojë bashkëpunim me opozitën, dhe duhet të realizojë një bashkëqeverisje të mirë . Qeveria “Kurti 3”, në rast se do të mund të krijohet, duhet:
● Të forcojë marrdhënjet dhe bashkëpunimin me SHBA-të dhe administratën e re të Presidentit Donald Tramp.
● Të vazhdojë reformat dhe të intensifikojë punën për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike, së pari në NATO…
● Të mos bëjë lëshime në bisedimet me Serbinë, që cënojnë integritetin e Kosovës dhe sigurisë kombëtare të saj…
Ibrahim Kabili
Tiranë, më 11.02.2025
Pershendetje te perzemerta per profesorin qe ka bere kete shkrim detaist per Kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin.
Mendoj qe nderhyrja e Grenell me komentet e tij kunder Kurtit ishte per shkak se Albini ishte nje kryeminister, qe nuk pranonte gjithcka qe aleatet nderkombetar i servirnin ne tavoline. Duke pare se ne qeverine Kurti 2 ishte ne maxhorance Vetvendosje kesaj radhe ata ju kundervune qe mos te marri maxhorance por te kene nje paterice qe te qeverise.
Kjo do coje qe kur Albini te kundershtoje ata do e rrezojne ose nese vendoset nje marrveshje e re Serbi-Kosove ne Uashington, nuk firmos Kurti por do te firmose “paterica”.
Uroj vetem qe e ardhmja te jete sa me e mire per vellezerit dhe bashkombasit tane. Ne do jemi gjithmon me ta dhe shpresoj qe nje dite te jemi ne nje shtet.