8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Sekreti i Eksportit & Importit Kosovar

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Eksporti dhe Importi në shumicën e rasteve kalkulohet nga qeveritë dhe organizatat e ndryshme statistikore si blerje e mallrave-shërbimeve ndërmjet shteteve.

Në Kosovë në vitet 1999-2024 si import llogaritet blerja e mallrave nga shtetet e huaja, dhe si eksport shitja e mallrave në shtete të huaja.

Në këto llogaritje statistikore, Kosova del me rezultate shumë të disfavorshme ndërmjet mega importit që shkon mbi 7/8 miliard, dhe eksportit të mallrave që varion nga 200 deri 800 milion në baza vjetore.

Si është e mundur që Kosova të importojë për 10 vite rreth 80 miliard euro mallra, ndërsa të eksportojë vetëm rreth 5 miliard euro për të njejtat vite?

Përgjegjja është e thjeshtë: në eksport nuk llogaritet eksporti kryesor, që e bën Kosova që nga vitet 1960-ta deri sot.

Eksporti kryesor është njeriu, apo fuqia puntore që eksportohet nga vitet 1960-ta, dhe kryen shërbime në shtetet e Europës, Amerikës, Australisë etj.

Vlerësohet se jashtë Kosovës jetojnë rreth 1.6 milion Shqiptar nga Kosova që aktivisht janë të lidhur me Kosovën me investime, apo vetëm me vizita të cilat gjenerojnë sipas llogaritjeve rreth 3 deri 5 miliard euro në baza vjetore.

Shumica e këtyre “eksporteve” njerëzore kanë qenë rezultat, i dhunës dhe terrorit që zhvillohej ndaj Shqiptareve në periudhën 1945-1999 në shtetet federale RSFJ dhe RFJ.

Pas vitit 1999 kur Kosova u çlirua nga NATO, ka pasë kthime të mëdha të atyre që ishin përjashtuar nga Kosova në vitet 1989-1999, por ka edhe emigrime nga Kosova çë po ndodhin në 20 vitet e fundit.

Nëse prej 1.6 milion Shqiptarve çë jetojnë jashtë KS, punojnë rreth 1.1 milion, atëhere mund të llogarisim afërsisht të ardhurat e tyre mujore & vjetore.

1.1 milion të punësuar me një rrogë mesatare 2500 euro në muaj bëjnë 2 Miliard e 750 milion euro në muaj, ose 33 miliard për një vit.

Natyrisht shumica e këtyre të ardhurave shpenzohen në shtetet ku jetojnë.

Nëse vetëm 10% e këtyre të ardhurave kursehen dhe shpenzohen në Kosovë, vijmë deri te shuma e 3.3 miliard eurove në baza vjetore.

Dhe kjo shumë prej 3.3 miliard eurove duhet të llogaritet si eksport dhe profit prej shërbimeve.

Eksporti më i suksesshëm, dhe më fitim-prurës në periudhën e lirisë ishte eksporti punëtorve nga Kosova në dy shtete, në të cilat SHBA dhe Britania zhvillonin luftë kundër terrorizmit( Irak & Afganistan).

Puntorët që kishin eksperiencë në kampin Bondsteel dhe kampet tjera në Kosovë punuan për ushtrinë dhe kompanitë Amerikane, në Irak & Afganistan, në periudhën 2005-2022, me rrogë mesatare rreth 5000$ Amerikan.

3000 puntorë mesatarisht mbrenda një viti, punuan 15 vite, me rrogë mesatare 5000$, çë bëjnë 15 milion dollar në muaj ose 180 milion dollar në vit, respektivisht 2.7 miliard dollar për 15 vite.

Përparësia e këtij eksporti ishte se nga kjo shumë kursehej rreth 80% të mjeteve financiare, sepse strehimi, ushqimi dhe transporti ishin të siguruar, dhe mundësia e shpenzimit ishte minimale.

Një krahasim i këtij eksporti: kompania Trepqa në vitet më të suksesshme e ka pasë profitin rreth 20 deri 30 milion dollar në vit, ndërsa eksporti në Irak dhe Afganistan në ushtrinë dhe kompanitë Amerikane krijonte profit vjetor rreth 180 milion dollar në vit.

Në Kosovë janë rreth 90 000 penzioner që marrin pensione nga shtetet e huaja, dhe që alternativisht jetojnë në Kosovë dhe jashtë Kosove, por që janë shpenzues në Kosovë.

90 000 pensionist me pension mesatar 1500 euro janë 135 milion euro në muaj, ose 1 miliard e 620 milion në vit.

Këto jane kalkulimet me vlerat minimale, dhe nuk janë përfshirë dhjetëra mijëra Shqiptarë që kanë biznise të vogla, të mesme dhe të mëdha jashtë Kosovës, të cilët gjenerojnë, më shumë të ardhura, për të cilat duhet më shumë njohuri, dhe informata për ti llogaritur.

Zakonisht këto informata mbesin personale dhe sekrete, dhe të pa njohura për publikun.

Kosova eksporton qindra sportist profesional(futbollist, boksier etj) që krijojnë profite milionëshe.

Qindra muzicientë të Kosovës eksportojnë muzikë në shtetet ku punojnë puntorët e Kosovës, të cilat eksporte muzikore krijojnë profite milionëshe.

Si konkluzion rrjedhë se:

Njeriu çë punon jashtë Kosovës, një pjesë të ardhurave e shpenzon në Kosovë, dhe kjo duhet të kalkulohet si eksport.

Ky eksport i njeriut spjegon sekretin se si është e mundur që Kosova të importojë 7/8 miliard euro mallra në vit, dhe të eksportojë “vetëm rreth 200/900 milion euro” mallra në vit.

Punëtorët si eksport kryejnë shërbime, çë financiarisht janë më të mëdha, se importi i mallrave.

Eksporti njerëzor i afërsisht 1 100 000 punëtorëve së bashku me afërsisht 700 000 puntorë që punojnë në Kosovë(të regjistruar & të paregjistruar), rezultuan në zhvillimin fantastik ekonomik në vitet e lirisë.

P.S.
Në eksport njerëzor nuk është llogaritë eksporti i disa njerëzve që mirren me veprimtari jo-ligjore në shtetet e huaja, por të cilët poashtu krijojnë profit, dhe një pjesë të profitit e shpenzojnë në Kosovë.

Besim Prishtina

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit