15.5 C
Tirana
E hënë, 4 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

ARROGANCA E NJË AMBASADORI

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Nga: Binak Maxharraj

/Edhe Jeff Hovenier sikur emisari Garbiele Escobar ka filluar të flasë me popullin e Kosovës, e jo me qeverinë e saj/

Para pak kohesh ne një ceromoni te vogël amb. Jeff Hovenier për t’u lavderuar se Amerika po e ndihmon Kosovën u bë nenshkrimi i grantit na vlerë prej 34.5 milion dollarë me USAID-in.

Ambasadori Amerikan Jeff Hovenier ne ceromonin e nenshkrimit te dokumentit te USAID-it ishte thirë edhe presidentja Vjosa Osamni por edhe jo kryeministri Albin Kurti edhe pse këto punë duhej të shkojnë përmes Qeverisë se Kosovës.

Por megjithate presidentja Vjosa Osmani nuk mori pjesë ne neshkrimin e dokumentit si ndihmë e USAID-it por, presidentija qellimshën ishte thirrë ne ceromoni për te sfiduar qeverin e Kosovës dhe kryemninistrin Albin Kurti, për shkak si thuhet Kurti nuk po e vetë “aq sa duhet Ambasadorin Hovenier” për punët qe kanë te bejnë me sovranitetin e Kosovës sipas ligjeve dhe kushtetutes se saj.

Pra qellimshëm nuk u ftua Kryeministri Albin Kurti se gjoja duke i zbatar ligjet dhe kushtetuten ne terë teritorin e vendit pa i prishka apo po e idhnojka Serbinë e Vuçiqit e cila e mohon teresinë teritoriale te Kosoves.

Edhe Hovenier sikur Escobar ka nisë te bisedoi, flasë vetem me popullin e Kosovës?!
Ambsadori Hovenier ne këtë ceromoni për nenshkrimin e këtij dokumenti thjeshtë dhe shkurtë me plotë cinizëm tha:

“Kjo ndihmë është për popullin e Kosovës dhe jo për qeveri në Kosovës”!
Skandal sui generis i një ambasadori?!. Çka është tëpër, tepër është kjo deklaratë, edhe nese vjenë nga një ambassador i nje vendit mik.

Ishte kjo nje deklarat mos njohese për punën qe po e benë qeveria e Kosovës sipas ligjit dhe kushtetutes, te nje qeverie legjitime qe fletë dhe vepron ne emër të popullit.

Hovenier vazhdoi me pastaj se përmbyllja e kesaj mareveshje për t’i ofruar afro 35 milion dollar ishte për populline e Kosovës por jo edhe për ndonjë qeveri tjeteër te caktuar, sikur ky paska harruar se Kosova e ka vetem një qeveri te zgjedhur me voten e popullit, por e atij populli të vilin z. Hovenier e përmend.

Z. amb. Jeff Hevenier i ndoqi hapat e emisarit Gabriell Escobar një proserb me fjalë e vepra pro serb kur deklaronte se “nuk bisedoi me një parti dhe kryetarin e saj, (qe aludonte ne LVV dhe Albin Kurtin) anipse ajo parti dhe kryeministri ishin zgjedhë me votat e popullit, por me një alternative dhe popullin e Kosovës. Ironia me e medhe e tij është se Escobar nuk mund te gjejë ndonjë alternativë tjeter, e as qe mund te mbledhë te terë popullin e Kosoves ti bejë bashë e te bisedoi me ta.

‘O tempora, o mores’ – do thonin latinet e vjetër.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit