14.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Tetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Shqiptarët po ia thyejnë kurrizin nacionalizmit serbomadh

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Shqiptarët kurrë se kan humbur besimin se rezistenca e tyre do të kulmojë një ditë më dritën e lirisë nga zgjedha shekullore serbosllave. Pas shumë viteve të okupimit dhe të rezistëncës të shqiptarëve që ju nënshtruan dhunës dhe shfrenimeve të egra serbe, më luftën e vitit 1999 përfundimisht erdhi drita e shumë pritur e lirisë dhe pavarësisë të Kosovës, shtetit të dytë të shqiptarëne në Ballkan. U largua Serbia e fashistit Sllobodan Millosheviq nga Kosova, e këtë gjë e pret qdo tentim të ri të Serbisë të Vuqiqit, nese mendon që do të kthehet në Kosovë. Serbët ta kuptojne së Kosova kurrë nuk ka qenë dhe as që do të jetë serbe. Të kota janë nxitjët serbe për luftë në veri dhe koncentrim të ushtrisë dhe paramilitarëve rusë.

Kosova është e pathyeshme se shqiptarët dinë dhe deshirojnë të mbrojnë frytet e lirisë dhe pavarësisë të arritura më sakrifica të mëdha njerëzore e materjale. Do të mbesin shterpe slloganet fashiste dhe kërcënimet për “kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”. Prishtina për jetë e mot do të jetë kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës. Thyerja e Serbisë një hërë ka ndodhur, ku ju ka thyer dhe po i thyhet shtylla kurrizore nacionalizmit serbomadh. Nuk do tju bëjnë punë pankartat dhe muralet të kriminelëve të luftës, të Aleksander Vuçiqit, të cilat janë mesazhe militariste dhe gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve. Më të zëshmit pos garniturës kriminale në pushtetin e Serbisë, kunder Kosovës janë klerikët serb, nga të cilat edhe burojnë këto sllogane më përmbajtje fashiste.

Bota liridashëse duhet ta kuptojnë së Prishtina është simbol i demokracisë liberale, kurse Beogradi simbol i të keqës të kohës se kaluar, dhe të kësaj kohe. Prejardhja shqiptare shekullore në trojet e veta, gjuha dhe tradita janë të rrënjosura thellë në vetëdijën tonë kombëtare. Gjithëçka që serbët e lidhin më identitetin e tyre në Kosovë, është mashtrim dhe rrenë që nuk kapërdihet. Kosova është shtet i pranuar ndërkombëtarishtë nga shtetet më të fuqishme të botës demokratike, dhe sigurishtë përkunder synimeve serbo ruse për pushtim, do të mbetet kala e pa mposhtur. Disa lakejë shqipfolës sado që po fusin pyka ndaj Kosoves, nuk do tju bëjnë punë, as atyre dhe as Serbisë, që ka dyshime se po i financon. Tashmë janë bërë të gërditshem më propagandën e proklamuar që nuk ju shërbejnë interesave të shqiptarëve në rajon.

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë në anën e duhur të historisë, të pakrahasuar më serbet të cilët gjithmonë Evropës i kan sjellur telashe të mëdha, deri të luftërat. Kosova është e përkushTuar për rrugën evropiane, përkunder serbëve të cilët moti janë përcaktuar për Rusinë.Nese serbët mendojnë në ndryshimet e konstelacioneve gjeopolitike pas invazionit ushtarakë të Rusisë në Ukrainë, nuk do tu dalin hesapet ashtu. Evropa dhe Amerika në krye më NATO-në janë këtu dhe nuk do të lejojnë realizimin e apetiteve serbo-ruse për bashkimin e të gjithë ruseve përkatësisht të gjithë serbëve në një shtet. Shqiptarët duhet të unifikohen si një trung i vetëm në synimin e bashkimit të trojeve etnike në Ballkan, të ndara padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha të kohës.

Rrjedhimisht nuk do të jetë e pamundur që të qlirohen edhe trojet shqiptare të grabituara nga fashizmi serbë deri të Pashallëku i Beogradit aty edhe ku është në fakt kufiri i Serbisë. Ky shtet më predispozita të gjenocidt katër hërë është zgjeruar më territoret shqiptare dhe të tjerëve.Kosova dhe shqiptarët duke e ditur se çfarë idiotësh dhe katilësh janë treguar historikisht serbët, duhet të përgatitemi për ndonjë skenar tjetër, si i aktit terrorist vuqiqian në Banjskë. Arroganca e shovenizmit serb në krye më Aleksander Vuçiqin, ka kaluar tashmë çdo përmasë. Evropa dhe Amerika të kanë një qëndrim të prerë dhe tolerancë zero, ndaj regjimit kriminal të Vuçiqit për luftë në Ballkan.

Më shumë shkrime

1 KOMENT

  1. Vetëm se, duhet shqiptarët të jenë më shumë nacionalist jo kundër të tjerëve, por në të mirën e afrimit të tyre ndërmjetvetit, të dashurisë më shumë të shtetieve të tyre dhe KOMBIT SHQIPTAR.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit