PAJTIMI SHQIPTARO-SERB… (?!)

0
17
Vuçiq në Kosovë

Binak Maxharraj

/Kërkohet pajtim me Serbinë, ndërsa nuk kemi pajtim ndërshqiptarë/

Na Shqiptarët kështu çfarë jemi qashtu edhe punët i kemi tarabosh në te gjitha anët. Historikisht kur nuk qemë të bashkuar mes vedi, e as më pak te unifikuar ne vendime e në qendrime për fatin e kombit, sepse historikisht gjithëmonë delte dikush, ndonjë lider i cili nuk pajtohëj pse ashtu ai mendonte, apo ishte i shitur. Dikur kishte ndasi midis fiseve, bajraktaret e fiseve jo rrallë ishin te hasmuar mes vedi për prestigj, ndodhte qe te kemi edhe ngaterresa e bile edhe luftra mes vedi. Dhe mu për këtë arësye gjithëmonë aremiku na ka shkel, na ka përzan nga trojet tona, na ka shpërngulë me dhunë, na ka pre e na ka sakatu, na ka djegë e përvlu.

Dhe kështu siç ishim dikur te paunifikuar të pa pajtuar ne qendrime eparime se pari mes vedi armiku i jonë shekullor na bëri historikisht pikë e pesë.

Na e zvogëloi vatanin nga 98.000 klm. katrorë ne 28.000 në Shqiperin Londineze te sotme. Jemi i vetmi komb i bërë copa copa, i shprëndarë me dhunë ne pesë shtete për rreth. Po te mos ishte Amerika dhe vendosmeria e Presidentit Woodrow Wilson i cili refuzoi planet grabitese të fuqive të Medha te tokave shqiptare nuk do ta kishim as qetë copë Shqiperi që është sot më vetem 28ooo katror. Ishim një popull i ndarë dhunshëm por për shumë decenije nuk u pamë e as nuk u vizituam mes vedi, bile ironia shkonte edhe me larg sa qe shqiptaret andej kufirit nuk kishin ndegjuar për shqiptaret kendej kufitit se ekzistojnë.

Kështu jetuam gjatë, shumë gjatë te ndarë ne histori te shpërnarë në pesë shteti, por gjithëmon ne zemrat e shqiptarve flrente shpirti i trazuar dhe atdhedashuria për një andërr me te bukur qe dikur te jemi bashkë.

E po, sot si jemi ku jemi?!

Askunde.Sot edhe pse nuk jetojmë në shoqeritë fisnore,nuk jetojmë ne shoqeritë totalitare por ne demokraci kemi lidër qe më i afërtë është me grekun dhe serbin se sa me shqiptarin.Hyjnë me ta ne sfera te ndryshme interesi por edhe ne pazare te turpshme qe prekun sovranitetin e shtetit.

Pra,edhe sot si dikur ne histori anipse jetojmë ndaras kreret shqiptar si ne Shqiperi, Kosovë, Maqedoni e veriut dhe Lugine e Prersheves kurr nuk gjetën një gjuhë të përbashkëtë te pajtimit te tyre ne vendime dhe qendrime për kauzën kombëtare. Edhe sot anipse jetojmë te ndarë fizikisht liderët tanë i kanë te ndara edhe qendrimet e tyre, nuk pajtohën me njeri tjetrin, por secili lufton për bajrakterizëm bash si ne shoqerit fisnore, don me kanë pash e subash ne ranqin e vetë. Të gjithë këta më shumë anaojnë kah pushtuesi i jonë Serbia, Greqia duke bashkëpunuar përmes formave te ndryshme në demë te çeshtjës dhe kauzës shqiptare. Në Shqiperi kreret shqiptar si Fatos Nano, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta qe nga rrexuarja e komunizmit asnjëherë nuk po mundë e gjejnë qendrim dhe pajtim mes vedi, secili anon sipas interesave te tyre edhe jo atyre shteterore, secili sikur vrapan pas hajnisë dhe plaqkitjes së shetit.

Të gjithë këta gjatë kësaj periudhe te tranzicionit me shumë janë te lidhur me armikun tonë shekullor me Serbinë dhe Greqin se sa me vellazerit ne Kosovë, Maqedoni e veriut, Luginë etj. Bile nuk donë fare te ndegjojnë për kërkesat dhe vendimet dhe qendrimet e liderve të Kosovës për të njxerrë një qendrim te përbashkët ndaj Serbisë. Kështu, bie fjala, Edi Rama po benë pazare te mshefta me Greqin për të leviz kufirin ne detin Egje në rajonin ku ka rezerva te pashtershme nafte. Kurse Sali berisha e thente embargon e naftes dhe i ndihmonte Serbisë kur Kosova ishte në luftë me te. Ndersa Edi Rama i tejkaloi te gjitha të prituart i cili doli hapas kundër kauzes se shqiptarve të Kosovës duke krijuar një bashkëpunim me Serbinë ne damë te Kosovës përmes formave të ndryshme si me “Mini Shengen” e me vonë Ballkani i hapur, ne te cilat kamuflohën interesat hegjmoniste të Serbis ne damë të Shqiptarve, bile shkoj aq larg sa qe u be edhe hisedar për ta ndihmuar Vuçiqin ne ndarjën e Kosovës.

Por edhe se Edi Rama nga ana tjatër nga dashuria e madh për Vuçiqin dhe Serbin, i harroi krimet dhe gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarve të Kosovës me ngulim kërkon pajtimin e shqiptarve me serb, bile shkon edhe me largë sa qe ky Edi Rama nuk donë as me sy me i pa lideret e Kosovës, si Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin i injoron siç beri me Presidentn e Kosovës Vjosa Osamani kur e bojkotoio seancen e Parlamentit te Shqiperisë ku ajo fuqishëm ia përplasi në fytyrë te gjitha te bamet e këqija te Ramës ndaj Kosovës ne dobi te Serbisë dhe Vuçiqit.

Nga ana tjetër edhe liderët e Kosovës qe 20 vite janë pikë e pesë me njeri tjetrin, aq shumë e injorohën sa qe donë edhe syt më ja nxjerrë njeri tjetit. Bile LVV Abin Kuftit dhe Glauf Konjufces i krijuan edhe ghyq si “Syri i popullit” për ta hequr qafe. Midis liderve te Kosovës mungon një pajtim midis tyre bile edhe kur janë ne pyetje çështjet e mëdha ne interes te shtetit,kurse i afrohën Serbisë kur e kanë interesin e tyre personal rreth, bisneseve për te kapë pushtetin, etj. etj. Në këtë drejtim me se largu ka shkuar Hashim Thaçi i cili për te gjitha këto 20 vite e konsideronte vehten si me qenë pronar i Kosovës, bënte dhe vepronte çfarë te doje për interesin e tij përsonal, pa i përfill institucionet tjara të shtetit.

Liderët e luftës me vetë iniciativ e shkaterroi te terë ekonomin përmes privatizimit te asetve shtetërore gadi falas, e qiti ne dy gujë ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë i bëri si paçavra te pavlera. Këta lider ishin lidhur edhe me strukturat e sigurimev te jashtme pro serbe-ruse françeze, në dëm të Kosovës. Liderët e pasluftes is Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Harajdinaj e “rehatuan” shitjën e Çakorrit nuk lan gur pa levizë si mbenda dhe jashtë vendit e deri ne Amerikë për të bërë pazare me teritorin e Kosovës përmes ciptimit, shkembimit apo korigjimit të kufijeve ne dobi te Serbisë, sepse ky njeri ishte i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia qe te punoj për interesat e Serbisë e jo te Kosovës. Këtë me se miri e tregoi sjellja e tij gjatë dialogut 10 vjeçar me Serbinë ku doli humbësi me i madh, sepse ky njeri nuk pati kurajon e as guximin te bëjë një kërkesë ne dobi te Kosovës anipse e derjta ishte ne anën e tij e jo te Vuçiqit.

Motoja e tij ishte se na duhet pajtimi me serbin, pra pajtimi midis serbëve dhe shqiptarve, sepse sipas tij krimet e Serbisë na qenkan vjetru anipse kanë kaluar 20 vjet nga lufta, kurse siç dihet krimet e luftës dhe gjenocidi kurr nuk vjetrohën. Pra, te ky njeri mbizoteronte interesi i tij personal mbi ate shtetëror, për te shpetuar nga mizorit dhe krimet qe dyshohet se i ka krye, për çka edhe është akuzuar për mbi 100 vrasje për krime gjatë luftes dhe krime kundër njerzimit për çka edhe është arrastuar.

Për pajtim me Serbin haptas janë deklarua me heret edhe Ramush Harajdinaj, Isa Mustafa e të tjerë, si kundërvlerë e njohjës së Kosovës nga Serbia. Pra, thjeshtë liderët tanë e shkelin gjakun e deshmorve, krimet dhe gjenocidin si dhe nuk kërkojnë llogari nga Serbia për te kaluarën e sajë te përgjakshme ndaj shqiptarve, sespe historikisht dihet se pa u pastura e kaluara nuk mund te ndërtohet e ardhmja. Por edhe lideri pro serbo-maqedonas Ali Ahmeti këto ditë deklaroi haptas pa fije turpi se shqiptarët e Kosovës duhet të pajtohën me Serbin pa kurrfarë kushti i cili iu ngjitë vallës se liderve te Shqipërisë dhe Kosovës për pajtim me Serbinë.

Mendojë nuk ka dhe nuk duhet të këtë pajtim me Serbinë sepse më parë është e nevojshme qe lideret shqiptar të pajtohën mes vedi ne qendrime dhe ne kauzën e pëgjithëshme shqiptare ndaj Serbisë sepse kombi dhe çështja shqiptare është me e rëndesishme se sa lideret ta te rreshtohën për ti bërë argatin Serbis në demë te Kosovës. Nuk mund të këtë pajtim me Serbin pa u pajtuar fillimisht shqiptaret mes vedi qe te flasin me një gjuhë dhe qendrim e vendime ndaj Seribisë. Pajtimi me Serbin kërkon durim, afat dhe qasje tjetër. Nuk mund të pajtohemi me Serbin veç ashtu sa për tu pajtuar me një kundër njohje nga ajo. Nuk mund te këtë pajtim te dhunshëm me Serbin gjenocidale ndaj kombit.

Jo,jo nuk mund te kalohet duke e shkel gjakun e patriotëve ndër shekuj qe vazhdimisht luftuan për kauzën e kombit, nuk mund te këëtë pajtim me Serbin duke kaluar mbi gjakun e deshmorve deshmorve qe e dhaën për lirin e Kosovës. Nuk ka pajtim me Serbin kur ne pshtet janë çetniket dhe fashistet me aspirat antishqiptare. Po pse duhet te pajtohëm me Serbin kur ajo nuk e kërkon një gjë te tillë. Për tu pajtuar me Serbinë ajo se pari duhet te ndryshoi mentalitetin e saj kriminel ndaj shqiptarëve. Por, për tu pajtuar me Serbin ajo duhet se pari te kërkoj kërkim falje te jepë llogari për krimet dhe gjenocidin e bërë mbi popullisn e pambrojtur.

Për tu pajtuar me Serbin se pari duhet te pastrohet e kaluara e sajë kriminale dhe gjenocidasle ndaj popullit shqiptar. Nuk guxojmë të pajtohëm edhe formalisht më Serbinë sa për një njohje duke lënë hipoteka te pa sherueshme ndaj së kaluarës.
kombit. jo

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.