Ceremonia e dorëzimit të diplomave në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

0
Akademia e shkencave

Sociologu Prof. Dr. Gëzim Alpion, lektor në Universitetine Birmingham, Angli dhe autor i librit Mother Teresa, The Saint and Her Nation, dhe poeti nga Kosova, Prof. Lulzim Tafa, morën diplomat si akademikë të jashtëm, me dt. 4 shtator 2024, në një ceremoni në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Disa foto nga ceremonia:


Ftesë për ceremoninë e dorëzimit të diplomave në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Edhe ne të Fjala e Lirë, jemi ftuar të marrim pjesë në këtë ceremoni!


Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të diplomave për profesorët e nderuar Gëzim Alpion dhe Lulzim Tafa, si anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Veprimtaria do të mbahet më datë 4 shtator 2024, në orën 13.00, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave.

Ceremonia do të hapet nga kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, akad. asoc. Gëzim Hoxha. Më pas, Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi do të paraqesë profile të shkurtra të jetës shkencore të profesorëve Gëzim Alpion dhe Lulzim Tafa dhe do të dorëzojë diplomat përkatëse.

Në vijim e marrin fjalën anëtarët e rinj të jashtëm.

Në përfundim të ceremonisë, profesori Gëzim Alpion do të mbajë një leksion të hapur me temën “Shenjtorja Nënë Tereza – Ikonë globale e kombit shqiptar”.

Mother Teresa - full cover - 2023

Prania juaj në këtë ngjarje do të na nderonte!

Me respekt,

Albana Bogdani
Sekretare teknike
Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike
AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.