PSE FREDI BELERI E DO GREQINË MË SHUMË SE SHQIPËRINË?!

0
52
Fredi Beleri

Arben Çokaj

Të jemi realistë, Greqia e mban Fredin e njerëzit që punojnë për të, më mirë se Shqipëria!

Shqiptarët nuk e duan vendin e tyre, po ta duan e bëjnë e nuk e vhedhin dhe shkatërrojnë! Shqiptarët nuk e duan shtetin e tyre, nuk e duan njëri-tjetrin!

Kemi shqiptarë patriotë plot, ndër ta edhe shkruesi i këtyre radhëve, por çfarë bën Shqipëria për ta?! Asgjë! Vetëm sa ia shohim sherrin këtij vendi e këtij populli, atëherë pse ta duan atë e të sakrifikojmë për të?!

Të mos jetojmë me iluzione jo realiste! Duhet të sillemi sipas disa koncepteve dobiprurëse, nëse duam të mbijetojmë si komb i përparuar.

Nuk ke shtet të drejtë e progresiv nëse qeveritarët vjedhin e patriotat e atdhetarët përbuzen e anatemohen!

Rama nuk ia dha asnjë kacille Belerit, ia vodhi edhe Bashkinë e Himarës, ndërsa Mitsotatsis e bëri Euro-parlamentar! A e kuptoni ndryshimin? Prandaj Beleri punon për grekët!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.