Gani I. Mehmeti
“Ne mirëpresim që hapat e fundit që janë marrë nga Prishtina për t’i ulur tensionet, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të forcave speciale të policisë në veri dhe planet për të mundësuar zgjedhjet e reja.- tha më 7 shtator Stoltenberg.
Me sa e dimë ne, Prishtina asnjëherë nukI i ka ngritur tensionet. Prishtina, kupto Kosova, nuk e ka penguar askë asnjëherë, ashtu si të gjithë shqiptarët. Prishtina nuk e ka trazuar Serbinë. Prishtina ka vepruar në tokën e vetë, brenda shtetit të vetë, nuk e ka kërcënuar askë. Beogradi është ai që po ngrit tensionet, Beogradi po trazon botën, jo vetëm Kosovën, por ndaj tij (Beogradit) po bluhet im, siç thotë populli. Kosova po ulë forcat special në territorin e vet, Serbia po shton grupet e armatosuar kriminale në Kosovë, në prani të KFOR-it.
“Asnjë force e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojë në veriun e Kosovës pa bshkërendim të KFOR-it!” – thotë Stotenberg.
Mirëpo, me këtë thirrje, ai vjen vetëm ndaj Kosovës e jo edhe ndaj Serbisë. Thirrja për Serbinë do duhej të ishte që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës dhe të mos fuse armatim illegal në brendi të Kosovës. Deri sa aty është KFOR-i. Si është e mundur të furnizohet me armatim popullata dhe grupet e organizuara kriminale serbe përbrenda Kosovës në prani të NATO-s?!
Ne e dimë rolin dhe detyrat e KFOR-it e NATO-s, por sa po kryhen ato me përpikmëri. Le të ndalojë KFOR-i grupet e organizuara kriminale serbe në veri të Kosovës, nuk ka nevojë as policia e Kosovës të ndërmarrë aksione për zbulimin dhe konfiskimin e armëve të këtyre organizatave.
Prandaj, deri sa ju thoni se Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të kenë bashkërenditje me KFOR-in e NATO-n, do duhej që vetë këto (KFOR-i dhe NATO) të interesohen në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës edhe në këto vise si dhe të luftohen grupet e armatosura dhe të organizuara kriminale serbe të ardhura nga Serbia.
Dhe, po qe se KFOR-i do të ndalonte këto grupe të organizuara të Serbisë që të mos hyjnë brenda territorit të Kosovës, atëhere atje nuk do të kishte nevojë të paraqitet as Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Komanda në Kosovë është në kontakt të afërt me të dyja organizatat e sigurisë si dhe shefin e mbrojtjes në Serbi”, theksoi tutje Stoltenberg.
Deri sa, Komanda e NATO-s qenka në kontakt me shefin e mbrojtjes në Serbi, si është e mundur të bëhet gjithë ky armatim nga grupet krimnale serbe? Nuk mundem të them se është me lejen e NATO-s!
Me gjithë atë armatim që fusin nga Serbia në Kosovë, dhe me kërcënimet për kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, si është e mundur të heshtet nga ana juaj për këto veprime kriminale serbe, zotëri Stoltenberg.
Ne nuk e dimë se si Serbia u bë më e forte se NATO, që merren masa ndaj Kosovës, pse përpiqet të ruajë e të shtrijë sovranitetin në gjithë shtetin e vet, ndërsa Serbia quhet konstruktive, duke destabilizuar tërë Ballkanin, perkëdhelet e nuk merren masa e sanksione ndaj saj.
Kjo po lë të kuptohet se tani nuk qëndron më ajo fjala e urtë popullore: Qengji i butë i thithë dy nëna! Tani, qengji i butë nuk e thithë as nënën e vet, ndërsa Qengji i egër i thithka dy nëna.
Serbia edhe me Rusinë edhe me perëndimin, a po bëjnë dy!?
Shume i nderuari Gani Mehmeti, une kam mendim tjeter nga ti, ajo qe e ka thene shefi i NATO-s, norvegjezi Stoltenberg.
Eshte nje paqartesi e asaj qe eshte thene dhe e asaj qe ne te vertete ai i referohet (Marreveshjes se 13 prillit 2013).
Natyrisht se Stoltenberg nuk shkel ne drrase te kalbur kur citon një marreveshje, te shkruar nga ish kryministri i Kosoves, Hashim Thaçi, e cila, sipas asaj qe shkruan, vlen vetem per FSK-ne. Pra FSK-ja pa pelqimin, pajtimin e KGOR-it (jo Policia Speciale) mos me e kalua Ibrin (afersisht keshtu)
Faleminderit!
Sinan Kastrati, Shqiperi
sinankastrati09@hotmail.com
P.S.
Komentin e kam shkrua nga telef mobil dhe nuk mund te paraqes te dhena qe i kam lexua nga ato qe dje e sot jane publikua neper portale.