NË DITËN E GHUHËS SHQIPE
Njeriu qenie është gjuhë e identitet
Njeriu qenie është autor i alfabetit
Njeriu qenie është gjuha që e flet
Njeriu qenie është gjuha e shkruar.
Në gjuhë bëjnë jetë të tëra kohërat
gjuha dhe shkrimi ndriçojnë njëjtë,
dëgjojeni zërin e dritës së vargjeve
gjuha është vetëdije dhe ndërgjegje.
Gjuha që shkruhet nuk di të shuhet
as në ciklet më të ashpra të planetit
kah e ardhmja i lëvizim mendimet
kah e ardhmja ecë sot gjuha shqipe.
Gjuha dhe e bukura e fjalës shqipe
guximshëm e tejkalojnë fuqinë e
tokës, fuqinë e reve dhe të stuhive
si dhe fuqinë ekzakte të numrave.
Gjuha jonë është forca e identitetit
është kristali më me flori i shqipes.
Në gjuhë dhe shkrim merr formë
kultura fjalës dhe gjuhëtimi gjuhës.
Atdhe Geci – Dortmund, 2023