13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

PAK FJALË PËR LIBRIN “MENDIME TË ARTA” TË PROF. ENVER LLUMNICA

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Zymer Mehani

Libri “Mendime të arta” i prof. Enver Llumnica është një libër në vete me vlera njohëse të pakrahasueshme, që përmban informacion të gjithanshëm nëpërmjet fjalëve të urta, aforizmave dhe thënieve filozofike të njerëzve të shquar. Tematika e fjalëve të urta popullore dhe e aforizmave në faqet e këtij libri kaq interesant është tepër e gjerë dhe tëpër e larmishme. Mund të thuhet se s’ka aspekt të jetës së njeriut, s’ka cep të mendimit e të psikologjisë së tij, ku të mos ketë depërtuar drita e fuqishme e syrit të mprehtë dhe e mençurisë së proverbit dhe e aforizmit, të përzgjedhur nga autori Enver Llumnica.

Në këtë mënyrë, njeriu me anën e proverbave shtron dhe zgjidh probleme që i kanë dalë në jetë gjatë historisë. Dhe ai përpiqet t’i shohë këto probleme në poliedricitetin e tyre, të depërtojë në thellësinë e tyre, t’i ndriçojë nga të gjitha ato anë që paraqesin interes. Për këtë arsye janë krijuar një varg proverbash rreth të njëjtit problem, fenomeni, situate, etj., që plotësojnë njëri-tjetrin dhe në tërësinë e tyre e japin mendimin për këtë problem në gjithë gjerësinë e thellësinë e tij.

Siç thamë edhe më lartë, tematika e proverbave e përmbledhjes “Mendime të arta” të autorit Llumnica është e gjerë dhe e larmishme, ajo përfshin: atdheun, vendlindjen, lirinë, dinjitetin trimërinë, besën, punën dhe qëndrimin ndaj saj, disiplinën në punë, kursimin, miqësinë dhe bashkimin, bujarinë, mirësinë, mirënjohjen, drejtësinë, ndershmërinë, të vërtetën, sinqeritetin, aftësinë dhe mençurinë, maturinë, masën, kujdesin, mirëbesimin, fjalën dhe veprën, aftësimin mendor dhe pajisjen me njohuri, urtësinë, fjalën e ëmbël, thjeshtësinë, diturinë, përvojën, edukatën, traditën, sjelljen dhe veprimet, jetën e optimizmin, njeriun, mjedisin dhe individin, kolektivin, rininë dhe pleqërinë, rregullsinë, zhvillimin, familjen, farefisin, fqinjësinë, mënyrën e jetesës, mjetet materiale, njeriun, mjeshtëritë, motin, gjendjet, marrëdhëniet klasore, shtetin, politikën, fenë, klerin, psikologjinë, etj.

Dhe, kështu vërtet kjo përmbledhje na del një enciklopedi në vete e mendimit njerëzor. Prandaj, ne Profesorin e nderuar z Enver Llumnica e urojmë dhe e përgëzojmë për këtë përmbledhje kaq interesante, kurse lexuesve tanë të shumtë u urojmë lexim të këndshëm!

Zymer Mehani, Podujevë, më 14 prill 2023

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit