Sot në Çikago të Amerikës ka vdekur futbollisti dhe veprimtari strugan Raman Pushkule. I ndjeri nëpër vite kishte të veshur uniformën të sportit të futbollit kuq e zi të KF “Albanian Stars” Futbollisti strugan Pushkule e donte futbollin dhe përmes lojës së bukur, futbollistët e rinj shqiptarë në Çikago, për disa vjet rresht ishin në krye të tabelës në Ligën Nacionale të shtetit të Ilinoisit.
Në historinë e KF “Albabian Stars” në Çikago ka mbetur e shkruar me shkronja të arta, kur futbollistët e rinj shqiptarë të veshur me unformën sportive kuq e zi, kaluan Atlantikun dhe shkuan në Kosovë për një lojë futbolli në kuadrin e manifestimit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Futbollisti Raman Pushkule ishte pjesë e aktiviteteve kombëtare që organizoj shoqata me struganët “Valët e Liqenit” në Çikago dhe, sjellje e tij gjithherë me tonet e respektit, bëri vijat e dashurisë kombëtare që patën për futbollistin të gjithë shqiptarët e hapësirës etnike, që, padrejtësitë historike të regjimeve të huaja i sollën në Amerikë për një jetë më të mirë.
Raman Pushkule do të kujtohet në Çikago si futbollist dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare si dhe për të gjitha nismat për të qëndruar në krah të qytetit të tij të Strugës shqiptare. Vorrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat shqiptare (të premtën) në Çikago, thuhet në kumtesën e shoqatës “Valët e Liqenit”.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com