NGA KALOSH ҪELIKU
E kam thënё gati gjithё jetёn nëpër shkrime publicistike dhe libra. E pёrsёris edhe njёherё nё kёtё shkrim parashikues për Ditën e Nesërme. Maqedonia e Veriut ka mёkate ndaj shqiptarёve, qё nuk i lanё dot as Vardari. Edhe atё: qё nga koha “e artë” komuniste. Atёherё, kur ish Jugosllavija kёtё Nuse e mbulonte me duvak dhe e nxirrte nё mes tё Lёmёs ta heq vallen me dajre. Cucat duke kënduar copё – copё i bёnin dajret. Krushkat sa mundeshin hudhnin sheqerka tё larmё mbi koçi. Fëmijët, turreshin njëri përmbi tjetrin t’i mbushin grushtat. Babai, e nxirrte mauzerrin nga hatullat dhe shkrepte pushkё. Edhe nё lёmёn tonё mё nё fund zbriti Nusja me pashterkё tё kuqe.
Askujt nuk i kishte shkuar mendja se kёtё Nuse, pasi ishte thyer rrota e koçisё mes maleve, na e kishin ndёrruar komitat. Tjetër Nuse na kishin futur në koçi. I pari e hetoi dhёndrri, natёn e martesёs kur ia kishte hequr duvakun nga koka nё dhomё, përpara se ta rrëzojë në shtrat. Aty pёr aty, e kapi macёn qё posa i hyri nga dera pёr fyti ta shqyej copё – copё me dorё para syve të Xhadisë. Nusja, kur e pa buzёqeshi, dhe i tha: është dashur me kohë, më herët ta bësh këtë veprim patriotik, mos e merr macёn nё qafё! Ama, vëllai tjetër e ka bërë këtë vepër trimërie natën e martesës, dhe e dëgjon gruaja edhe sot e kësaj dite. E di, vetëm ti je vonuar në veprime luftarake, i tha Xhadia.
Pёrmёtepёr, dhёndrri tё nesёrmen edhe e bёri problem martese, tha: nuk ёshtё kjo ajo Nusja qё e pashё unё nё male. U mbёlodhёn e gjithё familja dhe u pёrpoqёn qё ta pajtojnё me fjalë, mezi e bindёn: megjithatё, na ka ardhё nё shtёpi. Edhe sipas traditёs shqiptare nëpër shekuj, jo mikut qё troket te porta, po edhe armikut i hapet dera. E bindёn, mё nё fund dhёndrrin qё kёtё Nuse ta fus nё shtёpi me gjithë rraqe.
Nusja, pasi u arritё marrёveshja familjare kornizë, herët nё mёngjes doli nё lёmё me fshisё nё dorё. E pastroi lёmёn fundekrye deri te kasolla. Edhe livadhin, ia largoi hedhurinat e shelgjeve. Erdhi te bunari nёn ftua, dhe i mbushi shtamat dhe ibrikёt plot me ujё. Ditёn e parё tё nusёrisё, hyri edhe nё magje. E gatoi bukёn, e ndezi zjarrin nё oxhak. Çerepin. Saçin me shpuzё ia vёndoi pёrsipri bukёs. Herë pas here e zbulonte, hiqte me mashë saçin, mos i digjet buka. E poqi pogaçen. Edhe, na e shtroi sofrën.
Pёrçudi, kjo nuk ndodhi edhe ditën e nesёrme. Nusja, filloi tё lazdrohet, pispilloset përpara pasqyrës, nё mes tё ditёs ia fuste gjumё. Nuk e dёgjonte burrin, nuk e dёgjonte vjehërrin, nuk e dёgjonte vjehërrёn. I dёgjonte gratё e kojshive, llafazane. Gjithё ditёn e gjatё nёn hijen e lisit midis livadhit pinte çaj rusi dhe tirte llafe katundi: Filjana ka ikur nga shtёpia. Ajo, tjetra mbrёmё ia hapi derёn Shefketit me çizme. Partia, mё nё fund e martoi, ia gjeti njё burrё me pantollona edhe asaj beqareshe plakë. Vёrtetё, i shkojnё pёr dore punёt e shkuesit Nёnёs Parti nëpër dasma.
Jo, moj motra, ndёrhynte ajo tjetra, mё azganja. Partia nuk duhet tё merret me kёto punё, po me politikё madhore. Burra e gra do tё gjejmё vetё njё ditё, na ka dhёnё mjaftё Zoti. Lirisht, mund tё them me bollёk sa, kanё tё hanё edhe qentё e rrugёve. Askushi deri mё sot, nuk ka mbetur e as qё do tё mbesё pa u martuar, pa e gjetur njё xhadi, burrё me brekёt mbi pantollona. E lёre mё ne “myslimanet” me ferexhe, qё i kemi nё disponim njerёzit e Allahut, hoxhallarёt. Vetёm, njё hajmali pёr qafe, dhe e ke gati burrin, gruan besnike. Fati vjen vetё, si cjapi me zile te kasapi. Vёshtirё, ёshtё sot nё kёtё kohё tё mbahet gruaja ose burri. Shkaku, se: gruaja ka shpenzime. E ka thënë këtë moti, Xha Cuti i Kërçovës.
Burra me brekёt mbi pantollona na ka dhёnё mjaftё Zoti. Po, ecni e gjeni njё burrё me tirqi e xhamadan kёsaj Nuseje xhadi. Kësulë të bardhë në kokë. Sahat me qystek pёr qafe. Nagant nё brez. Jo, nuk ka. Moti vdiqёn ato burra mejdani. Dorёn nё zemёr, ato na bёnё edhe shtet shqiptar. Pёrndryshe, po tё ishte pёr ne patriotët e sotshëm, edhe sot e kёsaj dite do tё ishim nёn Turqi. Serbi të Madhe. Burrat e sotёm, pёrditё marrin nuse me lodra në Qeveri. Fatkeqsёsia: nuset e tyre, tё nesёrmen na dalin kurva. Halli?! Halli, Nusja, do burrё. Mirё, t’ia gjejmё edhe Nuses “me limona” njё burrё. Edhe ia kami gjetur disa burra, po problem se Nusja jonë nuk di t’i mbajё burrat. Ështё xhadi.
Ose, Nusja do t’i ndrёrroj burrat pёrditё. I ka mbetur shprehi qё nga koha e komunizmit. Haptas, i do burrat qё nё Katund kanё vjedhur pula. Shkaku, se: ato burra edhe nё kohёn e sotme vjedhin edhe nё qytet, vetёmse jo mё pula, po popullin qё nuk ka as edhe brekё nё bythё. Tjetёr, ёshtё ajo se kёta partizanё partiak, nёpёr institucionet e shtetit “tё pёrbashkёt” vjedhin me tё njёjtat metoda tё katundit. Ose, siç thonё “intelektualёt e sotёm tё pavarur” në Universitet me nga dy – tri vende pune, vjedhin me metoda klasike dhe i zёnё tё nesёrmen policia me pelё pёr dore. Edhe i fotografojnë përpara kamerave televizive.
Nusja ende vazhdon t’i ndёrroj burrat. Herё me njёrin, e herё me tjetrin kurvar. Gjithё jetёn e kaloi nёpёr duart e burrave. Edhe: ende nuk gjeti njё burrё ta fus nё magje, t’i pёrkund djepat. E tё mos flasim t’i korrё arat, rrёzё Çukёs me lisa.
Fatkeqёsia: ende jetime. Kopilat natёn ua lёnë shqiptarёve pas dere. Shqiptarёt e martojnё kёt Nuse kurvё dhe e bartin derё mё derё me koçi. Edhe bёjnё dasma. Shkrepin pushkё. E zbresin pёr krahu nё lёmё me dajre. Valle heqin brez për brezi rreth bunarit. Edhe ujë i japin nga grushtat e një fëmije. E kotë, kur tё shohish, tё nesёrmen me gjithё pajё e ferexhen krahёve, u ka ikё Nusja nё kojshi. Edhe nё kёtё dasёm i ka plaçkitё, i ka gёrryer ende pa dalё drita. E ka gjetur njё tjetёr burrё matanё gardhit me brekët mbi pantollona.
Dhe, pёrfundimi: Maqedonia e Veriut ecёn bythёprapё si gaforrja. Shqiptarёt nuk duhet mё kёtё Nuse xhadi ta fusin nё lёmё. Dasёm tё bёjnё me shtatё palё lodra. Maleve tё shkrepin pushkё si nё kohёn e Turqisё, Serbisë, dhe Jugosllavisë. Nuk ёshtё kjo Nuse qё i mjelё lopёt, i pёrvesh duart tё hyjё nё maxhe, korrё arat me drapër, t’i pёrkundë djepat me ninulla shqiptare.
Shqiptarёt, është koha tjetёr Nuse tё zbresin nga koçia nё Lёmё…