Vizita e Xi Jinping Serbisë, është shqetësuese për paqën në rajon

0
Aleksandar Vucic - Xi Djinping

Skënder MULLIQI

Vizita e autokratit të Kinës, presidentit Xi, ku pos tjetër të behet veq tek autokratët e Serbisë dhe Hungarisë, të cilët ia hapën tapetin e kuq. Kjo vizitë e të parit të Kinës gjatë turneut të tij në Europë, ka shpërfaqur agjendën miqësore më Kinën dhe Rusinë. Këto sigurishtë së janë aleanca antiPerëndimore, për të futur Kina ndikimin politikë dhe veqmas ate ekonomik në Ballkanin ende të paqëndrueshëm nga hegjemonia serbomadhe. Serbia po tregon secilën ditë e më shumë së është në orbitën politike dhe ekonomike të Kinës dhe të Rusisë. Udhëheqin kinëz Xi Jinping Amerika e konsideron diktator dhe një vizitë e tillë, sigurishtë së është shqetësuse për paqën në rajon kur dihët për qendrimin e Kinës pro Putinit dhe Vuqiqit.

Trio e shteteve famkeqe Rusi-Serbi-Kinë, zgjuan shqetësime të mëdha edhe pas konfliktit në Ukrainë.Duket e gabuar tashmë politika e Amerikës dhe BE-së, në tentimin që fitonte favorin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq, për ta distancuar nga Rusia. Jo vetëm regjimi në Serbi, por edhe shumica e serbëve ndihen të afërt më vellëzeritë rusë, dhe Moskën e shohin si mbrojtës të fuqishem. Është prituar më të drejtë së ky qendrim përafrie ndaj Vuqiqit do të ndryshojë, pas aktit terroristë në Banjskë, ku gishtat në këtë ngjarje tragjike i ka Vuqiqi më Radojqiqin.

U shmangën masat ndëshkuese ndaj Serbisë, e as nuk u hoqën masat e padrejta ekonomike ndaj Kosovës. U preferua si zakonishtë nga BE-ja vetëm thirrja për paqe. Vizita e Presidentit të Kinës përkon me 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze në Beograd gjatë sulimit të NATO-s kundër Serbisë gjenocidiale, ku u vranë tre shtetas kinezë në ambasadën e Kinës në Beograd. Kjo vizitë e niveli të më lartë është treguesi së Hungaria dhe Serbia janë shtetet partnere politike dhe ekonomikme tregtare të Kinës, të cilat shprehin secila në mënyrën e vet një llojë mosmarrveshje me përpjekjët e Amerikës për të dominuar Evropën u shpreh presidenti i Kinës.

Sigurisht se presidenti serb, Vuqiqi vizitën e presidentit kinez, e sheh edhe si mundësi që përmës Kinës, të paralizon në OKB, Rezoluten për Srebernicën si gjenocidiale, ku si të tillë ishte klasifikuar nga TPI-ja në Hagë. Amerika duhet të bëjë levizjën e duhur, të parandolon në kohë afatgjate rrezikun e lidhjës të Rusisë dhe të Kinës më Evropën Perëndimore, siq po pretendon Putin të futë ndikimin më luftë, kurse Kina më shumë me ekonomi dhe tregëti. Ne fund edhe diqka.Vuqiqi po dëshiron të krijon edhe iluzion frikësimi së dikush e madh qendron pas Serbisë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.