UNË VETËM RRËFEJ SI TELALL PËR PUNËT E SHTETIT

0
237
Musa Lamallari

(Intervistë e imagjinuar me Kalosh Ҫelikun, e botuar te “ZEKTHI” nr. 8 1998, në  revistën për humor dhe satirë, që delë, kurt’i teket që nga viti 1997, në Shkup. Parathënie, edhe e Librit me humor dhe satira: Si u ndava me Gruan time. Verzioni dytë, ngase të parin e zhduku Policia Letrare… Botues: Klubi i Shkrimtarëve JEHONA E KARADAKUT – Kumanovë, 2001).

NGA MUSA LAMALLARI

Emri i Kalosh Ҫelikut është ndër më të eksploaturit në Maqedoni, dhe më gjërë. Arsyet: rasti i “Trumebetave të Telallit” (humor dhe satira,1992)), Imzot, lehin qentë” (drama, 1993), “Loja e syve’” (1995), “Vjellja e zorrëve” (1996), “Qyteti i qyqeve”(roman, 1997), Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dy drama, 2000) etj., si dhe puna e SHSHSHM –së, në Maqedoninë e Haxhi Deputetit, dhe shifrës “CËRNI”. Ishin, këto arsyet që e bëmë këtë intervistë të imagjinuar, kur ai fletë përmes të librave për të gjithë çështjet në në stilin prej diplomati në ulësen e shatërvanit, në “Bit- Pazar”. Dhe te, “ZEKTHI” (1988).         

  • Tani, që jeni autor i shumë librave, cilët janë personazhet tuaja?

– Personazhet e mia janë përzierje e fatefe tragji-komike të pjesëshme njerëzore të individëve të këtij vendi fatkeq. Ata janë të destinuar të jetojnë në një shoqëri të mbushur plotë e përplotë me mungesë lirie. Këtë e kanë trajtuar mjaftë vepra të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Ndryshimi qëndron në faktin, se: në shumë prej veprave, personazhet paraqiten të luftojnë për të kundërshtuar antilirinë, duke u ndërruar shpesh edhe me heronjtë: personazhet e mia nuk merren me atë punë. Ata jetojnë me fatin e vet “palaço” në këtë situatë të dhënë. Asnjëri prej tyre nuk ngrihet të shkallmojë prangat, nuk është “disident”. Fakti, që ata lëvizin lirisht në dy hapësira, përkatësisht në dy kunja: në atë të revialitetit  ndaj oborrtarëve dhe atdhetarizimit që ndërtojnë “mardhënie të vlerësueshme” brenda këtyre dy katagorive të kundërta të ekzistencës, qenies sonë me sumblime kombëtare të ekzistencës, tregojnë një psikologji tipike të një populli, tregojnë një psikologji të popullit: “të jeshë”, dhe jo të popullit “të bësh”. Kjo lloj jete rudimentare është baras me jetë, apo vdekje. Korbat, palaçot, Haxhi Deputeti. “Unioni i Viçave”. Klubi i tollumbave etj. Janë elemente të qënies së inforioritit në kulturë dhe art, anise korbare.

Në “Trumbetat e Telallit”, rrëfimi im mbyllet me kasapë të kombit dhe shërbetorë të Dexhallit, që si kulturofagë, sahanlëpirës përtrypin krimbat e Baba Qiros, dhe të Sanço Panços shqiptar me një torbë taxhi përqafe.

  • Më interson të di për konceptin e librit “Trumbetat e Telallit”, botuar nga Shtëpia Botuese “ASDRENI” (1992) para se ta shkruanit?

Recension për librin me humor dhe satira: Trumbetat e Telallit (1992), botuar nga Shtëpia Botuese ASDRENI” për humor dhe satirë “ZEKTHI”(1997) , që delë kur t’i teket, në Shkup, dhe si parathënje e Librit tim me humor dhe satira: Si u ndava me Garuan time ((2001).

Telalli, mbështetet mbi rrëfimin heterogjene, dhe rrapëllimat bien në një kohë amorfe për çdo kultorofag. Në fakt, Telallit i është tekur të shkruajë rreth korbave dhe sorrave ”rreth Mullarit të “Bit-Pazarit”. Ky akt i nxitjes bëhet shkak që Telallit t’i dëmtohet Koçja e djathtë, kurse vepra e Telallit të dalë në sipërfaqe si besteler më i lexueshëm, pikërisht atëherë kur neobolshevikët, cenzurkuqët, mediokritët e vjetër e të rinj të letërsisë, përpiqen t’i konsolidojnë radhët para jehonës së Telallit dhe, sidomos kur Policia Letrare nëpër redaksitë tona lidhë pakte të reja me çarshinë dhe klanet hipokrite për pengimin dhe sabotimin permanent të shkrimtarëve të talentuar, veçmas të apokalipsave të neobolshevikëve.

  • Fragmentarizmi është tipar kryesor i të gjithave veprave tuaja rreth “Mullarit të Bit – Pazarit”, a mund të na thoni pse?

Fragmentarizimi paplotësia, antologjika, satira, spatrim dhe hijezimi është tipar i shoqërive pa Liri, e s’mund  të mos jetë edhe tipar i veprave të mia. Koha e zgjedhur për veprat e mia, është kohë e pengimit të madh të njeriut. Personazhe duke penguar. Ndaj, edhe Telallit që bie në të gjitha veprat pas trumbetave të para është edhe personazh më i lodhur.

  • Lodhja jote, është lodhje, ngaqë ngrihet mbi të jerët për të rrëfyer për “piçkindima”, (në gjuhën maqedonase, pidha  me tym të qimë), apo pse kjo është tepër e vështirë?

Ajo është lodhje, e njeriut të parë që është bërë koshient për të rrëfyer diçka për seksin e vet dhe të tjerëve, që janë të rinj dhe pengohen pikërisht nga ata njerëz, që ju i quani “piçkindima” të pushtetit policoro-maqedonas. E kuptueshme, besoj.?!

  • Për mendimin tim, ju jeni zbulues i “Qytetit të qyqeve” në “Pazarin e Grave”. Ndërsa, “Disko Klubi” është larg prej jush, dhe me sa di unë, ju nuk dini të kërceni në duet me Haxhi Deputetin, por edhe nëse e bëni këtë, kërcimi, konkurrenca, është shumë e madhe. Në stadiumin e idotizmit e keni Ali Aliun dhe Kim Mehmetin. Ҫ’mendoni ju për këtë?

Pyetja juaj është shumë e shkokërdhaftë, mos të them shumë e qirë. Që të tre këta tipa vazalë të Qiros mua më kanë lutur t’i fus si personazhe në Librat e mi publiocistik letrarë. Kritere për konkurencë vatëm Unë. Në “Pazarin e Grave” kam frikë të futem prej Cufë Dilinxhiut. Aty, makro është vetëm Cufa. Unë një Ҫmim letrar ia ndava poetes Radije Hoxhës, por Kimi dhe Aliu më qortuan me shkrime policore. Ndësa, Haxhi Deputeti tashmë është në duet me kryepeshkopin e fesë, më urren pse nuk e rruaj mjkerën dhe koqet. Ndonjëherë, më thotë, se: jam bërë bektashi, që nuk pastrohem kurrë me ujin e Rashqes dhe të Llaskarcës.

  • Ju jeni kryetar i SHSHSHM –së, keni raporte me shtet, megjithatë: në shkrimet tuaj vihet re përçmimi i tij. Shpjogohuni pak për ambiguidetet?
  • Unë vetëm rrëfej si Telall, ndonjëherë për punët e shtetit, ju, pastaj: po si gazetar, keni të drejtë t’i pëlqeni, apo t’i përçmoni, por mua si krijues i Telallit, nuk më lejhohen lukse të tilla të shkruaj. Për inat të Kimit dhe Ali Cërnit, unë do të mbetem edhe 100 vjet kryetar I SHSHSHM –së. Nesër, i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë Veriut.  Dhe, këtë njëqindvjetor do ta arrij po qe se nuk më pengon Puntorije Muça – Ziba.
  • Zoti, ju dhashtë “ymyr”, 200 vjet! Por, më thuani: a, e meritoni të jeni Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë?!
  • Mendoj, se: në bazë të veprave që i kam e meritoj të jem shkrimtar, por pse jo edhe Kryetar, kur kjo ka qenë dëshira e Radije Hoxhës me shallvare dhe ferexhe prej Iranit për inatë të Kimit, Aliut dhe Haxhi Deputetit.
  • Hemingueji thotë diku , se: “një fëmijëri e vështirë e krijon një shkrimtar të mirë”. Unë dua caqet tua jetësore që çuan deri në krijuesin Kalosh Ҫrliku?
  • Unë po i tregoj Hemnguejit tënd se kam pasur fëmijëri shumë “të lumtur”. Tani pas kaq viteve që kam shkruar libra dhe jam ende gjallë, janë thënë shumë gjëra në lidhje me mua. Në “Loja e syve”, shkrova në fillim: “Atë që e bëri Babai me pushkë e pasuri, unë e vazhdova me kalem…” Kurse, a jam unë shkrimtar i mirë? Do të isha i lumtur sikur një Heminguej të ma thotë këtë gjë. Në vend të kultorofagëve të “Mullarit të Bit-Pazarit”.
  • Si qëndroni në relacione me njerëzit e rrethit tuaj?
  • Unë i dua njerëzit, por në rend të parë gratë besnike, dhe nuk guxoj t’i paragjykoj, aq më pak t’i urrej. Më duket punë me mend të neveris një kategori të tërë njerëzish të këqij (të keqen që ka trimfuar te ata) në letërsi, se sa të shaj apo pështyj një njeri në rrugë. Mjeti për të ndrequr botën është letërsia.
  • A nuk ju duket pak si eteror ky mjet?
  • Po, ju çfarë më këshilloni, automatikun kallashnjikovave dhe uniformën?
  • Është koha e uniformave dhe “kallashnjikovëve”, por më fal, shko edhe ti në“piçkin – dim” (thënje në gjuhën maqedonase, që do të thotë”: shko në pidh të samës!… Më fal edhe njëherë, se nuk e di as vetë pse bisedova me ty, kur nuk i ke shkuar për qejfi babës tënd me pushkë në krah!…
  • Lufta, vazhdon me Penë…

(Parathënie, nga Libri me humor dhe satira: Si u ndava me Gruan time (2001). E përcolli për publikim Kalosh Ҫeliku, shkrimtar.)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.