TV Albanian America (MI)
TV Albanian America(MI)me drejtorin Gani Vila në studio dhe Teuta Y.Elshani (Atlanta), hedh dritë për masakrën serbe në Paklek të Vjetër të Drenicës (1999), ku u masakruan 53 qytetarë të pafajshëm si dhe shkrimtari për fëmijë Ymer Elshani me tërë familjen e tij.
Në këtë masakër për fat pati shpëtuar vajza e shkrimtarit Teuta Y. Elshani, që ndodhej në kohën e studimeve në Universitetin e Prishtinës, tashti e vetmja në familjen Elshani në Drenicë.
TV Albanian America (MI) kishte për herë të parë orën e historisë së masakrës në shkallë të gjenocidit në Paklek të Vjetër të Drenicës, që me vete kishte dhimbje e lot, kur e kur Gani Vila e kishte të vështirë të mbajë në rrafshin e bisedës për masakrën dhe skenarët e gjenocidit, ku regjimet e Serbisë për një shekull i kanë bërë ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës…!
Në emër të nismës: Shtëpia Muze e Shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani në Karraticë të Poshtme të Drenicë, falenderojmë TV Albanian America (MI) për bisedën në shpalimet e masakrës së përgjakur e të djegur në Paklek të Vjetër të Drenicës dhe, për herë të parë rrëfimet e dhimbshme të Teuta Y. Elshani, vajza e shkrimtarit dhe e vetmja në familjen Elshani!
Çikago, më 17 shkurt 2022
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com